Unë marr pjesë! Zëri im, vota ime vlen

Mbështetur nga Komisioni Europian

Kohëzgjatja e projektit: Mars 2020 – Mars 2022

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është fuqizimi i qytetarëve dhe shoqërisë civile për t’u angazhuar në promovimin, advokimin dhe monitorimin e proceseve demokratike, me fokus të veçantë proceset elektorale.

Nëpërmjet zbatimit të kësaj nisme, synojmë të arrijmë objektiva të posaçëm si:

  1. Rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset demokratike dhe garantimi i një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm nëpërmjet monitorimit të Zgjedhjeve Parlamentare në Shqipëri
  2. Amendimi i kornizës rregulluese mbi aktorët politikë me fokus në partitë politike si një mekanizëm i fuqishëm për rritjen e përfaqësimit demokratik në Shqipëri.
  3. Fuqizimi i organizatave lokale të shoqërisë civile për të promovuar proceset demokratike të bazuara në komunitet dhe përfshirjen e qytetarëve për të garantuar integritetin e zgjedhjeve dhe transparencës

Rezultatet të cilat synohen të arrihen nëpërmjet ndërmarrjes së aktiviteve të ndryshme janë:

  1. Janë organizuar 9 forume publike me studentë të universiteteve publike dhe private, si dhe nxënës të shkollave të mesme;
  2. Njohuritë e të paktën 220 studentëve/nxënësve/mësuesve do të rriten, duke passjellë rritjen e rolit të tyre në proceset vendimmarrëse;, do jenë më të pranishëm në proceset vendimmarrëse;
  3. 3 Dokumente Politikash u hartuan nga ekspertë të fushës dhe u shpërndanë gjërësisht me publikun;
  4. Janë organizuar 3 punëtori me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, me qëllim rritjen e kapaciteteve për pjesëmarrje, promovim dhe ndikim në proceset politike;
  5. 75 përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë më të informuar dhe më të ndërgjegjësuar mbi aspekte të ndryshme të përfshirjes së shoqërisë civile në proceset demokratike;
  6. 5 deklarata për shtyp janë bërë publike, me qëllim ndërgjegjësimin e publikut mbi çështje kritike që kanë lindur gjatë zbatimit të nismës;
  7. Janë draftuar dhe shpërndarë 5 infografikë dhe 2 video të shkurtra për të promovuar angazhimin politik të të rinjve dhe segmenteve të tjera të shoqërisë;
  8. 1 faqe e dedikuar në internet u krijua për të edukuar dhe rritur angazhimin e qytetarëve për të marrë pjesë në proceset politike;
  9. Procesi zgjedhor parlamentar u monitorua në 9 Bashki të vendit nga vëzhguesit dhe korrespondentët e KShH-së;
  10. 150 vëzhgues afatgjatë dhe afatshkurtër u përzgjodhën nëpërmjet një procesi transparent dhe u akredituan pranë KQZ-së;
  11. Vëzhguesit e përzgjedhur u trajnuan në sesione që zgjatën 3 ditë, nga stafi i KShH dhe ekspertë të njohur;
  12. Të paktën 200 qendra votimi u monitoruan gjatë procesit zgjedhor;
  13. Të paktën 18 vende të numërimit të votave u monitoruan;
  14. 1 metodologji monitorimi u draftua nga ekspertë të angazhuar, me synim lehtësimin e procesit të grumbullimit dhe raportimit të të dhënave nga ana e vëzhguesve të akredituar;
  15. 1 konferencë për shtyp u organizua brenda 24 orëve nga momenti i mbylljes së procesit të votimit, duke informuar publikun në kohë reale mbi gjetjet paraprake;
  16. 1 raport i ndërmjetëm për periudhën parazgjedhore u publikua elektronikisht brenda 48 orëve nga përfundimi i monitorimit të procesit të votimit, në gjuhën shqip dhe anglisht;
  17. 1 raport përfundimtar mbi gjetjet, shkeljet e mundshme të të drejtës së votës, përfundime dhe sugjerime është publikuar elektronikisht në gjuhën shqip dhe
  18. 4 organizata lokale të shoqërisë civile në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër janë mbështetur nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me qëllim rritjen e kapaciteteve të organizatave lokale në përfshirjen e komuniteteve në proceset demokratike;
  19. Nëpërmjet mbështetjes së KShH ndaj organizatave lokale të shoqërisë civile, është lehtësuar dhe rritur pjesëmarrja e të rinjve, minoriteteve, personave me aftësi ndryshe, në procesin zgjedhor
  • CATEGORY
  • TAGS