TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT
13/05/2025
0
Monday, 10 December 2018 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp
NË DITËN NDËRKOMBËTARE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

Sot në ditën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, përkujtojmë 70 vjetorin e miratimit të nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara të Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut. Deklarata përfaqëson përpjekjen e parë globale për të artikuluar mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë njerëz besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qenieve njerëzore.

Sot, mos respektimi i të drejtave të shtetasve vazhdon të jetë një problem me përhapje të gjerë në të gjitha pjesët e globit, duke përfshirë dhe vendin tonë. Ne vlerësojmë se pjesëmarrja e të rinjve është një vlerë që duhet promovuar dhe përbën një nga parimet orientuese të Deklaratës. Përkundrejt këtyre vlerave, vërejmë me shqetësim që një pjesë e të rinjve vazhdojnë të largohen nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së për një të ardhme më të mirë.

Mbrojtja dhe respektimi i të drejtave dhe lirive të njeriut duhet të zërë një vend të rendësishëm në axhendën e institucioneve shqiptare si dhe të jetë gjithashtu në vëmendje të shtuar të reagimit qytetar. Për gazetarët nevojitet një ambient i sigurtë dhe i shëndetshëm, ndërkohë që çdo fyerje apo përbaltje e medias minon pavarësinë dhe lirinë e mdias, e cila ka një funksion “mbikëqyrës publik”, jetik – ndaj sundimit të ligjit.

Personat e privuar nga liria në institucionet penitenciare dhe në komisariatet e policisë vijojnë të ankohen për shkelje të të drejtave të tyre, për kushte tepër të rënda të një pjesë të institucioneve ku janë akomoduar si dhe nuk kanë munguar ankesat për ushtrim dhune nga stafi me uniformë. Në shumicën e këtyre rasteve, vlerësojmë se nuk ka patur një hetim të plotë dhe të gjithëanshëm nga organi i prokurorisë, i cili vazhdon të ketë një interpretim të gabuar të legjislacionit penal duke mos i cilësuar këto akte si elementë të veprës penale të torturës, trajtimit ç’njerëzor dhe degradues.

KShH vlerëson se grupet e margjinalizuara të shoqërisë tonë, gratë, fëmijët, Minoriteti Rom dhe Egjyptian, Komuniteti LGBTI, personat me mungesë të ardhurash ekonomike që jetojnë në kushte të mjerueshme kanë nevojë për mbrojtje të shtuar sociale nga shteti dhe më shumë solidarizim nga vetë shoqëria. Rastet e diskriminimit të tyre nuk kanë munguar edhe gjatë vitit 2018. Dhuna në familje është një fenomen tepër shqetësues që edhe këtë vit ka marrë jetët e shumë grave. Mekanizmat parandalues dhe referues të kësaj dhune, në disa raste kanë treguar që nuk kanë funksionuar, ndërkohë që legjislacioni në këtë fushë ka shënuar disa përmirësime të ndjeshme.

Liria e tubimit në mënyrë paqësore është një e drejtë kushtetuese. Dialogu real dhe jo formal me protestuesit, vlerësojmë se janë detyrim që çdo institucion ka në përmbushje të parimeve të një qeverisje të hapur dhe transparente. Në disa raspte, përdorimi i fjalëve stigmatizuese apo ofenduese ndaj protestuesve apo politizimi i protestave ka përbërë shkak për përshkallëzimin e tyre, duke u shoqëruar edhe me akte të dhunshme me pasoja dhe dëmtime në radhët e forcave të rendit dhe protestuesve.

  • Tweet

What you can read next

Më shumë transparencë për vlerësimin e aftësive profesionale të prokurorëve në kuadër të procesit të vettingut
Jemi të vonuar lidhur me reformën zgjedhore
Zbatimi i ligjit është i detyrueshëm për të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit