Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, vendosi lënien në fuqi të Vendimit të dhënë nga ana e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, nëpërmjet të cilit u pranua kërkesë-padia e depozituar nga ana e KShH. Ndër të tjera, me anë të këtij vendimi Gjykata është shprehur për detyrimin e Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe të Drejtën e Informimit për të kryer hetim administrativ dhe për t’u shprehur me vendim lidhur me mosdhënien e informacionit nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë mbi procedurën e realizimit të Implantit Koklear.