Në demokraci ka nevojë për dialog dhe konsensus


Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po ndjek me vëmendje grevën e urisë të disa deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.

KSHH konstaton se hartimi i projektit të Kodit zgjedhor nuk iu nënshtrua një debati të gjerë politik dhe se pas përfundimit të draftimit të tij ai pritet të kalojë në Kuvend për miratim, pa të një diskutim të gjerë dhe gjithëpërfshirës. Kjo gjë ka çuar në acarimin e situatës politike në vend dhe ka dëmtuar ecurinë normale të jetës parlamentare.

Që në muajin shtator 2008, KSHH-së në një letër të hapur, të adresuar dy Bashkëkryetarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore është shprehur se miratimi i Kodit Zgjedhor kërkon konsensus të gjerë dhe debat, dëgjimin dhe vlerësimin e mendimeve të ndryshme, madje edhe të kundërta. Kontributi në këtë drejtim, nuk duhet kufizuar vetëm në atë të dy partive të mëdha, por të krejt faktorit politik në Shqipëri.

Për KShH-në është e qartë se ndryshimet në Kodin Zgjedhor miratohet me 3/5 e deputetëve. Megjithatë, KSHH-ja shpreh qëndrimin e tij, se në rastet kur bëhet fjalë për miratim të një dokumenti me rëndësi jetike, siç është Kodi Zgjedhor, ka rëndësi jo numri i votave, por konsensusi i gjerë politik.

Duke vlerësuar:

1) Rëndësi që ka bashkëpunimi dhe konsensusi politik mes forcave politike në një shoqëri demokratike;
2) Se tensionet politike dhe gjuha e urrejtjes nuk i shërbëjnë zhvillimit të demokracisë;
3) Rëndësinë që ka miratimi i Kodit Zgjedhor me një konsensus të gjerë politik;
4) Se në përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare jemi të vonuar;
5) Rëndësinë që ka realizimi i reformave për integrimin e Shqipërisë në familjen europiane

KSHH-ja u bën thirrje forcave politike t’i japin fund gjuhës së urrejtjes, të ç’tensionojnë situatën politike, të ulen në tavolinën e diskutimeve për çështje me rëndësi dhe të kontestueshme në projektin e Kodit Zgjedhor.

KSHH-ja shpreh besimin se klasa politike shqiptare do të gjejë gjuhën e bashkëpunimit dhe të dialogut për miratimin e Kodit e zgjedhor, do të ofrojë një frymë besimi se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë të lira, të ndershme, demokratike dhe të pakontestueshme nga asnjë forcë politike.

Dialogu dhe konsesusi dhe jo gjuha e urrejtjes do të kontribuojnë në integrimin e shpejtë të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2020 >
April
MoTuWeThFrSaSu
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
TOP