TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Deklarata & Njoftime për shtyp
  • Ndryshimet në Kodin Zgjedhor – Kërkojmë gjithpërfshirje
22/05/2025
0
Monday, 05 December 2016 / Published in Deklarata & Njoftime për shtyp, Zgjedhje te Lira dhe te Ndershme - Deklarata & Njoftime

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor – Kërkojmë gjithpërfshirje

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpreh shqetësimin lidhur me faktin se megjithëse zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të zhvillohen në qershor të vitit të ardhshme ende nuk është hartuar projekti i ndryshimeve që duhet t’i bëhen Kodit Zgjedhor duke u mbështetur sidomos në rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it. Në këtë drejtim KShH ka parasysh se ndryshimet e Kodit Zgjedhor të korrikut 2012 që i shërbyen zgjedhjeve të 23 Qershorit 2013, u miratuan 11 muaj para tyre.

Është kjo arsyeja që KShH-ja e sheh të arsyeshme t’i sugjerojë Komisionit të

Posaçëm Parlamentar për reformën zgjedhore të krijuar qysh me 15 Dhjetor

2015, të intensifikojë punën e tij me synim hartimin e një projekti cilësor dhe me formulime të qarta që të mos lejojmë keqinterpretime.

KShH, është në dijeni se Komisionit të Posaçëm i janë dërguar mjaft propozime për përmirësime të Kodit (kështu p.sh KShH qysh në muajin Prill të këtij viti i ka paraqitur komisionit të mësipërm 32 propozime).

Deri më sot, nuk është dhënë ndonjë informacion mbi diskutimet dhe debatet e zhvilluara në Komisionin e Posaçëm dhe as për arritjen e përfundimeve që do të mundësonin hartimin e draft ndryshimeve përkatëse.

Është thënë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të përfundojnë brenda muajit

Dhjetor 2016. Por ende nuk dihet nëse është patur parasysh edhe mundësia që ky projekt të bëhej objekt diskutimi dhe debati në rrethe më të gjera d.m.th të ishte gjithpërfshirës.

KShH e shikon të nevojshme të theksojë se gjithpërfshirja në këtë rast është e domosdoshme. Votuesit janë direkt të interesuar mbi përmbajtjen e këtyre ndryshimeve. Sensibilizimi i shërben edukimit dhe ndërgjegjësimit të zgjedhësve.

KShH mendon gjithashtu se miratimi i projekt-ndryshimeve cilësore dhe në kohën e duhur në Kodin zgjedhor, do të ndikojë pozitivisht në mbarëvajtjen e

të gjitha fazave e zhvillimit të zgjedhjeve dhe në mënyrë të veçantë në përmbushjen e detyrave paraprake nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.

  • Tweet

What you can read next

DEKLARATË PUBLIKE – Oponencë ndaj Propozimeve për Hartën e Re Gjyqësore për Shqipërinë
Miratimi me akt normativ me fuqinë e ligjit të paketës ligjore Anti KÇK ka cënuar parime të rëndësishme kushtetuese
Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit