Konsolidimi i Qëndrueshmërisë Komunitare ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm duke fuqizuar Rininë
Mbështetur nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri
Kohëzgjatja e projektit: Tetor 2020 – Tetor 2021
Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në një qëndrueshmëri më të madhe të komunitetit ndaj ekstremizmit të dhunshëm duke inkurajuar aktivizmin e të rinjve dhe bashkëpunimin e tyre me komunitetin dhe institucionet lokale.
Objektivat e posaçëm të nismës janë:
- Rritja e njohurive të të rinjve mbi ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizimin, me një fokus të veçantë tek të rinjtë në zonat rurale;
- Aktivizimi dhe fuqizimi i nxënësve në “Qeverinë e Nxënësve” dhe demokratizimi i mëtejshëm i bordeve, në mënyrë që të rritet qëndrueshmëria e tyre ndaj ekstremizmit të dhunshëm deri në radikalizim;
- Forcimi i kapaciteteve të “Qeverisë së Nxënësve” për të organizuar veprimtari të bazuara në komunitet dhe për të ndërvepruar me komunitetin dhe institucionet
Rezultatet:
Gjatë zbatimit të këtij projekti, KShH synon të përmbushë rezultatet e mëposhtme:
- 5 “Talk Show” do të realizohen me nxënës nga 5 shkolla të mesme në zonat rurale;
- 300 nxënës të shkollave të mesme do të informohen dhe ndërgjegjësohen mbi njohuritë bazë për ekstremizmin e dhunshëm;
- Do të nxitet përdorimi i platformave inovative të të mësuarit në internet të përshtatshme për të rinjtë;
- Do të prodhohet 1 spot video me mesazhe që promovojnë vlera nga të rinjtë e komunitetit;
- 1 raport vlerësimi do të draftohet mbi funksionalitetin e Qeverive të Nxënësve;
- Rekomandime dhe sugjerime do të adresohen për shkollat e mesme dhe Ministrinë e Arsimit për të përmirësuar demokracinë e brendshme, performancën dhe efikasitetin e Qeverive të Nxënësve;
- Kapacitetet e Qeverive të Nxënësve do të forcohen në njohjen e ekstremizmit të dhunshëm dhe të planifikimit dhe menaxhimit të veprimtarive;
- Deri në 30 përfaqësues të Qeverive të Nxënësve do të kenë njohuri më të mira mbi ekstremizmin e dhunshëm;
- 2 module mbi organizimin e veprimtarive të bazuara në komunitet do të hartohen për t’u përdorur nga Qeveritë e Nxënësve;
- 3 aktivitete pilot jashtë-kurrikulare të nxënësve për t’u zbatuar nga ata në komunitetet e tyre do të mbështeten financiarisht;
- Rreth 3000 nxënës dhe anëtarët e komunitetit do të përfitojnë drejtpërdrejt nga këto 3 aktivitete arsimore;
- Do të ofrohet mbështetje e vazhdueshme për nxënësit për të organizuar aktivitete pilot të bazuara në komunitet
- CATEGORY
- TAGS