Avokat – Koordinator/Asistent Projektesh
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njoftimin publik për vend vakant, për pozicionin e punës me këto specifika:
- Një Avokat – Koordinator/Asistent Projektesh
- Kontratë pune 6 mujore (2 muajt e parë kohë prove), me të drejtë ripërtëritje, në varësi të performancës dhe projekteve që organizata do të zbatojë
- Me kohë të plotë pune (full-time).
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen në përmbushje të këtij pozicioni pune janë si vijon:
- Përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm si dhe përfaqësimin ligjor në gjykatat e brendshme të çështjeve kryesisht me natyrë penale si dhe çështjeve të tjera për të drejtat dhe liritë e njeriut (me fokus rastet strategjike, class action, amicus curiae).
- Në varësi të kapaciteteve dhe përvojave të mëparshme, koordinimin/asistimin për projektet që organizata zbaton në fushën e të drejtave dhe lirive të njeriut.
- Ofrim konsulence ligjore për trajtimin e ankesave të shtetasve, përpilimin e shkresave drejtuar ankuesve dhe institucioneve shtetërore, ofrimin e oponencës ligjore për projektligje apo projekt akteve të tjera;
- Kontribut për hartimin e raporteve të monitorimit, të raporteve me natyrë studimore apo kërkimore;
- Kryerjen e monitorimeve dhe verifikimeve në institucione si gjykata, prokurori, institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, zgjedhjeve Parlamentare dhe vendore, burgje, paraburgime, komisariate të Policisë së Shtetit, etj;
Kandidati ose kandidatja për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:
- Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master) për Drejtësi (preferohen kandidatët e profilizuar në të Drejtën Penale)
- Të ketë mesatare të studimeve në Bachelor mbi 8.5 dhe në master mbi 8.5
- Të zotërojë liçencën e avokatisë, të cilën preferohet ta ketë ushtruar të paktën 1 vit.
- Preferohet me eksperienca të mëparshme në koordinimin/asistimin e projekteve në organizata vendase, ndërkombëtare apo institucione publike.
- Të ketë njohuri të avancuara teorike dhe praktike, përsa i takon të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
- Të ketë aftësi shumë të mirë analitike të ligjit dhe zbatimit të tij si dhe aftësi shumë të mira në të shkruar dhe në të folur;
- Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur (Sipas vërtetimeve të lëshuara nga Institucionet e licensuara që çertifikojnë njohuritë e gjuhës angleze)
- Të jetë njohës dhe përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit
- Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të ketë aftësi shumë të mirë organizative
Mënyra e Aplikimit.
Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 30 Maj 2020, ora 17.00 në adresen tonë elektronike office@ahc.org.al dokumentacionin e mëposhtëm:
- CV
- Kopje të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kritereve të parashikuara në pikat “1”, “2”, “3”, “4” , “5”, “7”, “8” dhe “9” më sipër;
- Letër Motivimi (jo më shumë se 500 fjalë)
- Një ose dy letra reference nga punëdhënësit e mëparshëm apo stafi akademik i Fakultetit ku kanë ndjekur studimet për drejtësi
Mënyra e përzgjedhjes
Një komision paraprak seleksionimi brenda KShH-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 8 Qershor 2020, për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit.
Paga për pozicionin
Paga bruto mujore do të jetë 565 Eur në muaj.