TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • NJOFTIM PËR MEDIAN
20/03/2023
0
Tuesday, 27 November 2018 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp, Gjyqesori - Deklarata & Njoftime
NJOFTIM PËR MEDIAN

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) dhe Instituti i Studimeve Politike (ISP) me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqioërinë gjatë vitit 2018 kanë kryer monitorimin e procesit te vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe ligjërimin politik e publik mbi reformën në drejtësi. Gjetjet kryesore të raporteve përkatëse për periudhat deri në qershor 2018 (vettingu) dhe gusht 2018 (ligjërimi) tregojnë se:

  • Reforma në drejtësi vijon të jetë prioriteti kryesor institucional në Shqipëri, por ecuria drejt jetësimit cilësor të saj, vijon të jetë në disproporcion me pritshmëritë publike dhe nevojat institucione. Pas më shumë se dy vitesh ende nuk janë jetësuar institucionet kryesore të sistemit të ri, KLGJ, KLP, KED, IP etj, ndërkohë që vendi nuk ka një Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë funksionale dhe vijon të ketë një Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm.
  • Pas më shumë se dy viteve nga miratimi i reformës në sistemin e drejtësisë, me përjashtim të procesit të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, kuadri i ri ligjor i drejtësisë ende nuk po zbatohet.
  • Bilanci i deritanishëm i vettingut është pozitiv, por ende i pamjaftueshëm për të prekur rezultatet e reformës dhe reflektimin në sistemin e ri. Situata e krijuar kërkon një ritëm më dinamik dhe të shpejtë për të rivlerësuar kandidatët e organeve të reja të sistemit të drejtësisë dhe për të arritur në jetësimin e tyre.
  • Gjatë periudhës midis vettingut dhe organeve të reja të drejtësisë, sistemi i drejtësisë po punon në mënyrë të sforcuar deri në rikthimin e tij në identitetin që kjo reformë synon në interes të qytetarëve, për përmbushjen e standardeve ndërkombëtare për një sistem drejtësie të pavarur, efiçient, profesional, llogaridhënës dhe të përgjegjshëm.
  • Vendimet e vettingut të publikura deri më tani kanë qenë të arsyetuara dhe tepër voluminoze. Megjithatë, standarti që trupat gjykuese kanë ndjekur në drejtim të strukturimit dhe arsyetimit të vendimit kanë nevojë të unifikohet, në drejtim të logjikës së arsyetimit, analizës ligjore, shpalosjes konçize dhe të qartë të fakteve, provave dhe argumentave të subjektit të rivlerësimit dhe të komisionit.
  • Vlerësohet si pozitiv fakti që në një sërë vendimesh të KPK-së dhe të KPA-së ka patur komisionerë, të cilët kanë qëndruar në pakicë ose kanë patur mendime paralele. Këto mendime janë tregues i pavarësisë së jashtme dhe të brendshme të institucioneve të vettingut.
  • Seancat dëgjimore me subjektet e vettingut vlerësohen si kryesisht profesionale, në respektim të rregullave të solemnintetit dhe etikës, transparente dhe në përputhje me ligjin. Institucionet e vettingut nuk janë mbështetur thjesht në të dhënat dhe relacionet e katër organeve ndihmëse, por ato kanë kryer në përgjithësi hetim të plotë administrativ.
  • Ne kemi mbështetur vendimmarrjet kurajoze e profesionale të organeve të vettingut, sic jemi kritikë me një sërë problematikash që lidhen me nevojën për standarde të unifikuara në procesin e rivlerësimit, për më shumë transparencë nga organet e vettingut, për shqyrtim transparent të ankesave nga qytetarët, si dhe për një diapazon më të gjerë vlerësues të subjekteve të rivlerësimit pa u kufizuar vetëm në treguesit e pasurisë.
  • Partitë politike dhe liderit kryesorë politikë kanë ndjekur kurbë të njëtrajtshme të trajtimit të reformës në drejtësi, – mazhoranca në mbështetje dhe opozita me kritika / kontestime, – duke mos e parë reformën në drejtësi si një proces të jashtëzakonshëm institucional, por si një shtojcë të procesit politik në vend.
  • Partitë politike mbështetëse apo kritikuese ndaj reformës në drejtësi dhe procesit të vettingut, e kanë bazuar ligjërimin e tyre në përdorimin e retorikës mbi drejtësisë si mjet denigrimi e kërcënimi ndaj palës tjetër dhe jo si një mekanizëm transparence, përmirësimi dhe monitorimi.
  • Mediat kryesore shqiptare në raportimet e tyre kanë reflektuar ligjërimin politik të ditës, pra kanë shërbyer më shumë si shtojcë e ligjërimit politik sesa si institucion i jashtëm, vlerësues e monitorues për politikën dhe drejtësinë.
  • Mediat ndërkombëtare “VOA” dhe “DW” vijojnë të jenë dukshëm më të pavarura dhe më profesionale në raportimet e tyre mbi reformën në drejtësi, sesa mediat brenda vendit.
  • Në tërësi edhe mungesë të njohurive të thelluara të koncepteve bazë të reformës në drejtësi, të institucioneve të drejtësisë, të vettingut dhe të elementëve thelbësorë të reformës, qoftë nga aktorët politikë ashtu edhe nga media dhe aktorët e tjerë publikë. Nevoja për informim publik, për rritje të kulturës së ligjit dhe të njohurive demokratike, mbetet sfidë prioritare dhe për reformën në drejtësi, – edhe një emergjencë politike e publike.
  • Faktori ndërkombëtar përdor ligjërim standard, mbështetës, por edhe statik në lidhje me problematikat e vazhdueshme teknike që dalin gjatë jetësimit të reformës në drejtësi. Investimi i fokusuara vetëm tek faktori ndërkombëtar është dhe mund të jetë pozitiv në aspektin afatshkurtër, por në aspektin afatgjatë Shqipëria duhet të krijojë institucione vendore funksionale dhe të referueshme në aktivitetin e qëndrimet e tyre.

 

KSHH dhe ISP do të vijojnë edhe më tej monitorimin e procesit të vettingut dhe të ligjërimit politik e publik mbi reformën në drejtësi. Aktiviteti i tyre mbështetet nga Programi i Reformës në Drejtësi i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Pikëpamjet e shprehura në raportet e KSHH dhe ISP përfaqësojnë opinione e gjetje të vetë organizatave.

 

Për raportin e plotë të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, klikoni linkun https://ahc.org.al/wp-content/uploads/2018/11/RAPORT-studimor-Monitorimi-i-procesit-te-vettingut-te-gjyqtareve-dhe-prokuroreve_Jan17-Qer18.pdf

 

Për raportin e plotë të Institutit të Studimeve Politike, klikoni linkun:  http://isp.com.al/index.php/2018/11/26/ligjerim-politik-dhe-publik-mbi-reformen-ne-drejtesi-2018/

  • Tweet

What you can read next

Opinion kritik Për mungesën e konsultimit publik nga organet parlamentare të dy projektligjeve të rëndësishme të reformës në drejtësi
Shoqëria civile kontribuon në vendosjen e një standarti të ri në përputhje me gjykatën europiane të të drejtave të njeriut
DEKLARATË PËR MEDIA – KUVENDI MIRATON NDRYSHIME TË RËNDËSISHME TË REFORMËS NË DREJTËSI NË MUNGESË TË NJË PROCESI KONSULTIMI DHE TRANSPARENCE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit