TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Njoftim për shtyp
13/05/2025
0
Friday, 03 May 2019 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
Njoftim për shtyp

Në ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) përshëndet ditën ndërkombëtare të lirisë së shtypit. 71 vjet më parë, në nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, të vitit 1948 është parashikuar se “Të gjithë kanë të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe lirinë e kërkimit, marrjes dhe njoftimit të informacionit dhe ideve me çfarëdo mjeti qoftë, pa marrë parasysh kufijtë”.

KShH pershendet gjithashtu median shqiptare që në këto afro 30 vjet të vendosjes së demokracisë ajo u krijua, u rrit, u zhvillua dhe kontribuoi në mënyrë të ndjeshme në informimin e publikut të gjerë, për çështje me interes të veçantë. Ajo i sherbeu dhe vazhdon ti shërbejë debatit publik, si mjet i frytshëm në konsolidimin e demokracisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Gjatë vitit që lamë pas, KShH ka reaguar publikisht në rastet e presionit apo kërcënimeve që u janë bërë gazetarëve lidhur me ushtrimin e detyrës së tyre. Në disa raste cënimi i lirisë së shprehjes është minimizuar pas presioneve, kërcënimeve dhe ndërhyrjeve në ushtrimin e profesionit të lirë të gazetarit, ndërkohë që këto raste, në përfundim të hetimeve nuk rezultojnë të ndëshkohen penalisht autorët e tyre apo të vërtetohet nëse goditja është bërë për shkak të detyrës së gazetarit. Në këtë drejtim, vlen të rishikohen edhe dispozitat e Kodit Penal, të cilat nuk parashikojnë mbrojtje të posaçme penale për gazetarët, kur vepra penale kryhet për shkak të ushtrimit të profesionit nga gazetari.

Gjatë vitit 2018, KShH zhvilloi takime dhe anketime me gazetarët në tetë qytete, me synim për të vëzhguar respektimin dhe zbatimin e Kodit të Punës nga punëdhënësit në sektorin e mediave. Nga përgjigjjet e dhëna, rezulton që të drejtat e gazetarëve në vendin e punës nuk respektohen plotësisht dhe se ka një sërë shkeljesh nga punëdhënësit e tyre. Një pjesë e konsiderueshme e gazetarëve shpesh punojnë pa kontrata pune e vazhdojnë të mos kenë të plota pushimet vjetore por vetëm 14 ditë nga 4 javë, siç e parashikon Kodi i Punës. Gazetarëve u paguhet një pjesë e rrogës në bankë. Shpesh rroga u paguhet nga punëdhënësi në dy forma, cash në dorë ose në formën e honorareve, duke cënuar pagesën e rregullt të sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Gazetarët ndihen të frikësuar dhe të intimiduar nga punëdhënësit e tyre për të kërkuar në rrugë gjyqësore mbrojtjen e të drejtave në marrëdhëniet e punës.

KShH vlerëson se liria e medias kërkon rritjen e etikës gazetareske, verifikimin e problemeve që trajtohen, respektimin e privatësisë dhe të parimit të prezumimit të pafajësisë. KShH vëren me kënaqësi se këto vitet e fundit është duke u rritur nga pikëpamja e shtrirjes dhe ajo cilësore edhe media investigative, kontributet e të cilës kanë qenë të ndjeshme për adresimin dhe zgjidhjen e çështjeve me interes publik dhe të drejtat e shkelura të shtetasve.

Standardet ndërkombëtare demokratike të lirisë së medias kërkojne që funksionarët dhe zyrtarët e lartë të shtetit të jenë më tolerantë ndaj kritikave në media qofshin ato edhe të ashpra apo të tepruara. Veç kesaj, mbrojtja e reputacionit kërkon analizë objektive dhe proporcionale midis të drejtës së privatësisë dhe lirisë së medias.

  • Tweet

What you can read next

Vijon nisma e ndërgjegjësimit dhe aktivizimit për Reformën në Drejtësi në Qytetin e Korçës
Thirrje publike për të drejtat dhe liritë e komunitetit LGBTI në Shqipëri
NIS SË SHPEJTI MONITORIMI I SEANCAVE DËGJIMORE TË PROCESIT TË VETTINGUT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit