TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • Mireqeverisja - Deklarata & Njoftime
  • Ndotja e rëndë në fshatrat e Krujës – banorët kërkojnë zgjidhjen në gjykatë
26/05/2023
0
Tuesday, 12 December 2017 / Published in Mireqeverisja - Deklarata & Njoftime, Njoftime, Thirrje
Ndotja e rëndë në fshatrat e Krujës – banorët kërkojnë zgjidhjen në gjykatë

 

Pasi publiku i gjerë është njohur vazhdimisht nëpërmjet medias vizive, njoftimeve të herëpashershme të Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH), apo aktorëve të tjerë të shoqërisë, me problemin e ndotjes së rëndë për shkak të punës së paligjshme të guroreve dhe furrave gëlqerore në fshatrat e Krujës, autoritetet shtetërore nuk kanë pasur forcën e duhur të reagimit.

Së fundmi, 4 qytetarë, banorë të fshatit Burizanë, Thumanë, në bashkinë Krujë kanë kërkuar nga institucionet shtetërore, nëpërmjet padisë gjyqësore, ndalimin e ndotjes së mëtejshme dhe mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga kjo ndotje, konkretisht në lagjet Qendër dhe Kadias të fshatit, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë.

KShH i është bashkuar kërkesës drejtuar gjykatës, si mbrojtës i të drejtave të banorëve dhe përfaqësues i interesit publik, për një mjedis të pastër dhe ekologjik, si garanci për gëzimin e shëndetit dhe një jete të qetë familjare të tyre.

Bashkia Krujë, Agjensia Kombëtare e Mjedisit, Inspektorati i Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave (përfaqësuar nga Inspektorati Qendror), si dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit janë paditur nga banorët dhe KShH pasi nuk kanë marrë masa efektive për zgjidhjen përfundimtare të kësaj cështjeje, pavarësisht thirrjeve publike apo kërkesave administrative zyrtare kundrejt tyre.

Ndjekja ligjore e këtij rasti nga KShH është mbështetur tek projekti “Krijimi dhe promovimi i praktikave pozitive të mirëqeverisjes ndaj komuniteteve vendore dhe grupeve në nevojë në Shqipëri”, financuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, përfaqësuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë.

  • Tweet

What you can read next

Kërkesë drejtuar Ministres së Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj
Thirrje për pozicion pune – 1 Administrator Zyre
KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR PËR ORGANIZMIN E NJË KONFERENCË ME RASTIN E 31 VJETORIT TË KSHH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI – EKSPERT LIGJOR PËR ANALIZIMIN E KUADRIT LIGJOR VENDAS MBI RADIKALIZMIN DHE EKSTREMIZMIN E DHUNSHËM

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër...
  • KShH përcjell sinjalizimin mbi keqinformimin dhe presionin e ushtruar ndaj disa qytetarëve në Bashkinë Elbasan, për leximin e votës nga të tretët, të ushtruar me sistemin e pilotimit të votimit dhe numërimit elektronik

    I nderuar Z. Celibashi,Së fundmi, në vëmendjen ...
  • 3 Maj, Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias!

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit është i angazhuar...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit