TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • NJOFTIM PËR SHTYP
20/03/2023
0
Monday, 29 March 2021 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
NJOFTIM PËR SHTYP

Para disa ditësh filloi fushata elektorale. Është e drejtë e të gjitha subjekteve zgjedhore të shpalosin programet dhe alternativat e tyre. Por propaganda, siç përmendet edhe në Kodin Zgjedhor, duhet të jetë e ligjshme. Kjo, veç të tjerave do të thotë: të shmanget retorika e gjuhës së urrejtjes dhe incidentet që tensionojnë atmosferën politike.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpreh bindjen se vullneti politik i partive politike (subjekte zgjedhore) është faktor i rëndësishëm për garantimin e zgjedhjeve të lira, të drejta dhe të standardeve që kërkohen.

Zgjedhjet periodike për çdo vend demokratik siç dihet, janë një ngjarje e rëndësishme. Në 25 Prill 2021 populli do të zgjedhë përfaqësuesit e tij në Kuvendin e Shqipërisë. Në këtë vështrim, përgatitja e opinionit të gjerë publik është e një rëndësie të veçantë. Është e drejtë e subjekteve zgjedhore të marrin takim me votuesit, të ballafaqohen me kërkesat dhe problemet që ata kanë, por edhe për t’u angazhuar para tyre çfarë do të bëjnë ata në katër vitet e ardhshme. Momentet e zhvillimit të kësaj fushate, siç dihet, nuk janë të zakonshme. Ka më se një vit që jetojmë nën kërcënimin dhe ankthim e një viroze me rrezikshmëri të theksuar për shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Njoftimet e përditshme për qindra persona të infektuar nga Covid 19 dhe humbjen e jetës së dhjetrave të tjerë, janë të dhimbshme dhe shqetësuese. Rrugët dhe mjetet për ta mposhtur këtë virozë, janë masat parandaluese të përcaktuara nga Komiteti teknik i ekspertëve dhe të sanksionuara në dispozitat përkatëse ligjore. Kur nga çdonjëri prej nesh kërkohet të ruajmë veten dhe të tjerët duke vendosur maskën dhe duke respektuar distancën, ç’mund të thuhet për takimet apo mbledhje që organizojnë subjektet zgjedhore në kundërshtim me masat parandaluese. Raste të tilla krijojnë rrezik të shtuar me pasoja të mëvonshme në dëm të shëndetit dhe jetës së njerëzve që mund të çojnë në keqësimin e gjendjes.

Është kjo arsyeja që KShH e sheh të nevojshme t’u bëjë thirrje partive politike dhe në veçanti çdo kandidati për deputet që në një situatë të tillë të tregohen të përmbajtur dhe të mos mbivlerësojnë interesat e ngushta partiake.

Pretendimet se gjatë fushatës nuk mund të respektohen masat e përcaktuara, pra si pasojë duhen toleruar kjo është jo vetëm e dëmshme, por edhe e pajustifikueshme. Ligji është i barabartë për të gjithë. Dy standarde nuk mund të ketë sidomos kur është çështja e mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së njerëzve.

Për të gjithë është e qartë se parandalimi i së keqes është kryesor. Por në raste të veçanta edhe sanksionet në përputhje me ligjin janë të nevojshme.

KShH shpreson dhe dëshiron gjatë këtij muaji të fushatës zgjedhore, subjektet garuese të zbatojnë Kodin Zgjedhor, udhëzimet e KQZ-së dhe të gjitha masat parandaluese që ndikojnë në uljen e numrit të të infektuarve dhe që gradualisht do të çojnë në normalizimin e gjendjes.

  • Tweet

What you can read next

KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT/KOMPANI E CILA OFRON PAJISJE ELEKTRONIKE BLERJE E 1 (NJË) PROJEKTORI
THIRRJE – Për subjekte / ekspertë për prodhimin e një videoje ndërgjegjësuese dhe informuese mbi të drejtat e shtetasve të ndodhur në kushtet e privimit të lirisë
A jeni viktimë e rasteve korruptive apo të mashtrimit financiar?

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit