TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Thirrje për internship për 2 (dy) praktikantë
28/03/2023
0
Monday, 01 June 2020 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
Thirrje për internship për 2 (dy) praktikantë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njoftimin publik për internship (praktikë profesionale).

KShH motivon të bëhen pjesë e programit të internship-it (pa të drejtë pagese) studentët e Fakulteteve të Drejtësisë që duan të angazhohen në Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, monitorimin e sistemit të burgjeve në vendin tonë, monitorimin online të veprimtarisë së sistemit gjyqësor dhe të funksionimit të organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë etj.

Programi i praktikës profesionale (internship) do të zhvillohet pranë zyrave të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për një periudhë 3 deri në 6 mujore.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen gjatë realizimit të internship-it janë:

  1. Angazhimi në monitorime të ndryshme në terren me qëllim verifikimin e situatës së të drejtave dhe lirive të shtetasve.
  2. Angazhimi si desk-researcher dhe monitorim online i veprimtarisë së pushtetit gjyqësor, organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë etj.
  3. Asistimi në përgatitjen e materialeve, raporteve kërkimore, shkrimeve etj.
  4. Asistimi i stafit në realizimin e aktiviteteve që zbaton organizata.
  5. Shpërndarja e publikimeve të prodhuara nga ana e Komitetit Shqiptar të Helsinkit pranë grupeve të ndryshme të interesit.
  6. Angazhimi me detyra të natyrës administrative sipas rastit.

 

Kandidati ose kandidatja i/e interesuar për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të jetë duke ndjekur vitin e tretë të studimeve në nivelin Bachelor ose studimet në nivelin Master pranë Fakultetit të Drejtësisë.
  2. Të kenë mesatare të studimeve mbi 8.0.
  3. Të njohë mirë anglishten dhe të jetë përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit.
  4. Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup.

Mënyra e Aplikimit

Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 14 Qershor 2020, ora 17.00 në adresen tonë elektronike office@ahc.org.al dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. CV
  2. Letër motivimi (jo më shumë se 500 fjalë)
  3. Kopje të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kritereve të parashikuara në pikat “1”, “2”, “3” më sipër
  4. Ese lidhur me të drejtat e njeriut, me fokus të veçantë sistemin penitenciar në vendin tonë, reformën në drejtësi, organet e reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë etj. (jo më shumë se 2 faqe)

Mënyra e përzgjedhjes

Një komision paraprak seleksionimi brenda KShH-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar. Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 19 Qershor 2020, për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit. Vetëm dy praktikantë do të përzgjidhen për realizimin e programit të internship-it pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

 

  • Tweet

What you can read next

KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR I CILI OFRON ME QERA NJË SALLE BASHKË ME PAJISJET MBËSHTETËSE, PËR REALIZIMIN E NJË KONFERENCE KOMBËTARE
EVENT PREZANTUES I GJETJEVE KRYESORE TË MONITORIMIT TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR DHE KËSHILLIT TË LARTË TË PROKURORISË
Njoftim – Gjetja e monitorimit te Seancave Gjyqesore – Sistemi Audio USAID

2 Comments to “ Thirrje për internship për 2 (dy) praktikantë”

  1. Praktikë pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit - Youth Opportunities Albania says :Reply
    01/06/2020 at 14:29

    […] Për më shumë informacion vizitoni faqen zyrtare. […]

  2. Internship at the Albanian Helsinki Committee - Youth Opportunities Albania says :Reply
    02/06/2020 at 11:35

    […] For more information regarding this call, please visit the official page. […]

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • DEKLARATË PËR SHTYP – SULMI NDAJ TOP CHANNEL

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) dënon ashp...
  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit