TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • LETËR E HAPUR – KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT PËRJASHTOHET PA ARSYE NGA ANËTARËSIA NË KOMISIONIN KOMBËTAR PËR AZILIN DHE REFUGJATËT
13/05/2025
0
Wednesday, 13 April 2022 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
LETËR E HAPUR – KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT PËRJASHTOHET PA ARSYE NGA ANËTARËSIA NË KOMISIONIN KOMBËTAR PËR AZILIN DHE REFUGJATËT

Drejtuar: Z. Bledar Çuçi, Ministër, Ministria e Brendshme

I nderuar zoti Ministër,

Bazuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 206, dt.16.03.2016 “Për krijimin, përbërjen, organizimin dhe funksionimin e Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët”[1] (në vijim Komisioni), i mbështetur në nenin 100 të Kushtetutës dhe pikës 2, të nenit 22, të ligjit nr. 121/2014, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”[2], parashikohej krijimi i Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët (në vijim “Komisioni”), si autoriteti kompetent që vendos për ankimet kundër të gjitha vendimeve të autoritetit përgjegjës për azilin dhe refugjatët. Në pikën 2 të këtij vendimi, parashikohej se në radhët e 7 anëtarëve, prej të cilëve 5 përfaqësues të Ministrive, një përfaqësuesi të Shërbimit Informativ të Shtetit, është gjithashtu një anëtar përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, përkatësisht Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH).

Gjatë periudhës Janar 2020 – Prill 2021, përfaqësuesit e autorizuar nga KShH kanë marrë pjesë në procedurat e shqyrtimit të ankimeve të azilkërkuesve, në cilësinë e anëtarit të këtij Komisioni, për 8 azilkërkues. Në 5 nga vendimmarrjet e Komisionit, anëtari përfaqësues i KShH-së ka qëndruar në pakicë në favor të kërkesave të azilkërkuesve ankues, duke depozituar mendimin kundër shumicës së anëtarëve të Komisionit. Një prej këtyre vendimeve, është ai i datës 10 Shtator 2020, lidhur me ankimin e depozituar nga ana e shtetasit turk Selami Simsek, një rast i njohur ky për publikun në vendin tonë.

Në datën 24 Korrik 2020, KShH ju drejtua Ministrit të Brendshëm të kohës, për ta vendosur në dijeni për sjelljen e papërshtatshme nga pikëpamja etike dhe procedurale, të Sekretarit të Përgjithshëm të kohës (njëkohësisht kryetari i Komisionit), z. Plarent Ndreca, ndaj Drejtores Ekzekutive, njëkohësisht përfaqësueses ligjore të KShH, në një prej mbledhjeve të Komisionit. Gjatë këtij takimi, përfaqësuesja ligjore e KShH-së kundërshtoi veprimet e Kryetarit të Komisionit për kërkimin e shpjegimeve apo relatime nga palët, pasi mbledhja formalisht nuk mund të zhvillohej në kushtet e mungesës së kuorumit (nuk ishin të pranishëm më shumë se gjysma e anëtarëve). Në këtë moment, kryetari i Komisionit vendosi në diskutim legjitimitetin e përfaqësueses së KShH-së si anëtare, me justifikimin se autorizimi që ishte lëshuar nuk ishte i vlefshëm. Sipas kryetarit (Komisionerit Kombëtar), Drejtori Ekzekutiv, njëkohësisht përfaqësues ligjor i organizatës nuk mund të lëshonte autorizim për veten, por duhej një vendim gjykate që ta vërtetonte këtë fakt. Ky pretendim u kundërshtua, bazuar edhe në korrespondencën e mëhershme zyrtare midis KShH-së dhe Ministrisë së Brendshme, e cila identifikonte dhe njihte zyrtarisht Drejtoren Ekzekutive të KShH-së, prezent në këtë mbledhje. Vlen të theksohet se për këtë shkresë zyrtare drejtuar Ministrit të Brendshëm, KShH nuk mori asnjëherë përgjigje.

Me shkresën me nr.3480/1, Ministria e Brendshme ka dërguar për mendim pranë KShH-së dhe Shërbimit Informativ Shtetëror, projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për kriteret e emërimit, shkaqet e lirimit apo të shkarkimit, si dhe shpërblimi i anëtarëve të Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët”, së bashku me relacionin shpjegues. Edhe pse kjo shkresë mban datën 5 Korrik 2021, dorëzimi i saj pranë zyrave tona si dhe protokollimi në librin e KShH-së është realizuar dy muaj më vonë, përkatësisht në dt.14 Tetor 2021. Ky projektvendim, i mbështetur në pikën 3 të nenit 78 të ligjit të ri për azilin, nr.10/2021, parashikonte në pikën 2, ulje të numrit të anëtarëve nga 7 në 5 anëtarë, prej të cilëve, një përfaqësues vijonte të ishte i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Dy javë pas marrjes së kërkesës për shprehje mendimi, përkatësisht në datën 29 Tetor 2021, KShH ju drejtua me shkresë zyrtare Ministrisë së Brendshme (bashkëlidhur), duke përcjellë sugjerimet dhe mendimet e tij për këtë projektvendim. Ndër të tjerash, KShH konfirmoi në këtë shkresë angazhimin në cilësinë e anëtarit pranë këtij Komisioni, në përputhje me misionin e organizatës, në respektim të pavarësisë organizative të mbrojtur nga neni 10 dhe 11 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut si dhe standartet ndërkombëtare për gëzimin dhe ushtrimin efektiv të të drejtave të azilkërkuesve në vendin tonë. Edhe për këtë shkresë, KShH nuk mori asnjëherë një përgjigje.

Në mungesë të një reagimi zyrtar si dhe të kalimit të një kohe tepër të gjatë nga mbledhja e fundit e Komisionit të Azilit të ndjekur nga KShH në cilësinë e anëtarit, ndërmorrëm me inisiativë verifikimin e përbërjes së Komisionit në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme, prej nga u informuam se projektvendimi në fjalë ishte miratuar para se të mbërrinte zyrtarisht në zyrat e KShH-së. Ky vendim rezulton të jetë publikuar edhe në Fletoren Zyrtare[3]. Me shqetësim, referuar pikës 2 të këtij vendimi, vërejmë se KShH nuk është më anëtar i Komisionit, i cili tashmë përbëhet vetëm nga përfaqësues të katër Ministrive si pjesë e Këshillit të Ministrave, dhe një përfaqësues nga Shërbimi Informativ i Shtetit. Tërheq vëmendjen fakti se, edhe pse kanë kaluar 6 muaj nga miratimi i kësaj VKM-je, KShH-së nuk i është komunikuar asnjë arsye se përse është vlerësuar mos përfaqësimi në cilësinë e anëtarit të Komisionit.

Sa më sipër, shprehim me anë të kësaj letre të hapur, keqardhjen tonë lidhur me këtë ndryshim, i cili përbën një regres në drejtim të standarteve të mëparshme të transparencës, përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies, për përfaqësimin e sektorit të shoqërisë civile në përbërjen e këtij Komisioni.

Me këtë rast, KShH përcjell vlerësimin se në përmbushje të misionit të tij, kemi kontribuar pozitivisht, në cilësinë e anëtarit, me oponencë konstruktive dhe profesionale, në ato çështje të ankimuara nga azilkërkuesit, për të cilat kemi qëndruar si anëtar në pakicë të Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët. Ky kontribut i KShH-së është mbështetur dhe udhëhequr nga standartet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare të pranuara nga vendi ynë në konventat ndërkombëtare të ratifikuara si dhe në garancitë e parashikuara në mënyrë specifike, në nenin 6 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që mbron të drejtën (ndër të tjerash të azilkërkuesve) për proces të rregullt.

Për Komitetin Shqiptar të Helsinkit,

Erida Skëndaj

Drejtore Ekzekutive

 

  • Shkresen e M.Brendshme derguar KShH-se per konsultimin e projektvendimit, protokolluar ne dt.15/10/2021 e gjeni duke klikuar ketu.
  • Komentet dhe sugjerimet tona qe kemi percjelle ne M.Brendshme per VKM ne dt. 29 Tetor 2021, me nr.prot 734, e gjeni duke klikuar ketu.

 

[1] https://qbz.gov.al/eli/vendim/2016/03/16/206/4f0fbcff-541c-479b-85c5-98bd717114c8

[2] Neni 22 i ligjit parashikon se Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët është autoriteti i vetëm kompetent vendimmarrës për ankimet e bëra kundër vendimeve të autoritetit përgjegjës për azilin dhe refugjatët. Krijimi, përbërja, organizimi dhe funksionimi i Komisionit Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

[3] https://qbz.gov.al/eli/vendim/2021/11/10/669/fea13562-1449-4767-9ed9-9abba882ac1e

  • Tweet

What you can read next

Reagim i përbashkët i një grupimi organizatash të shoqërisë civile për Zgjedhje të Lira dhe të Ndershme
EKSPERT PËR HARTIMIN E METODOLOGJISË, MEKANIZMAVE MONITORUES DHE TË RAPORTIT TË VLERËSIMIT MBI ANGAZHIMIN E SHOQËRISË CIVILE NË PROCESET VENDIMMARRËSE DHE LEGJISLATIVE
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale urdhëron Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të vënë në dispozicion dokumentacionin e kërkuar nga KShH

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit