Drejt një mjedisi të sigurt, stimulues dhe rehabilitues në burgje, për fëmijët dhe të miturit në konflikt me ligjin në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Mbështetur nëpërmjet Programit MATRA, Ministria Hollandeze e Punëve të Jashtme

Zhvillluar në bashkëpunim me Komitetin Hollandez të Helsinkit dhe Agjencinë Hollandeze të Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale

Periudha e zbatimit të projektit: Gusht 2017 – Korrik 2022

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është dhënia e kontributit në reformën e sistemit të burgjeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni duke përmirësuar mundësitë e të burgosurve të mitur për t’u riintegruar me sukses në shoqëri nëpërmjet prezantimit të metodave të reja të punës për personelin.

Projekti përbehet nga katër komponentë

  1. COPOSO – mësimi i aftësive jetësore përmes përfshirjes së aktiviteteve krijuese dhe sportive nga mësuesit e ëorkshopeve lokale
  2. YouTurn/ToPs – trajnimi i stafit në IEVP Kavajë për të ndihmuar të miturit të mësojnë aftësi të caktuara shoqërore dhe të të menduarit
  3. Social Climate Tool – matja e klimës së jetesës, mësimit dhe punës në IEVP Kavajë për stafin dhe të miturit përmes studentëve dhe profesorëve të Universitetit të Tiranës, të trajnuar nga ekspertë të Universitetit Leiden
  4. Asistencë në zhvillimin e një kurrikule trajnimi për personelin që punon me të miturit dhe mbështetje në krijimin e një institucioni të ri gjysëm të hapur

Rezultatet të cilat synohet të arrihen nëpërmjet ndërmarrjes së aktiviteteve të ndryshme janë:

  1. Metodat e krijuara YouTurn janë përdorur për të trajnuar 10 zyrtarë të burgjeve në mënyrë që të arrihet një mjedis më miqësor, social dhe mirëkuptues në sistemin e burgjeve për të mitur në përputhje me modelin holandez
  2. 15 të mitur kanë marrë pjesë në ëorkshopet e realizuara nga Caritas dhe Ortek në Institutin për të Mitur, Kavajë, me qëllim që të krijojnë një sërë aftësish që ata do të jenë në gjendje t’i përdorin në të ardhmen
  3. Katër mësuesë workshopesh janë trajnuar në mënyra novatore për të prodhuar materiale video me qëllim krijimin e një metodike të qëndrueshme për ndjekjen e workshopeve
  4. Tre zyrtarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të vijojnë të trajnohen nga ekspertë hollandezë mbi mënyrat për të krijuar një mjedis më miqësor ndaj fëmijëve
  5. Ministria e Drejtësisë do të ndihmohet në krijimin e një sistemi të ri penitenciar gjysmë të hapur për të miturit
  6. 15-20 studentë do të trajnohen për të kryer Matje të Klimës brenda sistemit penitenciar për të mitur, me qëllim që të fitojnë njohuri mbi gjendjen aktuale të sistemit dhe mbi problemet e mundshme që duhet të trajtohen.
  • CATEGORY
  • TAGS