TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • NJOFTIM PËR SHTYP
13/05/2025
0
Monday, 01 February 2021 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp, Njoftime, Thirrje
NJOFTIM PËR SHTYP

Të vlerësohet mundësia e shtyrjes së afatit të vlefshmërisë së kartave të ID të Zgjedhësve

Në media është njoftuar disa herë se një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë, megjithëse u ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit, nuk kanë kërkuar rinovimin e tyre.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) nuk disponon të dhëna zyrtare se sa mund të jetë numri i shtetasve pa kartë identiteti ose të cilëve ju ka përfunduar afati i vlefshmërisë së kartës dhe nuk janë pajisur me një kartë të re. Megjithatë, ky përbën një fakt shqetësues. Ka patur dhe ka raste që organet e policisë kanë shoqëruar persona në komisariatet e policisë vetëm sepse nuk kanë patur dokument që të vërtetojë identitetin e tyre ashtu siç ka patur edhe raste kur të sëmurët që shtrohen në spitale nuk kanë patur as pasaportë dhe as kartë identiteti, etj.

Kushtetuta u garanton shtetasve të drejtën për të votuar dhe kur ata mbushin tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë dhe ditën e zgjedhjeve. Por, sipas nenit 105 të Kodit Zgjedhor, zgjedhësi që shkon për të votuar duhet të paraqitë para KQV-së një nga dokumentat zyrtarë të vlefshëm të identitetit: letër njoftimi (karta e identitetit) ose pasaportë. Numri i shtetasve të pajisur me pasaportë, sikurse dihet është më i ulët se ata të pajisur me kartë ID, për shkaqe të ndryshme si tarifa apo fakti që jo të gjithë shtetasit mund të lëvizin jashtë territorit të vendit tonë.

KShH vlerësoi të nevojshme të prononcohet publikisht për këtë çështje sepse nga Zgjedhjet Parlamentare të dt. 25 Prill 2021, na ndajnë më pak se 3 muaj.

Në zgjedhjet e kaluara, vëzhgues të KShH-së kanë sinjalizuar se mungesa e kartave të identitetit, veçanërisht për grupet në nevojë të shoqërisë dhe ata në pamundësi ekonomike, ka qenë një nga format që subjektet zgjedhore në disa raste e kanë keqpërdorur në funksion të shitblerjes së votës, duke paguar tarifat e aplikimit për kartë dhe rrjedhimisht bërë të mundur pajisjen me kartë ID të këtyre shtetasve.

Sa më sipër, KShH vlerëson se nëse organet kompetente vlerësojnë se ritmi i rinovimit të kartave të identitetit vazhdon të jetë i ulët dhe si pasojë numri i shtetasve (zgjedhësve) që mund të mospajisen me kartën e identitetit deri ditën e zgjedhjeve do të jetë relativisht i madh, do të sugjeronim që afati i rinovimit të kartave të identitetit të cilave ju ka përfunduar afati i vlefshmërisë, të shtyhet pas datës 25 prill 2021, gjë që do t’i shërbente një pjesëmarrjeje më të gjerë të qytetarëve në ushtrimin e të drejtës kushtetuese për të votuar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

  • Tweet

What you can read next

THIRRJE PËR SUBJEKT TREGTAR/KOMPANI/INDIVID PËR DIZENJIMIN DHE PRODHIMIN E NJË VIDEO INFORMUESE
KONFERENCË PËR SHTYP
TË MBROHEN NXËNËSIT E SHKOLLAVE DHE TË RINJTË NGA HELMIMI I LËNDËVE NARKOTIKE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit