TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • NJOFTIM PËR SHTYP
05/05/2025
0
Tuesday, 20 August 2019 / Published in 0 - Lajme, Klinika Legale - Deklarata & Njoftime, Njoftime, Thirrje
NJOFTIM PËR SHTYP

Incidenti brutal i DHUNËS NË AMBIENTET E qsut-SË Mund të parandalohej

Institucionet e monitoruara mungesë transparence

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) ndërmori një mision monitorimi, bazuar në pamjet filmike të transmetuara disa ditë më parë në një portal, ku evidentohej ushtrimi i dhunës brutale ndaj një shtetaseje të gjinisë femër nga një shtetas mashkull, në ambientet e Qendrës Spitalore Unviersitare “Nënë Tereza” (të publikuara në këtë link, https://www.kohajone.com/2019/08/01/skandal-burri-rreh-gruan-ne-qsut-dhe-askush-nuk-nderhyn/ ).

Monitorimi i Komitetit Shqiptar të Helsinkit është realizuar në Komisariatet e Policisë nr.3 dhe nr.4 si dhe në shërbimin e urgjencës në QSUT, ku rezulton të jetë mbajtur shtetasja e dhunuar. Nga verifikimet e bëra, rezultoi se, në mëngjesin e dt. 31 Korrik 2019, rreth orës 07:00, shtetasi me iniciale R.Rr ka qenë në ambientet e jashtme të spitalit të urgjencës, ku ishte shtruar një i afërmi i tij. Shtetasja e paidentifikuar ende nga organet e policisë, sipas këtyre të fundit, është afruar dhe ka filluar ta ofendojë me fjalë fyese shtetasin R.Rr, çka ka nxitur ushtrimin e dhunës prej këtij shtetasi në drejtim të saj. Midis shtetasve nuk ka patur marrëdhënie familjare apo shoqërore. Shtetasja e dhunuar pretendohet se ka qenë nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në ambientet e urgjencës prej punonjësve të policisë së Komisariatit nr.3, orët e para të mëngjesit të datës (31 Korrik), rreth orës 05:40. Efektivët e këtij Komisariati janë sinjalizuar me anë të telefonit nga familjarët e kësaj shtetaseje, për të bërë të mundur futjen dhe shoqërimin e saj me anë të autoambulancës nga zona e Tajvanit deri në spitalin e urgjencës pranë QSUT-së. Nga takimi me Kryeinfermierin e shërbimit të Urgjencës në QSUT rezulton se shtetasja është diagnostikuar me “suspect intosikacion alkooli”, ka patur sjellje të dhunshme dhe ka përdorur fjalë të papërshtatshme. Ajo ka refuzuar ndihmën mjekësore dhe më pas është larguar në drejtim të paditur. Punonjësit e policisë pretendojnë se ajo ka referuar të dhëna të rreme për identitetin e saj, por ndërkohë është e pakuptueshme se si 7 ditë pas kësaj ngjarje, sërisht policia referon pamundësinë e identifikimit, ndërkohë për këtë shtetase është kryer një telefonatë në strukturat e policisë nga të afërmit e saj. Gjithashtu, për shkak të largimit të saj, Komisiariati i Policisë nr.4 nuk ka marrë deklarime nga shtetasja e dhunuar por vetëm nga autori i dyshuar, i cili  është shoqëruar në ambientet e Komisariatit nr.4, Tiranë.

Gjatë këtij monitorimi, vëzhguesve të KShH-së nuk ju vendos në dispozicion nga autoritetet e policisë, dokumentacioni i plotë, që hedh dritë mbi ngjarjen e ndodhur, me qëllim që të mundësohej një vlerësim më i qartë për ligjshmërinë e veprimeve të kryera nga policia. Vëzhguesit e KShH-së kërkuan të njihen me raportin e shërbimit të mbajtur nga efektivët e Komisariati i Policisë nr.3, të cilët kanë bërë të mundur shoqërimin e shtetases në gjendje të dehur, në ambientet e urgjencës. Raporti nuk ju vu në dispozicion me argumentin se personi që administronte dokumentacionin nuk ndodhej në Komisariat. Vëzhguesit e KShH-së u informuan nga efektivët e Komisariatit të Policisë nr.4 se ndaj shtetasit R.Rr është bërë shoqërimi në orën 07:10 të dt.31 Korrik dhë është liruar rreth 3-4 orë më pas, për tu proceduar në gjendje të lirë. Edhe pse ky person është kapur në gjendje të flagrancës, menjëherë pas kryerjes së veprës penale, nuk rezulton që ai të jetë ndaluar apo arrestuar në flagrancë. Komisariati i Policisë nr.4 Tiranë deklaron se ka referuar pranë Prokurorisë materialet për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të cilat përbëjnë kundravajtje penale. Është e paqartë se përse një shtetas që ushtron dhunë brutale në ambientet publike i referohet organit procedues për kundravajtje penale, për më tepër në kushtet kur viktima, në trupin e së cilës ndodhen shenjat dhe pasojat e dhunës është larguar dhe nuk është bërë as ekspertimi mjeko-ligjor i saj. Sipas pamjeve filmike të publikuara në rrjetet sociale (të cilat janë fshirë më pas) rezulton se zonja është mbajtur në ambientet e urgjencës me pranga, para se të konfliktuohet dhe më pas dhunohet nga shtetasi R.Rr. Përfaqësues të këtij Komisariati kanë referuar se përdorimi i prangave është bazuar në ligjin nr.108/2014 “Për Policinë e Shtetit”. Por ndërkohë, KShH vëren se neni 133, pika 3 e këtij ligji nuk e legjitimon në mënyrë të shprehur përdorimin e prangave në ambientet e spitalit por parashikon se “Punonjësi i policisë përzgjedh nivelin e nevojshëm të forcës ndërmjet mundësive të përshkallëzuara, që, ndër të tjera, përfshijnë bindje me fjalë, shtrëngim fizik, mjete goditëse, mjete me lëndë paralizuese, mjete me goditje elektrike, qen policie dhe armë zjarri. Referuar jurisprudencës së Gjykatës së Strasburgut, përbën shkelje të nenit 3 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (e drejta për të mos ju nënshtruar torturës), nëse personi ndaj të cilit është kufizuar liria, mbahet me pranga gjatë qëndrimit në spitale, veçanërisht kur është në pozita të dobëta apo gjendje të rëndë shëndetësore (Mousiel vs France dhe Van der Ven dhe Lorse vs Holand).

Vëzhguesit e KShH-së, nuk u njohën me dokumentacionin që vërtetonte orën e daljes së të dëmtuarës nga urgjenca dhe për pasojëështë e paqartë se në ç’kushte dhe rrethana ka dalë kjo shtetase, sa kohë ajo ishte e shoqëruar nga efektivët e policisë. Sipas nenit 122 të ligjit për policinë e shtetit, punonjësi i policisë ka të drejtë të dërgojë personin në gjendje të dehur në institucionet shëndetësore dhe njëkohësisht ka përgjegjësinë për të marrë masat e nevojshme për mbrojtjen e personit, gjendja e të cilit tregon qartë se nuk mund të kontrollojë veprimet dhe sjelljen e tij dhe për këtë arsye mund t’i shkaktojë dëmtime fizike ose të përbëjë rrezik për jetën e tij ose të të tjerëve. Veprimet e punonjësit në këto raste duhet të dokumentohen në procesverbal, dokument i cili nuk na u vendos në dispozicion.

Në vendin e ngjarjes ku shtetasja është dhunuar, rezulton se aty ka qenë prezent një efektive policie e cila nuk ka ndërhyrë për të parandaluar apo neutralizuar konfliktin, por ka lajmëruar kolegët e saj që të vijnë në vendngjarje. Ndaj efektives rezulton se është marrë pezullimi disiplinor nga detyra me 1 ditë.

KShH tërheq vëmendjen se pranë institucioneve dhe ambienteve publike ku patrullojnë apo janë të stacionuar punonjës të policisë, ata duhet të jenë të trajnuar për të menaxhuar dhe ndërhyrë në raste të tilla. Referuar ligjit nr.108/2014, është në misionin e policisë së shtetit të ruajë rendin dhe sigurinë publike. KShH vlerëson se ngjarja e ndodhur në ambientet e QSUT-së, mund të ishte parandaluar dhe menaxhuar më mirë nga punonjësit e policisë së shtetit.

KShH i rekomandon prokurorisë të kryerjë një hetim të plotë, efektiv dhe të gjithëanshëm për të zbardhur këtë ngjarje. Ndërkohë që i bëjmë thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që në bashkërendim me njëra – tjetrën të mundësojnë trajnime të vazhdueshme të punonjësve për të menaxhuar konform ligjit dhe standarteve/protokolleve raste të tilla dhe parandalimin e përshkallëzimit të dhunës.

  • Tweet

What you can read next

Të njohim Kodin Penal
KShH vlerëson Raportin e përpiluar nga Departamenti Amerikan i Shtetit
Njoftim për shtyp: 11.04.2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)

    Në 17.04.2025, shtetasit O.Z dhe E.G, banues në...
  • THIRRJE PËR INTERNSHIP (PRAKTIKË PROFESIONALE)

    Thirrje Për Dy-Tre Praktikantë Komiteti Shqipta...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit