Kontribut për një respektim më të mirë të të drejtave të azilkërkuesve dhe refugjatëve në Shqipëri

Gusht 2016 – Tetor 2017

Për të kontribuar si një aktor i shoqërisë civile, për implementimin e kornizës së re ligjore dhe strategjive në fushën e emigracionit dhe personave të kthyer, në kuadrin e kornizave ligjore, me miratimin e disa ligjeve ku sanksionohet gjendja e emigrantëve, refugjatëve, azil kërkuesëve dhe shtetasve të tjerë të vendeve të treta, të tilla si “Ligji për të Huajt” në vitin 2013 dhe “Ligjin për azilin” në vitin 2014, KShH-ja ka filluar këtë vit, iniciativën më të re me zbatimin e projektit “Kontribut për një respektim më të mirë të të drejtave të azilkërkuesve dhe refugjatëve në Shqipëri”.

Objektivat e këtij projekti janë:

Rritja e kapaciteteve të organizatave “whatch dog” (monitoruese) dhe Avokatit të Popullit, në monitorimin e të drejtave të azilkërkuesve dhe emigrantëve, në pikat e kalimit kufitar dhe institucionet e veçanta në Shqipëri, në përputhje me standardet e përcaktuara Ndërkombëtare dhe Kombëtare të legjislacionit dhe praktikave më të mira.

Rritjen e ndërgjegjësimit dhe të përgjegjësisë shtetërore  të institucioneve, OJF-ve, Mediave dhe opinionit publik në lidhje me çështjet dhe problematikat me të cilat përballen azilkërkuesit dhe emigrantët në Shqipëri.

Forcimin e bashkëpunimit dhe efektivitetit, midis institucioneve përgjegjëse shtetërore, OJF-ve dhe Avokatit të Popullit, për një përmirësim të mundshëm të shkeljeve të të drejtave të azilkërkuesve dhe emigrantëve në Shqipëri.

Përmirësimin e praktikave ligjore dhe institucionale për trajtimin e azilkërkuesve dhe refugjatëve në përputhje me praktikat më të mira dhe të “acquis communitariae”.

KShH, ka për qëllim të ndërgjegjësojë opinionin publik dhe të gjithë aktorët përkatës, në lidhje me të drejtat e azilkërkuesve dhe refugjatëve në Shqipëri, nëpërmjet reagimeve publike si deklarata për shtyp, artikuj në median e shkruar, mediave sociale, faqen KShH, etj…

  • CATEGORY
  • TAGS