STAFI

Erida Skëndaj

Drejtoreshe Ekzekutive

Erida Skëndaj was appointed in February 2016, at the position of “Executive Director” of Albanian Helsinki Committee by the highest decision making body of the organization, respectively General Assembly. Graduated in 2006 with the title “Jurist” and in 2011 with the title “Master of Science in Criminal Science” at the Faculty of Law, University of Tirana. On 2008 was licensed as a Lawyer and in the same year joined the executive staff of the Albanian Helsinki Committee, as a lawyer and advocate specialized mainly in criminal law and human rights, by providing legal services to vulnerable groups (especially towards citizens deprived of their liberty), monitoring the institutions of the criminal justice system and elections, etc. In 2014 she was named “Lawyer Advisor”, part of the civil service of the Albanian Parliament, being engaged in the Committee on Legal Affairs, Public Administration and Human Rights to review the draft laws on issues of their compatibility with the Constitution and international acts and aspects of the legislative technique. In the beginning of 2015, was appointed as legal coordinator of the Technical Secretariat of the Judiciary Group, attached at the Ad Hoc Parliamentary Committee on Justice System Reform. The new engagement in AHC at the position of executive director, started de facto in the beginning of April 2016 and is consisting since that time mainly at the management of the executive staff and projects implemented by the organization in the field of Human Rights, Rule of Law (especially for Election, Anti-Corruption and Justice System), legal representation of the organization in relation with third parties (such as in media, international forums and activities, representation of organization as a Human Right Advocate for cases represented before Constitutional Court, Strasbourg Court and domestic courts also), providing legal opponent opinions for the draft laws that violates human rights and rule of law in Albania, etc. An important contribute for such position has been in providing legal expertise or legal quality assurance of study reports and think tank papers published by AHC in the field of Justice System, Human Rights, Anti-Corruption and Election’ Monitoring. Since the beginning of her carrier, Erida is author and co-author in the preparation of certain number of publications, research studies, reports and legal articles in the field of human rights, justice and judiciary institutions, corruption and impunity, concerning immunity and referendums.

Niazi Jaho

Këshilltar Ligjor

Ai mbaroi shkollën e tij të mesme në Gjirokastër dhe e shkollën e lartë në Tiranë. Në prill të vitit 1942 ai u arrestua në Tiranë për veprimtarinë antifashiste. Mori pjesë në Luftën Nacionale dhe është një veteran lufte. Diplomuar per Juridik në Bashkimin Sovjetik. Pas mbarimit te studimeve te tij në Universitetin e Leningradit ai u kthye në Shqipëri dhe fillimisht ka punuar në organet gjyqësore, por më pas ai u sulmua nga regjimi komunist dhe u shkarkua dhe u internua. Në vitin 1990 ai u kthye në Tiranë dhe në vitin 1991 ka publikuar disa ese për çështje të ndryshme të tilla si probleme kushtetuese, çështjet e burimeve njerëzore dhe të tjera që kanë të bëjnë në lidhje me zbatimin e duhur dhe aplikimin e koncepteve të legjislacionit në gazetat përditshme të kohës.

Ardita Kolmarku

Drejtuese e Klinikes se Ligjit & Menaxhere Projektesh

Ka studiuar Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si dhe është diplomuar si “Student i shkëlqyer” në Master i Shkencave në e Drejtë Penale. Gjatë periudhës së studimeve universitare është angazhuar në trajnime, konferenca dhe ka kontribuar si bashkëautore në ese akademike. Para fillimit të marrëdhënies së punës me kohë të plotë, ka ndjekur programin e internshipit pranë KShH prej Shtator 2017 – Dhjetor 2017. Prej muajit Janar 2018 është bërë pjesë e stafit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në funksionin e paralegal pranë Klinikës Ligjore të KShH, si dhe ndjek projekte me fokuse të ndryshme lidhur me të drejtat e shtetasve të dënuar/të paraburgosur, shtetasve me çrregullime të shëndetit mendor, ngritja dhe monitorimi i funksionimit të organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ofrimin e asistencës ndaj qytetarëve për t’ju drejtuar organeve të vettingut, sensibilizimin dhe ofrimin e ndihmës juridike ndaj qytetarëve etj. Aktualisht po ofron kontributin e saj modest si Asistent Avokate pranë KShH.

Anda Kruetani

Koordinatore Projektesh

Ka studiuar Shkenca Politike dhe Marrëdhёnie Ndёrkombёtare në Universitetin Epoka pёrgjatё viteve 2016-2019, ku ёshtё diplomuar me nderime tё larta si studente e ekselencёs. Gjithashtu, ka qёnё dhe valedictorian e fakultetit tё saj nё ceremoninё e diplomimit. Në vijim, gjatë viteve 2020-2022 kreu studimet në Master Shkencor të së njëjtës disiplinë, paralelisht me angazhimin e saj si Asistente Projektesh pranë KShH. Nga Janari i vitit 2023 mban pozicionin e Koordinatores së Projekteve të fushave të demokratizimit, zgjedhjeve, sigurisë rajonale dhe përafrimit të politikave e legjislacionit me Bashkimin Europian. Paralelisht, bën pjesë në ekipin e fundraising (shkrimit të projekt-propozimeve) për organizatën.

Erdion Maçolli

Avokat në Klinikën Ligjore

Z.Maçolli është diplomuar në vitin 2016, me rezultate të larta në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Pasi ka përfunduar Shkollën Kombëtare të Avokatisë është pajisur me liçencën e ushtrimit të profesionit të Avokatit. Krahas ushtrimit të këtij profesioni, është angazhuar si ekspert në disa projekte të zbatuara nga organizatat jofitimprurëse, me fokus sistemin e Drejtesisë dhe programet për të rinjtë. Aktualisht është Pedagog i jashtëm pranë Departamentit të së Drejtës Penale në Fakultetin e Drejtësisë, për lëndën "E Drejta Penale, pjesa e posaçme" dhe ka kontribut aktiv në fushën e kërkimit shkencor, me fokus të drejtën penale, ku është autor dhe bashkë-autor në disa botime. Pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit është angazhuar prej muajit Korrik si Avokat i Klinikës Ligjore Falas, për grupet e njerëzve në nevojë.

Albana Veshi

Menaxher Finance

Albana ka një histori të dëshmuar të udhëheqjes financiare të nivelit të lartë në një mjedis financiar kompleks, duke këshilluar menaxherët për ndikimin financiar të nismave të reja të politikave dhe duke paraqitur të dhëna ose informacione komplekse individëve ose grupeve të njerëzve në nivele të ndryshme njohuri për temën përkatëse. Albana është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, Departamenti Financë & Kontabilitet, i specializuar në Financë dhe Kontabilitet. Edukimi i saj i vazhdueshëm profesional ka qenë i një rëndësie të madhe gjatë këtyre viteve. Ajo ka ndjekur trajnime të ndryshme në SNRF, standardet kombëtare të kontabilitetit, inovacionin financiar dhe ka përfunduar me sukses studimet e saj si eksperte ndërkombëtare. Albana është një anëtare tjetër e ACCA (Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar). Albana është e specializuar në industrinë e Shërbimeve Financiare dhe ka njohuri të gjera pune mbi Standardet Ndërkombëtare të Raportimit Financiar, GAAP të SHBA-së, standardet lokale të kontabilitetit dhe legjislacionin vendas. Ajo ka kontribuar për disa vite si pedagoge me kohë të pjesshme në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Albana ka kontribuar si mentore finance në projekte të ndryshme të financuara nga Komisioni Evropian dhe donatorë të tjerë. Aktualisht ajo ofron kontributin e saj si menaxhere finance në KSHH.

Nosiana Burnazi

Paraligjore/ Asistente Projektesh

Nosiana Burnazi është në përfundim të studimeve të nivelit Master Shkencor në Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës me rezultate të shkëlqyera. Ajo është angazhuar pranë organizatës “Vish këpucët e mia”, si koordinatore projektesh me në fokus edukimin e komunitetit rom, si dhe ka zhvilluar më tej njohuritë e saj ligjore pranë një zyre avokatie. Ka qenë pjesë e Kuvendit të Shqipërisë përgjatë një praktike 7 mujore, ku ka asistuar një prej deputetëve në hartimin dhe analizimin e projektligjeve si dhe nismave të ndryshme ligjore. Fushat e saj të interesit lidhen kryesisht me të drejtën publike, shkrimin dhe hulumtimin akademik shkencor si dhe të drejtat e njeriut, ku në këtë kuadër ka botuar një sërë artikujsh kërkimorë. Prej tetorit 2023 mban pozicionin e Paraligjores pranë Klinikës Ligjore Falas si dhe Asistentes së Projekteve.

Ledia Gjuzi

Administratore zyre

Diplomuar në fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Master Shkencor në Mësuesi. Me një eksperiencë tre vjeçare në fushën e telemarketingut, si operatore në shërbim të klientit. Gjithashtu, ka pasur një eksperiencë pune dy vjeçare si asistente pranë studios së Core Pilates Tirana. Ajo është angazhuar pranë organizatës AIESEC duke mbajtur pozicionin si Team leader në Departamentin e Marketingut. Anëtare gjate një viti në Unionin e Këshillave Studentorë, si dhe pjesë e internshipeve të ndryshme profesionale. Aktualisht që nga muaji Korrik 2023, mban pozicionin e administratores së zyrës, pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Ardita Matlija

Asistente Projektesh

MSc. Ardita (Ari) Matlija është diplomuar në vitin 2022 në Master i Shkencave në Psikologji Klinike me rezultate të larta, në Universitetin e Tiranës, ku ka kryer edhe studimet Bachelor në Psikologji. Ka qenë e angazhuar për një periudhë një vjeçare si asistente projekti dhe përkthyese në Programin Shqiptar-Suedez i Drejtësisë për të Miturit nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SIDA) dhe ka punuar ngushtësisht me Swedish Prison and Probation Service mbi këtë program. Është autore e dy studimeve shkencore: 1. Tiparet e personalitetit dhe ankthi i vdekjes (2020) 2. Neglizhenca, personaliteti dhe stilet mbrojtëse: Marrëdhënia e neglizhencës, çrregullimeve të personalitetit të grupit B dhe niveleve mbrojtëse në një kampion joklinik studentësh (2022) Gjithashtu, ka qenë dhe është vullnetare të organizata të ndryshme si: Jonathan Center, Streha Center dhe aktualisht si anëtare e Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane në Shqipëri. Pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit është angazhuar prej muajit Qershor 2023 si asistente projektesh, kryesisht në fushën e ekstremizmit të dhunshëm dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Eriselda Ndreca

Paraligjore pranë Klinikës Ligjore dhe Asistente Projektesh

Diplomuar me rezultate të shkëlqyera në ciklet e studimeve “Bachelor në Drejtësi” dhe “Master i Shkencave në të Drejtë Civile”, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës. Përgjatë rrugëtimit të saj akademik, është antarësuar dhe angazhuar si intern në disa organizata të shoqërisë civile. Gjithashtu, ka qënë e angazhuar si asistente ligjore, pranë Zyrës Ligjore “Rakipi & Partners” shpk. Në nëntor të vitit 2022, ka filluar praktikën profesionale pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit (KShH), ku në përfundim të praktikës 2-mujore, është punësuar me kohë të plotë dhe vijon aktualisht punën në funksionin e Paraligjores dhe Asistentes së Projekteve. Aktualisht është regjistruar pranë Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë, për kryerjen e Stazhit-1 vjeçar të Asistent-Avokates si dhe pranë Shkollës Kombëtare të Avokatisë për ndjekjen e ciklit 1-vjeçar të trajnimit fillestar.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit