TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
    • RRJETEZIMET
  • GRANTE
  • EVENTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Njoftime, Thirrje
  • Vijon nisma e ndërgjegjësimit dhe aktivizimit për Reformën në Drejtësi në Qytetin e Korçës
21/03/2023
0
Thursday, 10 November 2016 / Published in Njoftime, Thirrje

Vijon nisma e ndërgjegjësimit dhe aktivizimit për Reformën në Drejtësi në Qytetin e Korçës

Në datat 10 dhe 11 Nëntor 2016, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) vijoi në Qytetin e Korçës, nismën e ndërgjegjësimit dhe aktivizimit për Reformën në Drejtësi. Në këto data u realizuan dy forume diskutimi dhe një emision në televizionin lokal “Korça TV”, të cilat kishin për qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve, pedagogëve dhe studentëve, profesionistëve të fushës së drejtësisë dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile lidhur me nevojën dhe risitë e reformës në drejtësi si dhe nxitjen e aktivizimit dhe kontributit të tyre për projektligje të rëndësishme që janë në fokus të kësaj reforme.

Rreth 50 studentë dhe pedagogë të Universitetit “Fan Noli” dhe 30 përfaqësues të sistemit të drejtësisë dhe shoqërisë civile në qytetin e Korçës kontribuan në mënyrë aktive në diskutimet e nxitura nga ekspertët dhe panelistët sa i takon problematikave me të cilat përballet sistemi i drejtësisë, duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek aksesi në drejtësi, nevoja për përmirësimin e cilësisë së ndihmës juridike falas dhe përfitimin e kësaj ndihme nga shtetasit në nevojë, ofrimin e pagesave dinjitoze ndaj avokatëve që ofrojnë ndihmë juridike falas, integriteti dhe roli i gjyqtarit në sistemin tonë ligjor, efektet që do ketë procesi i rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (vetting) si dhe nevoja për realizimin e këtij procesi me profesionalizëm dhe paanshmëri, roli dhe rëndësia e operacionit ndërkombëtar që do të monitorojë vetting, si garanci për shmangien e ndikimeve të jashtme etj. Me anë të emisionit në TV Korça, përfaqësuesit e KShH-së i bënë thirrje të gjithë aktorëve të sistemit të drejtësisë, të rrisin aktivizimin dhe pjesëmarrjen e tyre në konsultimin  e  paketës  ligjore  të  drejtësisë  që  do  t’i  nënshtrohet  në  vazhdimësi  procesit reformues. Kontributi i tyre u vlerësua tepër i rëndësishëm në cilësinë e profesionistë të së drejtës që zbatojnë në praktikë ligjin.

Rekomandimet  dhe  sugjerimet e adresuara në këto forume do t’i përcillen Komisionit të Posaçëm Parlemantar për Reformën në Drejtësi, gjatë procesit të diskutimit dhe konsultimit publik që do të zhvillohet nga ky Komision për projekt-ligje  të  veçanta  që prekin tematikat dhe çështjet e diskutuara në këto forume.

Në këto aktivitete dhanë kontributin e tyre Z. Igli Totozani, Avokat i Popullit, Z. Ali Jashari, Rektor i Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, Znj. Erida Skëndaj, Drejtore Ekzekutive e KShH, Z.  Niazi Jaho, Këshilltar Ligjor pranë  KShH,  Z.  Enio Haxhimihali, Drejtor Kabineti pranë Avokatit të Popullit.

Këto  veprimtari u realizuan në kuadër të projektit “Promovimi i aktivizimit dhe pjesëmarrjes së publikut dhe shoqërisë civile në Reformën e Sistemit të Drejtësisë”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Tiranë, në kuadër të programit MATRA (për Shtetin e së Drejtës).

  • Tweet

What you can read next

TË RRITET PJESËMARRJA E QYTETARËVE NË PROCESET VENDIMMARRËSE KONSULTIMI PUBLIK ËSHTË NË NIVELE TË ULËTA DHE JO KONFORM LIGJIT
SEANCË E HAPUR DËGJIMORE PËR VETTINGUN KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT PRANON KËRKESËN E KOMITETIT SHQIPTAR TË HELSINKIT
Njoftim nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • Monitorimi i të drejtave pronësore të banorëve të Njësisë Administrative Bërxull që preken nga autostrada Thumanë Kashar

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), duke marr...
  • KËRKESË PËR SHPREHJE INTERESI 2 EKSPERTË TË ÇËSHTJEVE GJINORE

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH), në kuadër...
  • Kërkesë për ofertë për një ekspert statisticien të angazhuar në kuadër të hartimit të raportit studimor mbi matjen e perceptimit të publikut mbi influencat e palëve të treta

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton ...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2023 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit