TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Prezumimi i Pafajësisë – Parim i rëndësishëm kushtetues
20/03/2023
0
Monday, 26 March 2018 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp, Gjyqesori - Deklarata & Njoftime
Prezumimi i Pafajësisë – Parim i rëndësishëm kushtetues

Reforma në sistemin e drejtësisë dhe zbatimi i saj në praktikë e bën edhe më të domosdoshme respektimin e parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë. Në një gjyqësor të pavarur është i papranueshëm, i dëmshëm dhe i kundërligjshëm çdo lloj ndikimi ndaj tyre. Madje ky ishte edhe një nga synimet e kësaj reforme.

KShH përshëndet fillimin e procesit të Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky proces transparent dhe publik do t’i shërbejë rritjes së besimit të shtetasve ndaj organeve të drejtësisë. KShH e shikon të nevojshme të evidentojë dhe të sugjerojë shmangien e etiketimit si “të përlyer” apo etiketimeve të tjera të natyrës paragjykuese apo ofenduese, ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë dhënë dhe që mund të japin dorëheqjen. Nëse në ngarkim të tyre ka të dhëna dhe prova të besueshme për kryerjen e ndonjë vepre penale, e vetmja rrugë e ligjshme është denoncimi në organet e procedimit penal.

KShH mendon gjithashtu se duhet respektuar parimi i prezumimit të pafajësisë edhe në rastet kur Komisioni i Pavarur i Vlerësimit vendos shkarkimin e këtij apo atij gjyqtari ose prokurori. E theksojmë këtë sepse sipas nenit “F” të Kushtetutës dhe nenit 62 pika 1 të Ligjit nr. 84/2016, subjektit të vlerësuar i është garantuar e drejta e ankimit në Komisionin e Posaçëm të Apelimit, vendim i të cilit është i formës së prerë.

Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH) në të kaluarën është prononcuar publikisht ndaj rasteve të cënimit të prezumimit të pafajësisë, të sanksionuar në nenin 30 të Kushtetutës sonë dhe nenin 6/2 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut (KEDNJ). Respektimi i këtij parimi është i detyrueshëm si për organet e drejtësisë edhe ato të administratës publike. Ky është qëndrimi konsekuent i Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Megjithëkëtë, KShH, konstaton se ende vërehen raste të shkeljes së këtij parimi nga zyrtarë dhe funksionarë të lartë të shtetit, deputetë dhe politikanë. Kështu për shembull, në komisionet hetimore parlamentare ka raste që politizimi i tejskajshëm i trajtimit të çështjeve, arrin deri atje sa deputetë të veçantë ta vënë veten në rolin e hetuesit, prokurorit dhe gjyqtarit.

Në konferenca shtypi dhe në deklarata publike nuk janë të pakta rastet ku bëhen akuza penale nga më të ndryshmet dhe nga më të rëndat, madje formulohet edhe përmbajtja e tyre. Nëse është kështu, përse nuk zbatohet legjislacioni penal që parashikon detyrimin për të bërë denoncimin në organet përkatëse, duke paraqitur edhe materialet “e padiskutueshme” që pretendohet se i disponojnë. Në këtë mënyrë do të shmangeshin edhe deklaratat e përsëritura apo të natyrës diktuese që u drejtohen organeve të prokurorisë për të pyetur si dëshmitar këtë apo atë person për të arrestuar këtë apo atë individ!

Siç dihet, edhe organet e drejtësisë nuk janë të pakritikueshme, por ata duhet të lihen të lirë, të respektohet pavarësia e tyre dhe të mos pengohen në kryerjen e funksioneve të tyre ligjore. Fajësia penale vërtetohet vetëm me vendim të formës së prerë të gjykatës.

  • Tweet

What you can read next

KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI
Avokate Erida Skëndaj: Nëse reforma në drejtësi ka sukses, ja themelet e para që do tunden
Vend i lirë pune!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit