Ndërhyrja për marrjen e vendimeve nga ana e gjykatës është e ndaluar


Sipas nenit 145 të Kushtetutës gjyqtarët janë të pavarur dhe u nënshtrohen vetem kushtetutës dhe ligjeve. Ndërhyrja në veprimtarinë e gjykatava ose të gjyqtarëvë sjell përgjegjësi sipas ligjit. Vendimet e dhëna nga gjykata mund të prishen apo ndryshohen vetëm nga instancat më të larta të sistemit gjyqësor.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) nuk pajtohet dhe në të njëjtën kohë shpreh keqardhje që në datën 11 Maj 2016, një grup qytetarësh me në krye Kryetarin e Bashkisë së Tiranës,
Z. Erjon Veliaj, bën thirrje për ndryshimin e trupit gjykues që do të gjykonte çështjen lidhur me ndërtimin e pallatit 17 katësh tek diga e liqenit. Protesta u zhvillua para Gjykatës Administrative të Apelit, në momentin kur trupi gjykues i kësaj gjykate ishte mbledhur për të shqyrtuar çështjen e mësipërme. Nga informacioni i përcjellë në media, rezulton se, pikërisht për këtë arsye u vendos shtyrja e çështjes për një datë tjetër, ndërsa sipas njoftimeve të medias gjyqtaria Alkelina Gazidede i paraqiti Kryetarit të trupit gjykues tërhqjen e saj.

KSHH vëren se protesta të tilla bien ndesh me parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës dhe mund të shoqërohen me pasoja të dëmshme.

Në vlerësimin e KSHH-së, vendimet e gjykatës ose veprimtaria e saj mund të kritikohet, pasi shprehja e lirë e mendimit garantohet me ligj dhe rrjedhimisht kritika ndaj organeve të drejtësisë nuk është tabu. Ndërkohë që duke marrë shkas nga kjo ngjarje, KSHH ngre shqetësimin se janë të pajustifikueshme dhe të paligjshme veprimet që mundet ose efektivisht ndikojnë në veprimtarinë normale të gjyqeve, aq më tepër kur në to ka edhe elemente të fyerjeve apo presioneve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2020 >
November
MoTuWeThFrSaSu
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30      
TOP