UNË MARR PJESË! ZËRI IM, VOTA IME VLEN!
Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në partneritet me Institutin e Studimeve Politike (ISP) dhe Civil Rights Defenders (CRD), nëpërmjet nismës “Unë marr pjesë! Zëri im, vota ime vlen.” financuar nga Bashkimi Europian, synon të fuqizojë qytetarët dhe shoqërinë civile që të angazhohet, të promovojë, të advokojë dhe monitorojë proceset demokratike.
Objektivi i përgjithshëm i kësaj thirrje është: Të fuqizohen organizatat lokale të shoqërisë civile për të promovuar proceset demokratike në komunitet dhe për të rritur përfshirjen e qytetarëve për të siguruar integritetin e zgjedhjeve dhe transparencë politike.
Rezultatet e pritura nga kjo thirrje janë: ndërtimi i komuniteteve të fuqizuara dhe të angazhuara në procese të rëndësishme vendimmarrjeje siç janë Zgjedhjet Parlamentare, me një fokus të veçantë në grupet e margjinalizuara dhe të rinjtë, për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve më të prekur.
Kjo thirrje për Projekt-Propozime është e vlefshme për periudhën 15 Korrik – 31 Gusht 2020 dhe i përket Skemës së Granteve, si një nga komponentët kryesorë të projektit, i cili ka si qëllim financimin e projekteve që mbështesin OShC-të që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, promovimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, mbështetjes së grupeve vulnerabël, të rinjtë, gratë, mediat etj.
Vlerësimi dhe përzgjedhja e projekt-propozimeve do të realizohet në bazë të një procesi meritokratik, objektiv dhe të paanshëm.
Shuma e përgjithshme e vënë në dispozicion për këtë Thirrje për Projekt-Propozim është 90.000 Euro.
Buxheti i përgjithshëm i projekteve që do të mbështeten nga kjo Thirrje duhet të jetë jo më pak se 15.000 Euro dhe jo më shumë se 25.000 Euro.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve të Projekt-Propozimeve është data: 31 Gusht 2020, ora 17.00.
Për këtë thirrje do të organizohen 3 sesione informimi, përkatësisht në Shkodër me datë 22 Korrik, në Tiranë me datë 27 Korrik dhe në Vlorë me datë 28 korrik 2020.
Nisur nga situata aktuale në vend, në kuadër të masave ndaj Covid-19, KShH do të organizojë edhe sesione informuese online për këtë thirrje me organizatat e interesuara. Lidhur me datat dhe orën e ketyre sesioneve, ju lutem ndiqni faqen tonë në Facebook: Komiteti Shqiptar i Helsinkit.
Udhëzimet për mënyrën e aplikimit dhe dorëzimit të Projekt-Propozimeve përshkruhen me detaje në “Udhëzimin për Aplikim te Granteve”, i cili mund të gjendet në linkun më poshtë, si dhe në rrjetet sociale të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Institutit të Studimeve Politike dhe Civil Rights Defenders.
Një kopje e Udhëzimit për Aplikim dhe formularëve të aplikimit mund të kërkohet edhe duke dërguar një e-mail në adresën: office@ahc.org.al.
Udhezues per aplikantet – Skema e sub-granteve
Paketa me Annexet e projekt-propozimit
Corrigendum No 1 to Guidelines
Ju falenderojmë për interesin e shfaqur në lidhje me “Thirrjen për Projekt-Propozime” në kuadër të projektit “Unë marr pjesë! Zëri im, vota ime vlen! dhe për pjesëmarrjen në sesionet informuese të organizuara në kuadër të kësaj thirrje. Për të gjithë personat e interesuar të cilat nuk mund të ndiqnin këto sesione informuese më poshtë po ndajmë me ju Pyetjet më të shpeshta (FAQ) të adresuara nga OShC-të si dhe përgjigjet përkatëse.
Pyetjet me te shpeshta (FAQ)_Thirrje per projekt propozime
[…] The Albanian Helsinki Committee (AHC), in partnership with the Institute for Political Studies (ISP) and Civil Rights Defenders (CRD), through the initiative: “I participate! My voice, my vote counts”, funded by the EU announces a call for proposals. The overall objective of the call is: to empower local CSOs to promote democratic processes in the community and increase citizen involvement to ensure electoral integrity and political transparency. The Grant scheme aims to fund projects that support CSOs operating in human rights, promoting democracy and the rule of law, and supporting vulnerable groups, youth, women, media, etc. The total amount made available for the call is 90.000 EUR. The total budget of the projects that will be supported by the call should be not less than 15.000 EUR and not more than 25.000 EUR. Read more here. […]
Kontributi juaj në këtë fushë, është shumë i rëndësishëm për fuqizimin e shtresave, grupeve dhe individëve shpresëhumbur nga përfitimet e përfshirjes së tyre në votime.
Angazhimi masiv i elektoratit për të ndikuar në promovimin e proceseve të mirëfillta demokratike lidhet me sigurimin e integrititetit zgjedhjeve dhe transparencës në realizimin e tyre.
Ky vizion duhet të shprehet edhe në veprimtaritë e organizatave që implentojnë projekte nëpërmjet granteve tuaja.
SPES – është një organizatë jofirmprurëse, degë e ONLUS SPES – Itali, që mund të kontribuojë me korrektësi dhe produktivitet në këtë drejtim.
Faleminderit
Zenel Sina
Koordinator i Qendrës SPES-Durrës, Albania