TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Të intensifikohet lufta kundër kriminalitetit por të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë dhe pavarësia e gjyqësorit
20/03/2023
0
Friday, 22 November 2019 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp, Klinika Legale - Deklarata & Njoftime

Të intensifikohet lufta kundër kriminalitetit por të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë dhe pavarësia e gjyqësorit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit, (KShH), si një organizatë që ka për mision respektimin dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të shtetasve, ndjek me vëmendje veprimtarinë e organeve të drejtësisë dhe të policisë së shtetit në luftën kundër krimit të organizuar.

KShH përshëndet përpjekjet e policisë së shtetit në zbulimin dhe goditjen e disa grupeve kriminale, por edhe në këtë situatë, respektimi rigoroz i Kushtetutës dhe ligjeve është i domosdoshëm. Të gjithë janë të detyruar të respektojnë nenin 30 të Kushtetutës dhe nenin 6 paragrafi II i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNj), ku sanksionohet parimi i prezumimit të pafajësisë. Fajësia penale e personit të akuzuar vërtetohet vetëm me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Në këtë vështrim, tërheq vëmendjen përmbajtja e njoftimit datë 21 Nëntor 2019, të organevë të Policisë së Shtetit, kundër vendimit të Gjykatës së rrethit Elbasan që ka vendosur pushimin e hetimeve ndaj të pandehurit F.Ç si edhe kundër vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda që shpalli të pafajshëm të pandehurin M.L. Në njoftimin e mësipërm të organeve të policisë, edhe pse theksohet se këto vendime nuk janë të formës së prerë, thuhet se një individ i tillë me rrezikshmëri të lartë shoqërore siç është F.Ç nuk duhej “te lirohej nga burgu dhe sot të jetë i lirë” se “këto dy vendime të paligjshme i japin krah krimit dhe synojnë të frenojnë punën e saj” ( dmth të Policisë së Shtetit)

KShH ka reaguar publikisht, vazhdimisht, ndaj rasteve të cënimit të parimit të prezumimit të pafajësisë nga zyrtarë dhe funksionarë të shtetit, politikanë dhe deputetëve etj. Opinionet dhe kritikat ndaj gjykatës apo gjyqtarëve (jo ofenduese dhe paragjykuese dhe as denigruese), siç është shprehur edhe Gjykata jonë Kushtetuese me vendimin e saj nr. 18 datë 14.05.2003, nuk janë tabu por është e domosdoshme të respektohet parimi i prezumimit të pafajësisë, si dhe kompetencat që me ligj i janë ngarkuar çdo organi.

Në shumë Vendime të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut (GjEDNj) është theksuar se parimi i prezumimit të pafajësisë duhet respektuar jo vetëm nga organet e drejtësisë, por edhe nga organet publikë apo individë të veçantë. Kështu për shembull në çështjen Alenet de Ribemont kundër Francës. GjEDNj ka shqyrtuar ankesën e tij sepse dy zyrtarë të lartë të Ministrisë së Brendshme në një konferencë shtypi e kishin akuzuar atë si bashkëpunëtor të një vrasjeje. Në fakt, më vonë, çështja kundër tij për mungesë provash, u pushua.

Në përfundim, KShH i sugjeron prokurorisë që në zbatim të Kodit të Procedurës Penale si organ i ndjekjes penale, të ushtrojë të drejtën e saj për të atakuar në instancat më të larta gjyqësore çdo vendim të gjykatës që e konsideron të padrejtë dhe të pa bazuar. KShH i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që të reagojnë ndaj qëndrimeve që mund të prekin apo ndikojnë në pavarësinë e gjykatës dhe prokurorisë.

  • Tweet

What you can read next

Avokate Erida Skëndaj: Nëse reforma në drejtësi ka sukses, ja themelet e para që do tunden
Për njohjen e Kodit të Procedurës Penale
I pandehuri dhe të drejtat e tij
INFORMIMI I PUBLIKUT DHE TRANSPARENCA NDAJ SHTETASVE, PARIME TË RËNDËSISHME DEMOKRATIKE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit