“Monitorimi i të drejtave të njeriut në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet fuqizimit të mbrojtësve lokalë të të drejtave të njeriut (HRD) përmes sesioneve të punës, misioneve të përbashkëta të monitorimit dhe mbledhjes së të dhënave fillestare”

Mbështetur financiarisht nga Qeveria Kanadeze.

Kohëzgjatja e projektit: Gusht 2022- Shkurt 2024

Qëllimi i këtij projekti është fuqizimi i mbrojtësve lokalë të të drejtave të njeriut për të vëzhguar dhe raportuar mbi situatën aktuale të të drejtave të njeriut në Shqipëri, si dhe për të adresuar publikisht vlerësimin e tyre mbi matjen e gjendjes  aktuale të të drejtave të njeriut në vendin tonë gjatë periudhës së zbatimit të kësaj iniciative.

Objektivat specifik të këëtij projekti janë:

 Gjatë zbatimit të këtij projekti KShH synon të realizojë aktivitetet e mëposhtme:

  1. Një fushatë ndërgjegjësimi dhe informimi në lidhje me Rishikimin Periodik Universal në kuadër të detyrimeve që rrjedhin nga anëtarësia e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, e cila do të shtrihet online
  2. 3 trajnime me mbrojtës të të drejtave të njeriut në vend në lidhje me përdorimin e mekanizmit të Rishikimit Periodik Universal për të përcjellë raste të shkeljeve të të drejtave të njeriut në vend;
  3. Zhvillimi i mjeteve të monitorimit për të përmirësuar vlerësimin aktual dhe për të siguruar në mënyrë sistematike adresimin e  rekomandimeve ndaj organeve të Traktatit të Kombeve të Bashkuara;
  4. Realizimi i 15 misioneve të monitorimi dhe publikimi i raporteve përkatëse mbi respektimin e të drejtave të njeriut në vend;
  5. Realizimi i Barometrit Kombëtar për vlerësimin e respetimit të 9 kategorive të të drejtave të njeriut, si ; Standart jete dinjitoz (p.sh kushtet e strehimit, standardet minimale të jetesës etj); E drejta e punës (duke u përqëndruar tek respektimi i kushteve të punës në sektorë si: fasoneritë, call centers, minierat dhe mediat); E drejta e pronës (përqëndruar tek kompensimi dhe rikthimi i saj); E drejta për jetë të sigurt dhe kufizimi i ligjshëm i lirisë , (me në fokus tek siguriaënë burgje ose institucionet e mbyllura; garantimi i sigurisë në komunitet etj); E drejta për pjesëmarrje në jetë publike dhe konsultimi publik (p.sh. proceset e vendimmarrjes, e drejta e votës); E drejta e aksesit në drejtësi (në fokus grupet e margjinalizuara); E drejta e barazisë dhe mosdiskriminimit (me në fokus minoritetet, fëmijët, LGBTIQA+ dhe gratë); E drejta për ujë të pastër e të pijshëm (me në fokus tek zonat rurale); E drejta për akses në edukim dhe arsim cilësor (me në fokus tek zonat rurale).
  6. 5 tryeza konsultimi me aktorë institucionalë dhe grupe interesi për konsultimin e raporteve të monitorimit;
  7. Realizimi dhe publikimi i një raporti hije për situatën e të drejtave të njeriut drejtuar Këshillit të të Drejtave të Njeriut pranë Kombeve të Bashkuara për Rishikimin Periodik Universal.
  • CATEGORY
  • TAGS