TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Opinion kritik Për mungesën e konsultimit publik nga organet parlamentare të dy projektligjeve të rëndësishme të reformës në drejtësi
20/03/2023
0
Tuesday, 16 July 2019 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
Opinion kritik Për mungesën e konsultimit publik nga organet parlamentare të dy projektligjeve të rëndësishme të reformës në drejtësi

Nga Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive, Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Referuar njoftimit të bërë në faqen zyrtare të Kuvendit, rezulton se ditën e djeshme, në dt. 15 Korrik 2019, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut (Komisioni i Ligjeve), në cilësinë e komisionit përgjegjës, mori në shqyrtim dhe miratoi dy projektligje pjesë e paketës së reformës në drejtësi dhe më konkretisht projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” (http://parlament.al/News/Index/8515).

Këto ligje rezultojnë se janë rishikuar në kuadër të tre vendimeve të dhëna nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka shfuqizuar tërësisht kapitullin që ka të bëjë me masat disiplinore në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nr.96/2016 si dhe ka shfuqizuar disa nene në ligjin “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. Referuar njoftimit të bërë publik në faqen e Kuvendit, pasi Këshilli për Legjislacionin ka marë në shqyrtim këto dy projektligje rezulton se në mbledhjen e dt. 15 Korrik 2019, anëtarët e Komisionit të Ligjeve kanë miratuar në parim dhe nen për nen të dyja këto projektligje.
Për të dyja këto projektligje nuk rezulton të jetë zhvilluar konsultim publik me shoqërinë civile dhe as grupet e interesit.

Konkretisht, referuar faqes zyrtare të Kuvendit, rezulton se projektligji për ndryshimet në ligjin nr.96/2016 është depozituar me nismën e pesë deputetëve vetëm dy javë më parë, përkatësisht në dt.1 Korrik 2019. Sipas relacionit shoqërues të tij, ky projektligj është produkt i punës dhe diskutimeve të përbashkëta ndërmjet ekspertëve të caktuar nga Këshilli për Legjislacionin, ekspertët e Misionit Euralius dhe përfaqësuesve të Kuvendit. Në relacion nuk përmendet konsultimi as me grupet e interesit (gjyqtarë, prokurorë, shoqata prokurorësh apo gjyqtarësh) dhe as me aktorët e shoqërisë civile. Relacioni shoqërues i këtij projektligji gjendet i publikuar në linkun:
http://parlament.al/Files/ProjektLigje/20190704121133relacioni%20me%20shtese.pdf

Gjithashtu, edhe ndryshimet në ligjin nr.115/2016 për organet e qeverisjes së drejtësisë rezultojnë se janë depozituar me nismën e të njëjtëve deputetë (pesë deputetëve) vetëm dy javë më parë, përkatësisht në dt.1 Korrik 2019. Edhe për këtë projektligj, në relacionin shoqërues evidentohet se ai është produkt i punës dhe diskutimeve të përbashkëta ndërmjet ekspertëve të caktuar nga Këshilli për Legjislacionin, ekspertët e Misionit Euralius dhe të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në relacion nuk përmendet konsultimi as me grupet e interesit (gjyqtarë, prokurorë, shoqata prokurorësh/gjyqtarësh, ) dhe as me aktorët e shoqërisë civile. Relacioni shoqërues i këtij projektligji gjendet i publikuar në linkun:
https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20190704122112relacioni%20me%20shtese.pdf

Përpara se deputetët të ndërmerrnin dy nismat propozuese, në relacionet shoqëruese të tyre është evidentuar fakti se Këshilli për Legjislacionin ka zhvilluar 7 mbledhje, përkatësisht në datat 19.1.2018, 30.1.2018, 6.2.2018, 13.2.2018, 27.2.2018, 14.5.2019 dhe 28.6.2019. Në këto mbledhje janë marrë në shqyrtim tre vendimet e Gjykates Kushtetuese qe kane krijuar vakum ligjor në paketën e ligjeve të reformës në drejtësi por në asnjë prej këtyre mbledhjeve nuk rezulton të jenë ftuar përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe as grupeve të interesit.

Nga këto 7 mbledhje të zhvilluara, rezulton se në faqen zyrtare të Kuvendit është publikuar procesverbali për vetëm një mbledhje të këtij Këshilli, konkretisht të dt. 27 Shkurt 2018. Por në rendin e ditës së këtij procesverbali si dhe në përmbajtjen e fjalimeve të transkriptuara në të, nuk rezulton të ketë patur diskutime për shqyrtimin e ndryshimeve në dy projektligjet e propozuara. Në këtë procesverbal rezulton se objekti i mbledhjejes së Këshillit të Legjislacionit ka qenë vijimi i procedurës së shqyrtimit të projektligjit “Për një ndryshim në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar. Për më shumë informacion mund të lexoni:
https://www.parlament.al/Procesverbale
https://www.parlament.al/Files/Procesverbale/Procesverbal-date-27.2.2018-1.pdf
Sa më sipër, dëshiroj të evidentoj se sikurse dihet, procesi i hartimit të reformës në drejtësi i nisur në fund të vitit 2014 dhe që zgjati afro 2 vjet (amendamentet kushtetuese dhe ligjet organike) vlerësohet se është realizuar me përfshirjen e të gjitha forcave politike, ekspertëve juristë të fushës, shoqërisë civile, jetës akademike dhe grupeve të tjera të interesit. Është mëse e kuptueshme dhe e domosdoshme që çdo ndryshim që do të propozohej më pas në këtë paketë do duhej të konsultohej gjithashtu gjerësisht me të gjithë këta aktorë, aq më tepër kur këto ndryshime diktohen nga vendime të Gjykatës Kushtetuese që shfuqizojnë dispozita të caktuara.

Pavarësisht nevojës imediate që paraqiste prej kohësh plotësimi i këtij vakumi ligjor në dy prej ligjeve organike të paketës së reformës në drejtësi, çka krijoji ngërçe për funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë, kjo nuk e justifikon aspak kalimin e kësaj pakete ligjore pa konsultim publik. Argument për këtë është edhe fakti se, në vetë relacionet shoqëruese të projektligjeve evidentohet se diskutimi për to ka filluar relativisht herët, prej gati një viti e gjysëm në Këshillin e Legjislacionit. Mospublikimi i procesverbaleve të këtij Këshilli në faqen e Kuvendit përbën një mungesë transparence nga ky institucion për një paketë ligjore kaq të rëndësishme për sistemin e drejtësisë dhe interesin publik.

Kalimi i këtyre projektligjeve me nxitim, duke i miratuar në parim dhe nen për nen, pa konsultim real dhe efektiv, në një prej Komisioneve më të rëndësishme parlamentare, atë të Ligjeve përbën gjithashtu regres në drejtim të standarteve të konsultimit publik. Konsultimi publik i kësaj pakete ligjore ishte jo vetëm i nevojshëm për vetë rëndësinë që ato kanë por gjithashtu ishte i domosdoshëm. Për më tepër, zbatimi i legjislacionit tonë në fuqi për njoftimin dhe konsultimin publik është një detyrim ligjor për të gjitha organet publike që janë kompetente për të hartuar dhe miratuar nisma legjislative, përfshi këtu edhe Kuvendin dhe organet parlamentare. Kjo do të mundësonte jo vetëm hartimin e një legjislacioni më cilësor por gjithashtu një mbrojtje më të mirë ligjore të të drejtave dhe interesave të grupeve të prekura potencialisht.

  • Tweet

What you can read next

Deklaratë për shtyp: Ngushëllime për largimin nga jeta të akademikut dhe themeluesit / ish drejtuesit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit
KSHH çon në kushtetuese Dekriminalizimin, Skëndaj: Të votojnë të dënuarit
DISA MENDIME DHE SUGJERIME TË KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10192, DT. 03.12.2009 “PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT DHE KORRUPSIONIT NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË”, I NDRYSHUAR

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit