TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • THIRRJE PËR APLIKIM
20/03/2023
0
Monday, 13 January 2020 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
THIRRJE PËR APLIKIM

Ekspert për hartimin e Udhëzuesit për mësues të arsimit të mesëm

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të nismës “Parandalimi i ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm përmes edukimit”, i cili mbështetet nga Hedayah (International Centre of Excellence for Countering Violent Extremism) me financimin e Bashkimit Evropian, shpall thirrjen publike për ekspert për hartimin e një udhëzuesi mbi përdorimin e letersisë  për një edukim bazuar në vlera themelore të shoqërisë, që KShH do të realizojë.

Kjo nisëm ka synim të inkurajojë edukimin e të rinjve me vlera themelore të shoqërisë dhe demokracisë, siç janë toleranca, respekti i ndërsjellë, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi përmes mjeteve që ofron letërsia dhe librat. Në formën e një projekti pilot, kjo nismë synon  të kontribuojë parandalimin e radikalizimit që çon në ekstremizëm të dhunshëm, në 2 shkolla në 12 qarqe në Shqipëri (Shkodër, Kukës, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Dibër, Berat, Korcë dhe Gjirokastër).

Udhëzuesi do të konsistojë në një manual didaktik të strukturuar për përdorim nga mësuesit e shkollave të mesme në punën e tyre të përditshme, që i ofron atyre një metodologji bashkëkohore të përdorimit të veprave letrare për qëllime edukative përmes aktiviteteve dhe ndërveprimit me nxënës dhe pjesëmarrjen e komunitetit. Edukimi me vlerat thelbësore si: respektimi, mbrojtja, gjithëpërfshirja, toleranca, etj. do të jetë elementi kryesor i të gjitha aktiviteteve, të cilat do të përcaktohen nga Udhëzuesi në fjalë.

Ne këtë Udhëzues do të përcaktohen llojet e veprimtarive edukative që mund të realizohen në shkollë duke u bazuar në veprat e letërsisë me të cilat do të pasurohen bibliotekat e shkollave të përfshira në këtë iniciativë, duke sugjeruar formatin, qëllimin, metodologjinë dhe objektivin e aktiviteteve, si dhe do te përshkruajë  modalitetet për zbatimin e tyre. Sugjerimet për veprimtaritë edukative duhet të përmbajnë një aparat didaktik të plotë, të ilustruar me shembuj.

Disa nga veprimtaritë që duhet të përfshihen në këtë Udhëzues duhet të jenë: ngritja dhe rritja e funksionalitetit të Klubeve të Leximit; dramatizim i pjesëve të ndryshme letrare dhe organizimi i teatrove rinore për edukim, si dhe konkurse të ndryshme bazuar në tema të veprave letrare, lista e të cilave do të vihet në disposicion nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Realizimi i aktivitetet që do të sugjerohen, duhet të bazohet në funksionin e shkollës si një qender komunitare.

Udhëzuesi do të përfshijë disa modele për aktivitete edukative të bazuara në letërsi, nga të cilat rinia mund të përfitojë në drejtim të edukimit me vlerat themelore të shoqërisë.

Udhëzuesi, i pari i këtij lloji në Shqipëri, do t’i ndihmojë dhe motivojë mësuesit të sigurojnë aktivitete edukative të hartuara mbi një metodologji  bashkëkohore të bazuar në vlera për parandalimin e radikalizmit që çon në ekstremizëm të dhunshëm. Aktivitetet do synojnë  të rinjtë dhe përfshirjen e komunitetit të prindërve dhe më gjërë në një mënyrë inovative, tërheqëse, me qëllim përfshirjen e të gjithë studentëve në aktivitete të përbashkëta, ku çdo student mund të ketë një rol, ndryshe nga procesi mësimor në klasë.

Gjatë hartimit të Udhëzuesit, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe Koordinatori Kombëtar kundër esktremizmit të dhunshëm do të konsultohen dhe së bashku me KShH do të miratojnë Udhëzuesin. Më tej, Udhëzuesi në fjalë do të përdoret gjatë trajnimit të 24 mësueve nga 12 qarqe dhe do të shpërndahet edhe në shkolla të tjera në të gjithë Shqipërinë (në rrugë digitale) dhe do të përkthehet në gjuhën angleze për një përdorim më të gjërë.

Eksperti i angazhuar do të jetë përgjegjës për hartimin e udhëzuesit do të konsultohet jo vetëm me literaturën bashkëkohore, por dhe me institucionet përgjegjëse, duke realizuar kryerjen e takimeve me përfaqësues të institucioneve përkatëse, si dhe reflektimin e komenteve dhe sugjerimeve të tyre në draftin final të Udhëzuesit. Pas finalizimit, Eksperti duhet ta paraqesë materialin dhe në format të përmbledhur PPT.

Angazhimi i ekspertit do të jetë disa ditë gjatë një periudhe 2-3 mujore, në varësi të përmbushjes së detyrave të mësipërme dhe do të përmbyllet me dorëzimin e versionit final të Udhëzuesit.

KShH inkurajon aplikimet nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si ekspertë në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale si vijon:

Aftësitë individuale

  • Të jetë i/e pavarur, i/e paanshëm dhe me integritet
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip dhe jo vetëm
  • Të ketë aftësi analitike dhe mendim kritik
  • Të jetë i/e përgjegjshëm për respektimin e detyrave dhe afatet e vendosura
  • Të ketë aftësi të punojnë nën presionin e kohës.

Edukimi dhe aftësitë profesionale

  1. Të ketë përfunduar studimet e larta (preferohen kandidatët që kanë përfunduar studimet në shkencat e edukimit, letërsisë, gazetarisë, shkencat sociale)
  2. Të ketë përvojë të mëparshme profesionale në çështjet që lidhen me mësimdhënien në arsimin e mesëm dhe metodologjitë bashkëkohore të të nxënit
  3. Të jetë angazhuar si ekspert, konsulent ose të ketë marrë pjesë në seminare dhe trajnime lidhur me çështjet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm
  4. Preferohen aplikantë që kanë përvojë në hartimin e Udhëzuesve ose materialeve didaktike të ngjashme ose/dhe kanë kryer studime lidhur me temat e lartpermendura
  5. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, të vërtetuara me çertifikatën përkatëse të lëshuar nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaj ose subjekte te liçensuara.

 

Të interesuarit të aplikojnë deri në datën 5 Mars 2020, ora 17.00, duke dërguar (në gjuhën angleze) një propozim për metodologjinë dhe një ofertë financiare, brenda shumës maksimale 1000 EUR, së bashku me letrën e motivimit, CV dhe një listë me dokumente të ngjashme të hartuar prej tyre. Dokumentet do të dërgohen në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së: office@ahc.org.al.

  • Tweet

What you can read next

DISA MENDIME DHE SUGJERIME TË KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10192, DT. 03.12.2009 “PËR PARANDALIMIN DHE GODITJEN E KRIMIT TË ORGANIZUAR, TRAFIKIMIT DHE KORRUPSIONIT NËPËRMJET MASAVE PARANDALUESE KUNDËR PASURISË”, I NDRYSHUAR
VDEKJA E SHTETASIT ENEA FTOI KËRKON NJË HETIM TË PLOTË DHE TË GJITHËANSHËM
PËRMBLEDHJE E DISA GJETJEVE MBI SITUATËN E RESPEKTIMIT TË E TË DREJTAVE DHE LIRIVE TË NJERIUT NË SHQIPËRI GJATË VITIT 2017

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit