TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • THIRRJE PËR INTERNSHIP (PRAKTIKË PROFESIONALE)
30/01/2026
0
Friday, 30 January 2026 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje

THIRRJE PËR INTERNSHIP (PRAKTIKË PROFESIONALE)

Thirrje Për Dy-Tre Praktikantë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njoftimin publik për internship (praktikë profesionale) per dy-tre praktikantë.

KShH motivon të bëhën pjesë e programit të internship-it (pa të drejtë pagese) studentët e Fakulteteve të Drejtësisë që duan të angazhohen në Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, monitorimin e sistemit të burgjeve në vendin tonë, monitorimin online të veprimatrisë së sistemit gjyqësor dhe të funksionimit të organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë etj. Programi i praktikës profesionale (internship) do të zhvillohet pranë zyrave të Komitetit Shqiptar të Helsinkit për një periudhë 3 mujore me angazhim fizikisht cdo ditë, jo më pak se 4 orë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen gjatë realizimit të internship-it janë:

  1. Angazhimi në monitorime të ndryshme në terren me qëllim verifikimin e situatës së të drejtave dhe lirive të shtetasve.
  2. Angazhimi si desk-researcher dhe monitorim online i veprimtarisë së pushtetit gjyqësor, organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, lirinë e medias dhe gjuhën e urrejtjes etj.
  3. Asistimi në përgatitjen e materialeve, raporteve kërkimore, shkrimeve etj.
  4. Assitimi i stafit në realizimin e aktiviteteve që zbaton organizata.
  5. Shpërndarja e publikimeve të prodhuara nga ana e Komitetit Shqiptar të Helsinkit pranë grupeve të ndryshme të interesit.
  6.  Angazhimi me detyra të natyrës administrative sipas rastit.

Kandidati ose kandidatja i/e interesuar për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të jetë duke ndjekur vitin e tretë të Programit të Integruar të Studimeve “Master i Shkencave në Drejtësi” pranë Fakultetit të Drejtësisë.
  2.  Të ketë mesatare të studimeve mbi 8.0
  1. Të njohë mirë anglishten dhe të jetë përdorues shumë i mirë programeve bazë të kompjuterit
  2. Të ketë aftësi të mira të komunikimit dhe të punës në grup.

Mënyra e Aplikimit:

Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 15.02.2026 në adresën tonë elektronike office@ahc.org.al dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. CV
  2. Letër motivimi (jo më shumë se 500 fjalë)
  3. Kopje të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kritereve të parashikuara në pikat “1”, “2”, “3” më sipër.

Mënyra e përzgjedhjes:

Një komision paraprak seleksionimi brenda KShH-së do të shqyrtojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar.Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda muajit Shkurt për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit. Vetëm dy ose tre praktikantë do të përzgjidhen për realizimin e programit të internship-it pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

  • Tweet

What you can read next

Vetingu – Përvoja Ndërkombëtare
DISA MENDIME DHE SUGJERIME TË KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT PËR PROJEKTLIGJIN “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9157, DATË 04.12.2003 “PËR PËRGJIMIN E KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE”, I NDRYSHUAR” I NDRYSHUAR
Historiku i referendumeve në Shqipëri

Kërkoni

TË FUNDIT

  • DESTINACIONI I TOKËS PO TJETËRSOHET PA BAZË LIGJORE

    PROJEKTI I FINANCUAR NGA BASHKIMI EVROPIAN GJEN...
  • ROLI I INTEGRITETIT NË PËRVOJËN ARSIMORE UNIVERSITARE SI MEKANIZËM ANTI-KORRUPSION

    Roli i integritetit në përvojën arsimore univer...
  • DEKLARATË PËR SHTYP–PASOJAT E PËRMBYTJEVE: KËRKOHET PËRGJEGJËSI INSTITUCIONALE SI DHE TRANSPARENCË DHE OBJEKTIVITET PËR DËMSHPËRBLIMIN E BANORËVE

    Më datë 16.01.2026 një grup vëzhguesish të Komi...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit