Lënia e së kaluarës pas: Rritja e qëndrueshmërisë ndaj ekstremizmit të dhunshëm përmes mbështetjes dhe edukimit

Objektivi i përgjithshëm:

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të ndryshojë pikëpamjet dhe sjelljet e dhunshme ekstremiste të luftëtarëve të huaj terroristë të rikthyer dhe familjeve të tyre, përmes shkëputjes dhe deradikalizimit, duke ofruar një strukturë mbështetëse gjithëpërfshirëse për të mundësuar riintegrimin në shoqëri dhe promovimin e narrativave alternative.

Zonat ku zbatohet projekti:

Cerrik, Bulqizë, Librazhd, Elbasan, Pogradec, Tiranë, Vlorë dhe Shkodër

Rezultatet e pritshme:

  • Rritja e kohezionit të komunitetit për pranimin dhe mirëpritjen e luftëtarëve të huaj të kthyer në familjet e tyre.
  • Sigurimi i aksesit të rregullt në mbështetje psiko-sociale dhe këshillim në disa nivele, fizikisht ose në distance për të kthyerit brenda dhe jashtë sistemit të burgjeve.
  • Rritja e aftësive të luftëtarëve të huaj të kthyer dhe familjet e tyre për t’u integruar përsëri në tregun e punës dhe në shoqëri.

Aktivitetet në kuadër të projektit:  

Në kuadër të kësaj nisme, KShH do të realizojë një ndërhyrje në dy drejtime kryesore:

Së pari, KShH do të përdorë ekspertizën dhe eksperiencën e gjatë të bashkëpunimit me sistemin penitenciar për të adresuar nevojat që lidhen me menaxhimin e rasteve të të dënuarve për vepra penale lidhur me ekstremizmin e dhunshëm, si dhe për parandalimin e radikalizimit të të dënuarve të tjerë. Në këtë drejtim, KShH do të realizojë rishikimin e Udhëzuesit administrativ për menaxhimin dhe parandalimin e radikalizmit që çon në ekstremizëm të dhunshëm, i cili është hartuar më parë nga ekspertë të KShH-së në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Ky protokoll do të përdoret gjithashtu gjatë 4 trajnimeve që KShH do të realizojë me punonjësit e sistemit të burgjeve. Për të vlerësuar efiçensën e përdorimit të protokollit, KShH do të vijojë takimet dhe bashkëpunimin me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve edhe pas mbarimit të kësaj nisme.

Së dyti, KShH do të realizojë një analizë të kuadrit ligjor lidhur me ekstremizmin e dhunshëm dhe radikalizmin, duke përfshirë gjithashtu edhe praktikat më të mira të legjislacionit dhe politikave të vendeve të rajonit që mund të kontribuojnë për ndërhyrje potenciale apo ndryshime që do t’i propozohen Kuvendit të Shqipërisë. Kjo analizë do të kryhet në bashkëpunim edhe me ekspertë nga vendet e Ballkanit Perendimor dhe do të prezantohet në një konferencë të përbashkët me Linjën e Këshillimit për Gra dhe Vajza, ku do të adresohen edhe rekomandimet ndaj institucioneve relevante si pjesë e lobimit dhe advokimit në kuadër të kësaj nisme.

  • CATEGORY
  • TAGS