TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Thirrje për pozicion të ri pune – Menaxher/e Finance
13/05/2025
0
Friday, 16 September 2022 / Published in 0 - Lajme, Njoftime, Thirrje
Thirrje për pozicion të ri pune – Menaxher/e Finance

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) shpall njoftimin për vend vakant, për pozicionin e punës me këto specifika:

  • Një menaxher/e finance
  • Kontratë pune 1 vjeçare, me të drejtë ri-përtëritje, në varësi të performancës dhe mundësive të organizatës
  • Me kohë të plotë, muajt e parë në provë konform Kodit të Punës

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore që do të ushtrohen në përmbushje të këtij pozicioni pune janë si vijon:

  1. Planifikon, harton dhe monitoron periodikisht të ardhurat dhe shpenzimet sipas projekteve të organizatës, përgatit raportet finaciare për përdorim të brendshëm dhe për donatorët sipas kërkesave specifike të projekteve, mban kontakte me donatorët për çështjet financiare dhe kontraktuale sipas projekteve;
  2. Menaxhon dhe mbikëqyr praktikat financiare dhe procedurat e tjera të lidhura me veprimet financiare, nga organizatat e nëngrantuara nga KShH.
  3. Mbikqyr dhe kontrollon praktikën e brendshme të propozimit dhe ekzekutimit të veprimeve financiare të hartuara nga stafi i projekteve dhe administratori i zyrës, pajtueshmërinë e praktikës me linjat buxhetore, ligjshmërinë e shpenzimeve dhe pajtueshmërinë e tyre PRAG-un e Komisionit Evropian;
  4. Menaxhon dhe mbikqyr zbatimin e  procedurave administrative në përputhje me rregulloren e brendshme të organizatës dhe detyrimet kontraktuale të donatorëve për projektet që do të ketë në ngarkim;
  5. Menaxhon procesin e hartimit të buxheteve për projekt propozime, dhe ndjek në vijim realizimin e buxheteve të miratuara.
  6. Mbikqyr me rigorozitet dhe konform parimit të integritetit, realizimin e procedurave të prokurimit në përputhje me rregulloren e brendshme të organizatës dhe rregullave specifike të donatorëve;
  7. Është përgjegjëse për mbajtjen e sistemit të kontabilitetit të organizatës për projektet në ngarkim.
  8. Është përgjegjëse për çdo veprim/procedurë financiare për projektet në zbatim.
  9. Bashkëpunon dhe propozon në procesin e zhvillimit të politikave financiare të organizatës;
  10. Raporton çdo muaj mbi situatën financiare të projekteve në ngarkim, dhe realizimin e buxheteve të projekteve tek Drejtori Ekzekutiv
  11. Të tjera gjatë ecurisë së punës  në organizatë.

Kandidati ose kandidatja për këtë pozicion duhet të plotësojë këto kritere:

  1. Të ketë përfunduar studimet e plota (bachelor dhe master) për Financë dhe Kontabilitet me mesatare mbi 7.0 në nivelin e parë dhe mbi 8.0 në nivelin e dytë;
  2. Të ketë eksperencë profesionale mbi 5 vite si financiere mundësisht në organizata jofitimprurëse vendase ose ndërkombëtare, ose së paku në institucionet e administratës publike apo edhe në sektorin e biznesit
  3. Të jetë njohës shumë i mirë i gjuhës angleze në të shkruar dhe në të folur (Sipas vërtetimeve të lëshuara nga Institucionet e licensuara që çertifikojnë njohuritë e gjuhës angleze);
  4. Të jetë njohës dhe përdorues shumë i mirë i programeve bazë të kompjuterit. Të përdorë shumë mirë programin Alpha Web dhe programin Excel;
  5. Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të ketë aftësi shumë të mira  ndërpersonale.
  6. Të ketë së paku 2 letra rekomandimi nga punëdhënësit e mëparshëm.

Mënyra e Aplikimit.

Të interesuarit të dërgojnë brenda datës 30 Shtator 2022, ora 17.00 në adresen tonë elektronike office@ahc.org.al dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. CV;
  2. Kopje të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kritereve të parashikuara në pikat “1”, “2”, “3”, “4” , “5”, “6”, më sipër;
  3. Një ose dy letra reference nga punëdhënësit e mëparshëm.

Mënyra e përzgjedhjes

Një komision seleksionimi brenda KShH-së do të vlerësojë të gjitha aplikimet e kandidatëve të interesuar.

Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen në një listë të shkurtër do të njoftohen brenda datës 5 Tetor 2022, për një intervistë me komisionin e seleksionimit të kandidatëve në fazën e dytë të rekrutimit. Gjithashtu do të ketë edhe një fazë të tretë rekurtimi për testimin me shkrim të kandidatëve potencialë për këtë vend pune.

Paga për pozicionin

Paga bruto mujore do të jetë 1100 Eur në muaj.

  • Tweet

What you can read next

Sinjalizoni aktet korruptive – Legjislacioni për bilbilfryrësit (sinjalizuesit) ju mbron KShH ofron asistencë ligjore për këdo që vlerëson se është në pozitat e sinjalizuesit
Vendim pozitiv nga gjykata administrative e apelit në favor të të miturit ndaj të cilit shteti nuk ofronte paketën shëndetësore të impiantit koklear
Raport mbi disa gjetje të pjesshme të monitorimit të organeve ndihmëse të vettingut

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Deklaratë Për Shtyp – Shqetësuese Mungesa E Reagimit Parandalues Institucional Dhe Zërit Sindikalist Për Aksidentet Tragjike Në Punë, Gjatë Javëve Të Fundit

    Sipas raportimeve në media, në më pak se një mu...
  • Deklaratë e Përbashkët — Për gjetjet dhe konkluzionet paraprake të monitorimit të zgjedhjeve parlamentare të dt.11 Maj 2025

    Me një ekip prej 60 vëzhguesish, KShH, QQ dhe I...
  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit