TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Të ngujuarit, sidomos fëmijët, kërkojnë ndërhyrjen e shtetit
13/05/2025
0
Tuesday, 12 September 2017 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp, Grupet Vurnerabel - Deklarata & Njoftime
Të ngujuarit, sidomos fëmijët, kërkojnë ndërhyrjen e shtetit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marrë shkas nga informacioni që jepej në gazetën “Panorama” të datës 11 shtator 2017, të titulluar “Fëmijës së ngujuar nuk i jepet “besa” për t’u shkolluar në fshat” ku bëhet fjalë edhe për 24 fëmijë të ngujuar në Qarkun Shkodër, (15 prej të cilëve është menduar t’u bëhet mësim në shtëpi), e shikon të nevojshme të shprehë publikisht qëndrimin e tij se ky është një fenomen tepër shqetësues që kërkon ndërhyrjen pozitive të shtetit.

KShH, vlerëson punën që mund të ketë bërë në këtë drejtim shoqata përkatëse e pajtimit të gjaqeve, por e quan të patolerueshme dhe me pasoja të dëmshme nënvlerësimin e këtij problemi nga organet shtetërore. Pavarësisht nga organizimi i takimeve dhe mbledhjeve ku është debatuar për këtë problem dhe janë sugjeruar edhe marrja e disa masave, praktika ka vërtetuar se ato nuk kanë qënë efektive edhe për faktin se ka munguar vazhdimësia.

Për KShH-në nuk mund të quhet zgjidhje që fëmijëve të ngujuar u ofrohet zhvillimi i mësimit në banesat e tyre. Një status quo e tillë që mund të krijonte vetëkënaqësi do të binte ndesh me parimin e sundimit të ligjit dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës. Lëvizja e lirë e shtetasve tanë në vendet anëtare të BE është një arritje e rëndësishme dhe e merituar. Por është negativ dhe i pajustifikueshëm fakti që, në një kohë kur ne jemi në pritje të çeljes së bisedimeve për t’u anëtarësuar në BE, të ketë shtetas dhe midis tyre edhe fëmijë, të privuar nga e drejta për të lëvizur jashtë banesave të tyre.

Nuk mund të mos tërheqë vëmëndjen edhe fakti tjetër që një numër relativisht i vogël i shtetasve shqiptarë (pjesërisht me dokumente të fallsifikuara) kanë kërkuar azil politik në disa vende të BE-së me pretendimin se jeta e tyre është në rrezik për motive gjakmarrjeje.

KShH në këtë rast e shikon të nevojshme të përmendë qëndrimin konseguent të mbajtur nga GjEDNJ, lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut të sanksionuar në KEDNj.

Në to thuhet: “Detyrimi pozitiv që ka shteti është marrja e masave të nevojshme dhe të përshtatshme për mbrojtjen e të drejtave të individit”, se ”shteti duhet të përgjigjet për të gjithë shkeljet e të drejtave dhe lirive të individëve që ndodhen në juridiksionin e tij”, se “shteti është i detyruar të marrë masa për të mbrojtur individin, jeta e të cilit rrezikohet nga veprimet kriminale të individëve të tjerë”, se “çdo kërcënim i hamendshëm i detyron autoritetet që, në bazë të Konventës, të marrin masa për parandalimin e realizimit të tij”. 

Siç dihet, zbatimi i vendimeve të GjEDNj është i detyrueshëm edhe për vendin tonë. KShH u sugjeron organeve shtetëore që të marrin masat përkatëse dhe të koordinuara për t’i dhënë fund këtij fenomeni. Duhet të përgjigjet para ligjit çdo person që “në emër të Kanunit” vazhdon të kërcënojë burra, gra dhe fëmijë duke i detyruar ata të qëndrojnë të ngujuar. Ligjet tona janë bashkëkohore. Kur është rasti, në rrethana dhe kushte të caktuara, ato veprojnë edhe me ashpërsinë e tyre.

  • Tweet

What you can read next

KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT/KOMPANI I/E CILI/A OFRON SHITJE TË 15 (PESËMBËDHJETË) KARRIGE ZYRE, TË PËRDORSHME NË AMBIENTET E PUNËS
TË PARANDALOHEN VEPRIMET E KUNDRALIGJSHME DHE KRIMINALE
DEKLARATË PËR SHTYP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit