Drejt një dialogu më të madh ndërkulturor, ndërbesimtar dhe ndërfetar në Ballkanin Perëndimor
“Nënprojekt i projektit “Forcimi i bashkëpunimit të shoqërisë civile në rajonin e OSBE: Përparimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut – Zgjerimi i ndikimit, qëndrueshmërisë dhe aftësisë vepruese”.
Mbështetur financiarisht nga: DRA, Civic Solidarity Platform dhe Zyra Federale e Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.
Qëllimi i këtij projekti është të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve lidhur me problemet e tolerancës fetare dhe bashkëveprimit ndërbesimtar në Ballkanin Perëndimor dhe të promovojë shembullin e mirë të tolerancës fetare dhe dhe bashkëveprimit ndërbesimtar të Shqipërisë në vendet e rajonit.
Kohëzgjatja e projektit: Tetor 2020 – Shtator 2021
Objektivat specifikë të projektit janë:
a) Rritja e ndërgjegjësimit midis të rinjve në rajon lidhur me tolerancën fetare dhe bashkëpunimin ndërfetar për ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme dhe një kohezion më të madh shoqëror në Ballkanin Perëndimor.
b) Promovimi i tolerancës fetare dhe të shkëmbimi i përvojës lidhur me bashkëpunimin ndërfetar, duke përdorur praktikën e Shqipërisë si frymëzim për veprime të mëtejshme në vendet respektive të Ballkanit Perëndimor për një qëndrueshmëri dhe kohezion më të madh shoqëror.
Rezultatet:
Gjatë zbatimit të këtij projekti, KShH përmbushi rezultatet sasiore të mëposhtme:
a) Realizimi i një Webinari online me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komuniteteve fetare në Shqipëri, të organizatave partnerve në rajon dhe të rreth 70 të rinjve nga rajoni.
b) Përzgjedhja e 1 eksperti ligjor për të përgatitur metodologjinë që u përdor gjatë fushatës sensibilizuese online.
c) Përzgjedhja e 1 eksperti për krijimin dhe editimin e videos së destinuar për shpërndarje online dhe një ekspert i medias.
d) Përzgjedhja e 2 ekspertëve për përkthimin e videos nga gjuha serbe dhe ajo e Maqedonisë së Veriut.
e) Prodhimi dhe shpërndarja e një videoje me qëllin sensibilizimin e publikut, në të cilën u angazhuan 6 të rinj nga shtetet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia), të cilët kanë ndarë idetë e tyre në favor të tolerancës fetare në rajon.
f) Zhvillimi i një fushate sensibilizuese online për rritjen e ndërgjegjësit të qytetarëve.
g) 35 të rinj nga 6 vende të rajonit morën pjesë në shkollën verore.
h) Angazhimi i 2 ekspertëve kombëtarë dhe 2 ekspertëve ndërkombëtarë për trajtimin e tematikave të shkollës verore
i) Përfshirja 2 facilitatorëve për organizimin e eventit si dhe prodhimin e produkteve konkrete nga ana e pjesëmarrësve
j) Shkrimi dhe shpërndarja e 4 artikujve nga pjesëmarrësit e shkollës verore me tematikën
“Toleranca fetare, një trashëgimi për t’u festuar”.
k) Krijimi, editimi dhe shpërndarja online e 4 podcasteve me tematikë tolerancën ndërfetare si dhe promovimin e bashkëjetesës midis feve në Shqipëri.
l) Intervistimi i 2 përfaqësuesve të komuniteteve fetare në Shqipëri, me qëllim promovimin e shembullit të bashkëjetesës fetare në Shqipëri.
m) Në Shtator-Tetor 2021 pritet të realizohet një Konferencë Rajonale e Nivelit të Lartë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komuniteteve fetare, akademikëve, politikanëve, organizatave të shoqërisë civile, të rinjve dhe media.
- CATEGORY
- TAGS