TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • KREU
  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • TRAJTIM Ç’NJERËZOR NË BURGUN E ZAHARISË (KRUJË) I TË SËMURËVE MENDORË ME MJEKIM TË DETYRUAR
01/07/2025
1
Friday, 09 March 2018 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp
TRAJTIM Ç’NJERËZOR NË BURGUN E ZAHARISË (KRUJË) I TË SËMURËVE MENDORË ME MJEKIM TË DETYRUAR

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në datën 2 Mars 2018 monitoroi respektimin e të drejtave të personave të dënuar dhe të paraburgosur me probleme të shëndetit mendor në Burgun e Zaharisë (Krujë) si dhe të personave që me vendim të gjykatës duhet të shtroheshin në institucione të specializuara për mjekim të detyruar.

Nga monitorimi rezultoi se në këtë institucion, veç të tjerëve ndodhen 143 persona me mjekim të detyruar, të cilët ishin vendosur në seksion të veçantë, në dhoma ku u vërejt mbipopullim tepër shqetësues deri në 12 persona. Dhomat ishin në kushte tepër të vështira që ndikonin në përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të këtyre personave. Konkretisht u vërejt prezenca e lagështirës, higjenës së keqe, tesha të vjetëruara, ndriçim natyral i paktë ndërkohë që sistemi i ngrohjes ishte jashtë funksionit. Plotësimi i nevojave të këtyre personave për tualet ishte i vështirë për tu realizuar dhe i vonuar për shkak të numrit të madh të personave në raport me 4 tualet. Dushet ishin difektoze aq më tepër sepse nuk kishte as ujë të rrjedhshëm. Si pasojë shpesh për larje ata përdornin kova më ujë.

Në këtë institucion kishte mungesa të theksuara në personelin e shërbimit mjekësor, çka ndikonte rrjedhimisht në cilësinë e dobët dhe kërkesat e shërbimit që duhet të ofrohen ndaj personave të sëmurë. Organika e institucionit parashikonte 5 mjekë ndërkohë që efektivisht ishin 2 të tillë, 12 infermierë ndërkohë që efektivisht ishin vetëm 3 të tillë. Tepër shqetësuese ishte mungesa e mjekut psikiatër, në kushtet kur numri i të sëmurëve mendorë ishte tepër i lartë dhe në organigramë parashikoheshin 2 të tillë. Gjatë monitorimit u konfirmua fakti se mjeku psikiatër vinte një herë në pesëmbëdhjetë ditë dhe nuk arrinte të vizitonte të gjithë pacientët brenda ditës, aq më tepër se shumica e tyre paraqitën ankesa. Gjithashtu kishte mungesa në psikologë; përkatësisht ishin të punësuar 2 psikologë kur në fakt duhet të ishin 4 të tillë.

KShH monitoroi kartelat mjekësore të të sëmurëve mendorë dhe rezultoi se mungonte përditësimi i tyre, si dhe anamneza e pacientit me nomenklaturën përkatëse, madje u vërejtën kartela të paplotësuara për një periudhë kohore prej dy deri në tre muaj. Gjatë monitorimit rezultoi se nuk kishte aparatura të ndryshme laboratorike, mungesa e të cilave vështirësonte mjekimin e përshtatshëm madje mund të shkaktonte edhe pasoja të rënda në shëndetin e pacientit.

Edhe pse personat me masë mjekësore janë vendosur në seksione të veçanta, këto seksione ishin larg kushteve të një spitali apo klinike të specializuar sikurse e kërkon ligji. Koha e qëndrimit të këtyre të sëmurëve në këtë seksion vazhdon për disa vite, çka vështirëson trajtimin dhe akomodimin e specializuar të tyre dhe mund të përkeqësojë shëndetin e tyre mendor. Deri më sot nuk është marrë asnjë masë për dërgimin e kësaj kategorie shtetasish në një institucion të specializuar psikiatrik. KShH për këtë grup personash ka kryer edhe një monitorim në datë 2 Dhjetor të vitit 2017 dhe ka konstatuar të njëjtën gjendje. KShH mendon se një trajtim i tillë jo vetëm nuk është human, por ka të gjithë elementët e trajtimit ç’njerëzor dhe degradues të parashikuar nga neni 86 i Kodit tonë Penal dhe neni 3 të KEDNJ-së.

Mosekzekutimi i vendimeve të gjykatës ndaj kësaj kategorie shtetasish, për mjekim të detyruar në institucione të specializuara bie ndesh me nenin 46 të Kodit Penal, neni 464 pika 4 e Kodit të Procedurës Penale, neni 25 të ligjit Nr: 8331 datë 21.04.1998 i ndryshuar “Për ekzekutimin e vendimeve penale’ neni 16 paragrafi i dytë i ligjit nr. 8328 datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” neni2 8 pika 1 e ligjit 44/2012 “Për shëndetin mendor” si dhe me praktikën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut”.

Janë pikërisht arsyet e mësipërme që e detyrojnë KShH-në ti rekomandojë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë të fillojë procedimin penal me nismën e saj.

Nisma për monitorimin e respektimit të të drejtave të personave me probleme të shëndetit mendor në këtë institucion u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, në kuadër të projektit “Të litigojmë në mënyrë strategjike për mbrojtje efektive të të drejtave në fushën e shëndetit”.

  • Tweet

What you can read next

Të parandalohen incidentet, të shmanget gjuha e urrejtjes
KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI – EKSPERT PËR MIRËMBAJTJEN E WEBSITE GJATË FORMATIT TË KRIJIMIT TË TIJ DHE FUNKSIONIMIT
Kërkesë për shprehje interesi kompani Audituese Final

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • NJOFTIM PËR SHTYP-MBI RAPORTET E MONITORIMIT TË ORGANEVE TË QEVERISJES SË DREJTËSISË

    Tre organët më të rëndësishme të qeverisjes së ...
  • KËRKESË PËR OFERTË – SUBJEKT TREGTAR QË OFRON SALLË PËR MBLEDHJE, PUSHIM KAFEJE DHE DREKË PËR (+/-) 25 PJESËMARRËS PËR ZHVILLIMIN E PLATFORMËS SË DIALOGIMIT DATË 3 KORRIK 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...
  • KËRKESË PËR OFERTË PËR PËRZGJEDHJEN E NJË SUBJEKTI TREGTAR I CILI OFRON SALLË ME QIRA PËR GJYSMË DITE SË BASHKU ME PAJISJET MBËSHTETËSE, COFFEE BREAK DHE COCKTAIL LUNCH PËR (+/-) 40 PERSONA PËR DATËN 11 QERSHOR 2025

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) në kuadër ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit