Fshati Visokë në Bashkinë Mallakastër nuk ka pasur asnjëherë ujësjellës.
Njësoj si një shekull më parë, 2000 banorët e këtij fshati duhet të përshkojnë kilometra për të siguruar ujë të pijshëm nga burimet natyrore.
Banorët e moshuar të këtij fshati kujtojnë se që kur kanë lindur nuk kanë pasur ujë, duke shtuar se mund të largohen nga kjo jetë pa ujë:
Me asistencën e Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KshH), banorët e Visokës do të ngrenë padinë e parë në gjykatë për të drejtën e ujit. “E drejta për ujë të pijshëm, është siguruar nga Konventa ndërkombëtare që Shqipëria ka ratifikuar. Detyrimi për të siguruar ujë të pijshëm në radhë të parë i takon Bashkisë e më pas Ministrisë së Energjisë”.
KShH është e angazhuar për ndjekjen e çështjes, duke përfaqësuar banorët për të ushtruar të gjitha mjetet ligjore, administrative apo gjyqësore në emër të tyre, për të detyruar organet publike përgjegjëse, për të zgjidhur e adresuar shqetësimet e këtyre shtetasve, thuhet në njoftimin e publikuar nga ky institucion.
Banorët organizuan dje një protestë, duke paralajmëruar përshkallëzim të reagimit nëse problem i tyre nuk merr zgjidhje.