Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në kuadër të nismës “Monitorimi i të drejtave dhe lirive themelore gjatë pandemisë globale Covid-19 dhe forcimi i shoqërisë civile në Shqipëri”, mbështetur financiarisht nga the Balkan Trust for Democracy dhe USAID, synon të zhvillojë një vlerësim të ndikimit të kufizimeve të kryera mbi disa prej të drejtave e lirive themelore të njeriut përgjatë periudhës së pandemisë Covid-19.
Ky pyetësor përqëndrohet specifikisht në plotësimin e një sërë pyetjesh të lidhura me të drejtën për arsimin e lartë, nën ndikimin e kushteve të pandemisë Covid-19 gjatë vitit akademik 2020-2021.
Ky pyetësor është krejtësisht anonim dhe do të përdoret vetëm për qëllime studimore në kuadër të nismës. KShH vlerëson si shumë të rëndësishëm mendimin tuaj, prandaj ju fton të plotësoni këtë pyetësor. Të dhënat e përpiluara do të përdoren për të prodhuar një studim kërkimor, të parin e llojit të tij në Shqipëri, i cili do të përqëndrohet mbi të drejtat e njeriut gjatë periudhës së pandemisë.