TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Qytetarët, rol kyç në sinjalizimin e precedentëve penalë (nëse ka) të kandidatëve për kryetarë Bashkie si dhe rasteve të shpërdorimit të burimeve shtetërore
20/03/2023
0
Thursday, 10 February 2022 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp
Qytetarët, rol kyç në sinjalizimin e precedentëve penalë (nëse ka) të kandidatëve për kryetarë Bashkie si dhe rasteve të shpërdorimit të burimeve shtetërore

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) është duke ngritur ekipin e vëzhguesve që do të angazhohen në monitorimin e dy prej gjashtë Bashkive, ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme për Kryetar Bashkie, përkatësisht në Dibër dhe Vorë.

Edhe 24 ditë na ndajnë nga zgjedhjet e pjesshme vendore, ndërkohë që ditëm e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve komunikoi përfundimin e afatit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidimit, i cili është respektuar nga 4 subjekte zgjedhore, të cilat në total kanë propozuar 20 kandidatura për kryetar bashkie.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke verifikuar dokumentacionin, si dhe pastërtinë e figurës për kandidatët. Duke qenë se afatet e verifikimit që kryen KQZ janë të ngushta, KShH i bën thirrje ndërgjegjësuese të gjithë zgjedhësve në 6 Bashkitë e Vendit si dhe publikut të gjerë, të njihen me formularët e kandidatëve të publikuar në faqen zyrtare të internetit të KQZ-së. Kushdo që ka informacion për aspekte që lidhen me mungesën e integritetit si rezultat i procedimeve penale apo vendimeve penale të dënimit ndaj tyre (brenda apo jashtë vendit), mund t’i sinjalizojë ato pranë KQZ-së.

Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, u vërejt se indiciet që kanë nxitur KQZ-në për të kërkuar verifikim të thelluar nga Prokuroria e Përgjithshme kanë qenë të dhënat e dokumentuara nga vetë subjektet në formularët e tyre të dekriminalizimit. Mgjth, kontributi që vetë zgjedhësit mund të japin sa i takon pastërtisë së kandidaturave është ndihmues dhe parandalon zgjedhjen e kryetarëve që mund të kenë probleme me ligjin e dekriminalizimit. Vlen të theksohet që një pjesë e kryetarëve të Bashkive ku po zhvillohen këto zgjedhje përfunduan mandatin e tyre pikërisht si rezultat i pengesave të ndalimit të kandidimit, të zbuluara pasi u zgjodhën në këtë funksion. Do të ishte e patolerueshme përsëritja e të njëjtës situatë, pasi kostot për zhvillimin e zgjedhjeve janë të konsiderueshme dhe ato rëndojnë tek takspaguesit shqiptarë. Ndaj detyrimi për sinjalizimin merr një rëndësi të veçantë për të parandaluar raste të tilla.

Me ligj është ndaluar përdorimi i burimeve njerëzore për qëllime elektorale (Neni 3 i Kodit Zgjedhor). Ligji ndalon dhe ndëshkon ashpër shitblerjen e votës. Praktika e zgjedhjeve të kaluara ka evidentuar problematika në këtë drejtim. Ndaj, është detyrë e çdo shtetasi që ka dijeni t’i sinjalizojë ato në mënyrë sa më të plotë, qoftë edhe anonime (por që ka të dhëna të mjaftueshme për verifikime të mëtejshme) pranë KQZ-së.

Listat e zgjedhësve raportohen se janë përditësuar, por nuk përjashtohen mungesat dhe pasaktësitë. Është e drejta e zgjedhësve të kërkojnë ndryshimet përkatëse në këto lista dhe të njihen dhe me qendrën ku ata do të votojnë. Zgjedhësi duhet t’i kushtojë gjithashtu vëmendje vlefshmërisë së dokumentit biometrik të identifikimit, pasi pajisja me këtë dokument të vlefshëm është detyrim për të ushtruar të drejtën e votës sipas Kodit Zgjedhor.

  • Tweet

What you can read next

Siguri për Qëniet Njerëzore dhe Kufinjtë – Lufta Kundër Trafikimit të Migrantëve në Ballkanin Perëndimor
Projektligjet të diskutohen në mënyrë gjithëpërfshirëse
Njoftim për organizimin dhe veprimtarinë e Lojërave të Fatit në vendin tonë

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit