TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • Gjyqesori - Deklarata & Njoftime
  • THIRRJE PUBLIKE PËR EKSPERTË VENDAS PËR MONITORIMIN E PROCESIT TË NGRITJES DHE FUNKSIONIMIT TË KLGJ DHE KLP
20/03/2023
0
Tuesday, 15 May 2018 / Published in Gjyqesori - Deklarata & Njoftime, Njoftime, Thirrje

THIRRJE PUBLIKE PËR EKSPERTË VENDAS PËR MONITORIMIN E PROCESIT TË NGRITJES DHE FUNKSIONIMIT TË KLGJ DHE KLP

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në kuadër të projektit “Për të rritur pavarësinë, llogaridhënien, transparencën dhe efikasitetin e Institucioneve të Reja të Qeverisjes së Drejtësisë i cili zbatohet në kuadër të thirrjes “Përfshirja e shoqërisë civile për një sistem drejtësie funksional dhe të barabartë për të gjithë në Shqipëri” zbatuar nga Save the Children dhe financuar nga Bashkimi Evropian shpall thirrjen publike për ekspertë vendas për monitorimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të institucioneve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Ekspertët vendas që do të përzgjidhen do marrin fillimisht pjesë në veprimtari për rritjen e kapaciteteve profesionale për monitorimin e fazave të ndryshme të procesit të themelimit dhe funksionimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), sipas një metodologjie të detajuar. Në fokus të këtij monitorimi, do të jetë ngritja organizimi dhe funksionimi i institucioneve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë të dy Këshillave, atij të Lartë Gjyqësor dhe të Prokurorisë.

KShH inkurajon aplikimet nga kandidatë, të cilët janë të interesuar për t’u angazhuar si ekspertë në këtë proces dhe plotësojnë këto kritere të aftësisë individuale, edukimit dhe aftësisë profesionale në vijim:

Aftësitë individuale

  • 1. Të jetë i/e pavarur, i/e paanshëm dhe me integritet. Në mënyrë të veçantë aplikantët nuk duhet të kenë qenë të angazhuar në veprimtari të natyrës politike apo të jenë anëtar të partive politike gjatë tre viteve të fundit. Kandidatët e përzgjedhur do të firmosin një formular vetëdeklarimi ku marrin përsipër pasojat ligjore në rast se më vonë vërtetohet ekzistenca e këtyre pengesave
  • 2. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në ekip
  • 3. Të ketë aftësi analitike dhe mendim kritik
  • 4. Të jetë i/e përgjegjshëm për respektimin e detyrave dhe afatet e vendosur

Edukimi dhe aftësitë profesionale

1. Të ketë përfunduar studimet bachelor dhe master ose të njehësuara me to në Fakultetin e Drejtësisë. Preferohen kandidatët që kanë përfunduar studimet Master ose janë profilizuar në të drejtën publike, me fokus të drejtën administrative.

2. Të kenë të paktën 5 vite përvojë në profesionin si jurist/e. Preferohen kandidatët që kanë përvojë në procese të monitorimit, përvoje pune pranë organizatave vendase e ndërkombëtare që kanë në fokus çështjet e drejtësisë dhe çështjet e të drejtave të njeriut.

3. Të ketë njohuri shumë të mira të kuadrit ligjor për reformën në drejtësi si dhe të jenë njohës të mirë të gjuhës angleze.

Të interesuarit që dëshirojnë të jenë pjesë e rrjetit të monitoruesve vendas të zbatimit të procesit të monitorimit të ngritjes, organizimit dhe funksionimit të këtyre institucioneve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, të shprehin interesin e tyre deri në datën 14 Qershor 2018, duke dërguar një CV, një Letër Motivimi dhe Deklaratë të firmosur (skanuar) se nuk kanë pengesa të cituara në këtë thirrje. Dokumentet do të dërgohen në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al. Personat e përzgjedhur do të njoftohen gjatë javës së parë të muajit Korrik me anë të e-mailit.

  • Tweet

What you can read next

RI-THIRRJE — Për angazhimin e një kompanie IT për ngritjen e një platforme online
Raport i veçantë monitorimi mbi protestat e 9-10 mars 2022
KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT/KOMPANI OFRIMI TË PAJISJEVE ELEKTRONIKE BLERJE E NJË PAJISJEJE PRINTER ZYRE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit