TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • REAGIM PUBLIK – Kthimi i Opinionit Miqësor të OJF-ve, regres në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese
11/07/2025
0
Tuesday, 30 January 2024 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp

REAGIM PUBLIK – Kthimi i Opinionit Miqësor të OJF-ve, regres në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) së bashku me 31 organizata vendase, rajonale dhe Evropiane, më dt. 17.12.2023 paraqiti pranë Gjykatës Kushtetuese (GJK), një amicus curiae, (opinion miqësor) në interes të gjykimit kushtetues mbi Protokollin ndërmjet Qeverisë së Republikës Italiane dhe Këshillit të Ministrave të RSH “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit”. 

KShH u njoh me shkresën që mban datën 24.01.2024 të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës evidentohet se Gjykata kërkon kryesisht (ex officio) opinione të kësaj natyre nga Gjykata e Strasburgut (GJEDNJ) mbi çështje që prekin të drejtat dhe liritë e parashikuar në KEDNJ, nga Komisioni i Venecias ose nga organizma të tjerë. Gjithashtu, një tjetër formë për marrjen e opinionit miqësor është nëpërmjet kërkesës së palëve në gjykim. Bazuar në nenin 44/b të ligjit nr. 85577/2000 (i ndryshuar) dhe nenin 35 të Rregullores për procedurat gjyqësore të GJK, opinioni miqësor i depozituar nga organizatat jofitimprurëse është kthyer pa veprim nga kjo Gjykatë.

Në vlerësim të misionit të rëndësishëm Kushtetues që ka Gjykata jonë Kushtetuese, KShH është i mendimit se qëndrimi i mbajtur ndaj opinionit miqësor të depozituar nga 31 OJF-të është i një natyre shtrënguese e kufizuese ndaj organizatave të shoqërisë civile si dhe përbën regres në raport me standartin e elaboruar në jurisprudencën e mëparshme të kësaj gjykate.

Qëndrimi i mbajtur, në këtë rast, nga GJK nuk i shërben zhvillimit të qëndrueshëm e progresiv të praktikës së saj vendimmarrëse, në raport me organizma të pavarur dhe të paanshëm jo qeveritarë, siç janë OJF-të. Më herët, praktika pozitive e GJK, ka reflektuar vullnet të mirë për marrjen në konsideratë të fakteve dhe të dhënave të përcjella nga subjekte, sikurse janë OJF-të, të cilat nuk kanë mbajtur statusin e palës ndërgjyqëse, por janë konsideruar të rëndësishme dhe të mjaftueshme për të iniciuar deri kryesisht (ex officio) procesin e vlerësimit të pretendimeve për antikushtetutshmërinë e akteve. 

Kjo praktikë është ndjekur edhe në vitet e para të demokracisë, kur Organizatave të Shoqërisë Civile nuk j’u njihej në legjislacion e drejta për të vendosur në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, dhe rrjedhimisht legjislacioni i kohës, në ndryshim nga legjislacioni i sotshëm ishte efektivisht kufizues ndaj tyre. Më konkretisht, në Shkurt të vitit 1997, KShH i kërkoi GJK që të shpallë si të papajtueshëm me Kushtetutën, disa prej dispozitave të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të cilat parashikonin dënime fikse. Në atë kohë, KShH, si një organizatë jofitimprurëse nuk ishte legjitimuar si subjekt për vënien në lëvizje të Gjykatës, por GJK argumentoi se “duke çmuar rëndësinë e çështjeve të ngritura nga KSHH dhe duke parashikuar pasojat që mund të vijnë nga zbatimi i një pjese të normave penale të ndryshuara, gjykata çmon, t’i marrë ato në shqyrtim me nismën e saj.”

  • Tweet

What you can read next

NJOFTIM PËR SHTYP
Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit
DEKLARATË PËR SHTYP

Kërkoni

TË FUNDIT

  • PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR NË GOLEM/DURRËS I CILI OFRON AKOMODIM, SALLË MBLEDHJESH SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE VAKTE FULL-BOARD PËR 1 NATË (CHECK IN 23.07.2025 DHE CHECK OUT 24.07.2025)

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • NJOFTIM PËR SHTYP-MBI RAPORTET E MONITORIMIT TË ORGANEVE TË QEVERISJES SË DREJTËSISË

    Tre organët më të rëndësishme të qeverisjes së ...
  • KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR QË OFRON SALLË PËR MBLEDHJE, PUSHIM KAFEJE DHE DREKË PËR (+/-) 25 PJESËMARRËS PËR ZHVILLIMIN E PLATFORMËS SË DIALOGIMIT DATË 3 KORRIK 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit