Oponencë ligjore e KShH-së për projektligjin “Kodi i Drejtësisë për të Mitur”


Neni 1

Objekti i Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur

1. 1. Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur (në vijim Kodi) përmban rregullime të posaçme lidhur me përgjegjësinë penale të të miturve, rregulla procedurale lidhur me hetimin, ndjekjen penale, procesin gjyqësor, ekzekutimin e dënimit penal, rehabilitimin ose të çdo mase tjetër që përfshin një të mitur në konflikt me ligjin, si dhe një të mitur viktimë dhe/ose dëshmitar të veprës penale.

2. 2. Ky Kod përmban rregullime edhe për të rinjtë nga mosha 18 deri në 21 vjeç sipas parashikimeve në nene të veçanta të tij.

Klikoni sipër linkut për materialin e plotë: https://ahc.org.al/wp-content/uploads/2017/03/Rishikuar_Projektligji-KDM.pdf

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Postime

eventet

< 2018 >
June
MoTuWeThFrSaSu
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627
  • Trajnim mbi aksesin e OSHC-ve ne Gjykaten Kushtetuese

    All day
    27.06.2018
    Rruga Brigada VIII, Tiranë, Albania

    Me ndryshimet që kanë ndodhur në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, qasja që u jepet OSHC-ve është më e madhe krahasuar me qasjen që kishin në sistemin e mëparshëm. Praktika ka zbuluar se OSHC-të nuk kanë kapacitetet të duhura për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese bazuar në misionin e tyre dhe të drejtat dhe liritë e grupeve të tyre. KSHH ka një eksperiencë shumë të mirë në përfaqësimin e rasteve individuale para kësaj gjykate, si dhe duke apeluar kundër kushtetutshmërisë së disa ligjeve dhe akteve të tjera normative para Gjykatës Kushtetuese.

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në kuadër zbatimit të projektit “Përmirësimi i situatës së të drejtave të njeriut në Shqipëri nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës – Klinika Ligjore XII”, mbështetur financiarisht nga organizata Civil Rights Defenders, me fonde të Qeverisë së Mbretërisë Suedeze, organizon një trajnim një ditor, me qëllim rritjen e kapaciteteve të  organizatave aktive të shoqërisë civile në mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe dhënien e ndihmës juridike për grupet vulnerabël.

    Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të kenë mundësinë të njohin nga afër eksperiencën që KShH disponon në përfaqësimin e këtyre rasteve përpara Gjykatës Kushtetuese, si dhe përmes një eksperti të jashtëm në Ligjin Kushtetues si të përdoren mjetet juridike të parashikuara në ligjin e ri për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese vënien në lëvizje të kësaj gjykate për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjeve dhe akteve të tjera normative.

    Trajnimi do të jetë 1 ditor dhe do të mbahet në gjuhën shqipe.

    Ju lutemi konfirmoni pjesmarrjen në adresën e e-mailit valmira.kallushi@ahc.org.al dhe ardita.kolmarku@ahc.org.al ose office@ahc.org.al.

    Orari i eventit: 08:45 – 13:30 (Dt. 27 Qershor 2018)

282930 
TOP