TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • PJESËMARRJE E ULËT NË GARËN PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË
14/07/2025
0
Friday, 22 September 2017 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp, Gjyqesori - Deklarata & Njoftime
PJESËMARRJE E ULËT NË GARËN PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), më datë 20 shtator 2017 monitoroi mbledhjen e posaçme të drejtuesve të Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP).

Gjatë këtij monitorimi u konstatua se përfaqësuesit e IAL-ve dhe të Shkollës së Magjistraturës respektuan nenin 48 e vijues, si dhe nenin 146 e vijues të Ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ku bëhet fjalë për procedurën e thirrjes së mbledhjes, kuorimit të nevojshëm, procesit të votimit dhe numërimit të votave, si dhe shpalljes së rezultatit të kandidatëve për KLGJ dhe KLP, nga rradhët e pedagogëve.

Medias, organizmave ndërkombëtare dhe organizatave të shoqërisë civile  vendase  (në rastin konkret KShH-së), iu krijuan të gjitha mundësitë dhe kushtet e vëzhgimit dhe monitorimit të krejt procedurës ligjore që u zbatua.

Vlen të përmendet gjithashtu se përfaqësuesit e IAL-ve, të pranishëm në këtë mbledhje, u treguan proaktivë gjatë procesit dëgjimor të çdo kandidati, ku spikatën pyetjet për të evidentuar integritetin moral të kandidatëve.

Por, pavarësisht nga ato që përmendëm më lart, tërhoqi vëmendjen fakti se, numri i kandidatëve të propozuar nga IAL-të dhe që paraqitën platformat e tyre përpara Mbledhjes së Posaçme, ishte shumë i paktë në raport me numrin që parashikojnë nenet 36 dhe 134, të këtij ligji. 

KShH mendon se për të mundësuar një nivel më të lartë konkurrueshmërie në radhët e kandidatëve për anëtar të KLGJ dhe KLP që përfaqësojnë trupën pedagogjike në Fakultetet e Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistraturës, është e nevojshme të rishikohen në të ardhmen dispozitat përkatëse të ligjit nr.115/2016 që parashikojnë kuotat dhe formulën e përzgjedhjes së këtyre kandidatëve.

  • Tweet

What you can read next

DEKLARATË PËR SHTYP- MOSEKZEKUTIMI I URDHËRIT PËR LIRIMIN E SHTETASIT XH.K, CËNIM I STANDARDEVE TË TË DREJTAVE DHE LIRIVE THEMELORE QË ÇON NË BURGIM TË PADREJTË
Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Luan Kondi
KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR PËR ORGANIZMIN E NJË KONFERENCË ME RASTIN E 31 VJETORIT TË KSHH

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR NË GOLEM/DURRËS I CILI OFRON AKOMODIM, SALLË MBLEDHJESH SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE VAKTE FULL-BOARD PËR 1 NATË (CHECK IN 23.07.2025 DHE CHECK OUT 24.07.2025)

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • NJOFTIM PËR SHTYP-MBI RAPORTET E MONITORIMIT TË ORGANEVE TË QEVERISJES SË DREJTËSISË

    Tre organët më të rëndësishme të qeverisjes së ...
  • KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR QË OFRON SALLË PËR MBLEDHJE, PUSHIM KAFEJE DHE DREKË PËR (+/-) 25 PJESËMARRËS PËR ZHVILLIMIN E PLATFORMËS SË DIALOGIMIT DATË 3 KORRIK 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit