TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • NJOFTIM PËR SHTYP
12/06/2025
0
Thursday, 28 May 2020 / Published in 0 - Lajme, Gjyqesori - Deklarata & Njoftime, Njoftime, Thirrje
NJOFTIM PËR SHTYP

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) u njoh me njoftimin në media, ku është publikuar propozimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar (pjesë e SPAK) dhe Prokurorit të Përgjithshëm, drejtuar Kuvendit të Shqipërisë lidhur me projektligjin për ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit. Në këtë projektligj parashikohen përgjime të shtetasve me vendim nga titullarët e strukturave të policisë vendore, pa autorizimin e organit procedues (gjykatës/prokurorisë) si dhe parashikohet ngritja e Komitetit Kombëtar të Politikave për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar që kryesohet nga Ministri i Brendshëm.

KShH bashkërisht me disa organizata të tjera të shoqërisë civile, qysh në fund të vitit të kaluar por edhe në fillim të këtij viti, ka reaguar publikisht kundër nenit 8 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020 të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë, që krijonte Komitetin Kombëtar të Koordinimit që drejtohet nga ministri i Brendshëm, në përbërjen e të cilit përfshiheshin si Prokurori i Përgjithshëm edhe drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. (qëndrimi i plotë mund të aksesohet në linkun https://ahc.org.al/oponence-ligjore-per-aktin-normativ-me-fuqine-e-ligjit-te-keshillit-te-ministrave-nr-1-dt-31-01-2020/

Gjithashtu, KShH bashkararisht me 21 organizata të shoqërisë civile ka reaguar më herët, në dt. 14 Shkurt të këtij viti edhe për projektligjin e kundërshtuar së fundmi nga Spak dhe Prokurori i Përgjithshëm (deklaratë që mund të akesohet në linkun https://ahc.org.al/deklarate-per-shtyp-ndryshimet-e-propozuara-ne-ligjin-per-policine-e-shtetit-dobesojne-pavaresine-e-gjyqesorit-dhe-rrezikojne-te-drejten-per-privatesi/) Në këtë reagim, organizatat e shoqërisë civile shprehin shqetësimin duke argumentuar se ndryshimet e propozuara në ligjin për policinë e shtetit dobësojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe rrezikojnë të drejtën për privatësi.

KShH përshëndet reagimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme lidhur me ndryshimet në ligjin për policinë e shtetit, duke i vlerësuar të bazuara dhe të argumentuara objeksionet e paraqitura nga këto institucione të rëndësishme kushtetuese të pavarura. Por nga ana tjetër dëshirojmë të tërehqim vëmendje për mosreagimin e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Prokurorisë së Posaçme, lidhur me nenin 8 të Aktit Normativ me fuqinë e ligjit, i cili tashmë është miratuar nga Kuvendi, ku sikurse kemi evidentuar më sipër, në të njëjtën mënyrë është parashikuar ngritja e Komitetit të Politikave që na në përbërje të tij përfaqësues të ekzekutivit, drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme dhe Prokurorin e Përgjithshëm.

KShH vëren se Komiteti Kombëtar për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar i parashikuar në nenin 8 të aktit normativ me fuqinë e ligjit të miratuar nga Kuvendi si dhe në nenin 7/1 të projektligjit për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për Policinë e Shtetit (nr.108/2014) cenon pavarësinë e organit të prokurorisë dhe parimin e ndarjes së pushteteve.

Në përfundim, KSHH tërheq vëmendjen dhe shpreh shqetësimin për mungesën e një procesi konsultimi dhe gjithëpërfshirje, me organizatat e shoqërisë civile, gjatë hartimit dhe diskutimit këtyre dy akteve ligjore pjesë e paketës anti-kck.

  • Tweet

What you can read next

Njoftim – Thirrje për Vullnetarë për vëzhgimin e ditës së votimit për Zgjedhjet Parlamentare të datës 25 Qershor 2017
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI – EKSPERT EKONOMIST/FINANCIER PËR OFRIMIN E KONTRIBUTIT TEKNIKOFINANCIAR NË PËRLLOGARITJEN E MINIMUMIT JETIK NË SHQIPËRI
KËRKESË PËR OFERTË SUBJEKT TREGTAR/KOMPANI IT

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR QË OFRON SALLË PËR MBLEDHJE, PUSHIM KAFEJE DHE DREKË PËR (+/-) 25 PJESËMARRËS PËR ZHVILLIMIN E PLATFORMËS SË DIALOGIMIT DATË 3 KORRIK 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit