TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Deklarata & Njoftime për shtyp
  • KSHH përshëndet hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë.
28/03/2023
0
Tuesday, 17 April 2018 / Published in Deklarata & Njoftime për shtyp, Mireqeverisja - Deklarata & Njoftime
KSHH përshëndet hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë.

Sipas njoftimeve në media, Komisioni Europian, nëpërmjet Raportit për Shqipërinë të përgatitur prej tij ka vendosur të rekomadojë hapjen e negociatave pa kushte për Shqipërinë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) e përshëndet këtë vendim, duke shpresuar se ai do të shënojë edhe një hap përpara në respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Ky është një lajm i gëzuar dhe inkurajues për gjithë shqiptarët. KSHH e shikon të nevojshme të evidentojë faktin se çelja e bisedimeve përfaqëson dhe ëndrrën e gjithë shqiptarëve e shprehur tek kërkesa tyre e kahershme “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Në Raport vlerësohen në mënyrë të veçantë masat e marra dhe hapat e hedhura për realizimin e reformës me sistemin e drejtësisë dhe zbatimi i kësaj reforme në praktikë. KSHH shpreson se reforma në drejtësi, pavarësisht nga disa vonesa dhe vështirësitë që e kanë shoqëruar në procesin e deritanishëm të zbatimit të saj, do ti japë një goditje të fortë koncepteve dhe pasojave të pandëshkueshmërisë, sidomos tek të zgjedhurit dhe funksionarët e lartë, do të largojë duart e politikës nga institucionet e pavarura të drejtësisë dhe do të rrisë besimin e shtetasve ndaj tyre.

KSHH mendon gjithashtu se, për qeverinë dhe gjithë forcat politike ky vendim i rëndësishëm dhe historik duhet të jetë një test reflektimi për të bërë bilancin e asaj që është bërë dhe asaj që duhet bërë. KSHH sugjeron që në qendër të kësaj analize duhet të qëndrojnë kritere konstruktive, respektimi i parimit të kontrollit dhe balancimit të pushteteve, rritja e përgjegjësive, transparenca dhe llogaridhëniae organeve publike karshi qytetarëve, shmangia e pabarazisë së tejskajshme dhe lufta ndaj diskriminimit, shmangia e gjuhës së urrejtjes dhe atmosferës së tensionuar politike. Në mënyrë të veçantë, kjo analizë reflektimi dhe angazhimi i institucioneve të vendin tonë në të ardhmen duhet të ketë si busull orientimi respektimin e interesit publik dhe liritë dhe të drejtat e njeriut.

  • Tweet

What you can read next

Zbatimi i ligjit “Për njoftimin dhe konsultimin publik” vazhdon të jetë problematik dhe në nivele të ulëta
Thirrje publike për të drejtat dhe liritë e komunitetit LGBTI në Shqipëri
TË PARANDALOHEN VEPRIMET E KUNDRALIGJSHME DHE KRIMINALE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • DEKLARATË PËR SHTYP – SULMI NDAJ TOP CHANNEL

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dënon ashp...
  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit