Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njoftimin publik për internship (praktikë profesionale).
KShH motivon të bëhen pjesë e programit të internship-it (pa të drejtë pagese) studentët e Fakulteteve të Drejtësisë që duan të angazhohen në Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, monitorimin e sistemit të burgjeve në vendin tonë, monitorimin online të veprimtarisë së sistemit gjyqësor dhe të funksionimit të organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë etj.
Programi i praktikës profesionale (internship) do të zhvillohet pranë zyrave të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për një periudhë 3 deri në 6 mujore.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen gjatë realizimit të internship-it janë:
- Angazhimi në monitorime të ndryshme në terren me qëllim verifikimin e situatës së të drejtave dhe lirive të shtetasve.
- Angazhimi si desk-researcher dhe monitorim online i veprimtarisë së pushtetit gjyqësor, organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë etj.
- Asistimi në përgatitjen e materialeve, raporteve kërkimore, shkrimeve etj.
- Asistimi i stafit në realizimin e aktiviteteve që zbaton organizata.
- Shpërndarja e publikimeve të prodhuara nga ana e Komitetit Shqiptar të Helsinkit pranë grupeve të ndryshme të interesit.
- Angazhimi me detyra të natyrës administrative sipas rastit.
Kandidati ose kandidatja i/e interesuar për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:
- Të jetë duke ndjekur vitin e tretë të studimeve në nivelin Bachelor ose studimet në nivelin Master pranë Fakultetit të Drejtësisë.
- Të kenë mesatare të studimeve mbi 8.0.
- Të njohë mirë anglishten dhe të jetë përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit.
- Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup.
Mënyra e Aplikimit
Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 14 Qershor 2020, ora 17.00 në adresen tonë elektronike office@ahc.org.al dokumentacionin e mëposhtëm:
- CV
- Letër motivimi (jo më shumë se 500 fjalë)
- Kopje të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kritereve të parashikuara në pikat “1”, “2”, “3” më sipër
- Ese lidhur me të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë sistemin penitenciar në vendin tonë, reformën në drejtësi, organet e reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë etj. (jo më shumë se 2 faqe)
Mënyra e përzgjedhjes
Një komision paraprak seleksionimi brenda KShH-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 19 Qershor 2020, për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit. Vetëm dy praktikantë do të përzgjidhen për realizimin e programit të internship-it pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
[…] Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare. […]
[…] For more information regarding this call, please visit the official page. […]