STAFI

Erida Skëndaj

Drejtoreshe Ekzekutive

Autore dhe bashkautore në përgatitjen e një sërë publikimesh, studimesh kërkimore, raportesh dhe shkrimesh në revista juridike në fushën e të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe organeve të gjyqësorit, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë së tij, lidhur me imunitetin dhe referendumet, etj.

Niazi Jaho

Këshilltar Ligjor

Ka publikuar disa ese për çështje të ndryshme të tilla si probleme kushtetuese, çështjet e burimeve njerëzore dhe të tjera që kanë të bëjnë në lidhje me zbatimin e duhur dhe aplikimin e koncepteve të legjislacionit si nje legjislacion i ri Demokratik ne gazetat e përditshme

Katerina Sherko

Manaxhere Finance

Është emëruar në pozicionin e “Menaxhere Finanace” pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit në Janar të vitit 2003. Ka përfunduar studimet në vitin 1975 në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës , dega Kontabilitet –Financë dhe është specializuar për “Ekonomiste Tregëtie” në vitin 1986.

Miriam Angoni

Drejtore Programi

Ka studiuar shkenca sociale: gjuhë e letërsi franceze dhe master për politikat e BE-së pranë Universitetit e Tiranës, në Shqipëri. Gjithashtu ka kryer studime master në sociologji pranë Universite Catholique de l'Ouest, Angers, Francë dhe në Itali lidhur me hartimin e zhvillimin e projekteve të financuara nga Bashkimi Evropian. I janë akorduar dy Medalje të Arta për rezultate të shkëlqyera në studimet e shkollës së mesme dhe ato të nivelit master. Ajo ka një eksperiencë të konsoliduar në drejtimin dhe menaxhimin e projekteve në fushën e zhvillimit njerëzor, migracionit, integrimit në BE dhe projekteve të komunikimit e ndërgjegjësimit. Ajo ka kryer punë kërkimore mbi migracionin për Komisionin Evropian dhe institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri. Është aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe grupeve në nevojë që prej vitit 2000. Ajo aktualisht mban postin e Drejtueses të Programeve, pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ku ajo kontribuon në zbatimin e instrumenteve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe forcimin e sundimit të shtetit ligjor në Shqipëri.

Rovena Vuksani

Juriste/Koordinatore Projektesh

Ka studiuar Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si dhe në Masaryk University në Republikën Ҫeke si përfituese e bursës Erasmus+, financuar nga Komisioni Europian. Gjatë periudhës së studimeve universitare është angazhuar me aktivitete të ndryshme ekstrakurrikulare si trajnime, konferenca, forume, si dhe praktika profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme si dhe bankës Procredit Bank. Është bërë pjesë e stafit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit që prej Janar 2018, ku ndjek projekte me fokuse të ndryshme lidhur me të drejtat e të miturve, migrantëve, romëve dhe egjiptianëve, sinjalizuesve, korrupsionit, ekstremizmit të dhumshëm, lirisë së fesë etj. Para fillimit të marrëdhënies së punës me kohë të plotë, ka ndjekur programin e praktikës në KShH prej Shtator 2017-Dhjetor 2017.

Vjosana Neziri

Asistente Finance

Është bërë pjësë e stafit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit si “Asistente Finance” në shtator të vitit 2018.
Ka ndjekur nivelin e studimeve bachelor në degen Financë Kontabilitet pranë Universitetit të Tiranës gjatë viteve 2013-2016. Nga viti 2016 deri në shtator të vitit 2018 ka vijuar studimet në Fakultetin e Ekonimisë pranë Universitetit të Tiranës në nivelim master në degën Kontabilitet Auditim. Gjithashtu gjatë viteve të studimit ka punuar në një shoqëri tregtare për një kohë të shkurtër si edhe ka marrë pjesë në trajnime profesioale në fushën e kontabilitetit dhe financave. Prej Janarit 2016 është e angazhuar pranë Këshillit Rinor të Ambasadës Amerikane në Shqipëri, strukture në të cilën ka kontribuar në kordinim projektesh, kordinim te “Civic Engagement Departament” dhe për një periudhë kohe ka mbajtur funksionin e Zv. Presidentes.

Ardita Kolmarku

Juriste/Koordinatore Projektesh

Ka studiuar Drejtësi, në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, si dhe është diplomuar si “Student i shkëlqyer” në Master i Shkencave në e Drejtë Penale. Gjatë periudhës së studimeve universitare është angazhuar në trajnime, konferenca dhe ka kontribuar si bashkëautore në ese akademike. Para fillimit të marrëdhënies së punës me kohë të plotë, ka ndjekur programin e internshipit pranë KShH prej Shtator 2017 – Dhjetor 2017. Prej muajit Janar 2018 është bërë pjesë e stafit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, në funksionin e paralegal pranë Klinikës Ligjore të KShH, si dhe ndjek projekte me fokuse të ndryshme lidhur me të drejtat e shtetasve të dënuar/të paraburgosur, shtetasve me çrregullime të shëndetit mendor, ngritja dhe monitorimi i funksionimit të organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ofrimin e asistencës ndaj qytetarëve për t’ju drejtuar organeve të vettingut, sensibilizimin dhe ofrimin e ndihmës juridike ndaj qytetarëve etj. Aktualisht po ofron kontributin e saj modest si Asistent Avokate pranë KShH.

eventet

< 2018 >
June
  • 27

    Trajnim mbi aksesin e OSHC-ve ne Gjykaten Kushtetuese

    All day
    27.06.2018
    Rruga Brigada VIII, Tiranë, Albania
    Rruga Brigada VIII, Tiranë, Albania
    Me ndryshimet që kanë ndodhur në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, qasja që u jepet OSHC-ve është më e madhe krahasuar me qasjen që kishin në sistemin e mëparshëm. Praktika ka zbuluar se OSHC-të nuk kanë kapacitetet të duhura për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese bazuar në misionin e tyre dhe të drejtat dhe liritë e grupeve të tyre. KSHH ka një eksperiencë shumë të mirë në përfaqësimin e rasteve individuale para kësaj gjykate, si dhe duke apeluar kundër kushtetutshmërisë së disa ligjeve dhe akteve të tjera normative para Gjykatës Kushtetuese.

    Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në kuadër zbatimit të projektit “Përmirësimi i situatës së të drejtave të njeriut në Shqipëri nëpërmjet forcimit të shtetit të së drejtës – Klinika Ligjore XII”, mbështetur financiarisht nga organizata Civil Rights Defenders, me fonde të Qeverisë së Mbretërisë Suedeze, organizon një trajnim një ditor, me qëllim rritjen e kapaciteteve të  organizatave aktive të shoqërisë civile në mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe dhënien e ndihmës juridike për grupet vulnerabël.

    Pjesëmarrësit në këtë trajnim do të kenë mundësinë të njohin nga afër eksperiencën që KShH disponon në përfaqësimin e këtyre rasteve përpara Gjykatës Kushtetuese, si dhe përmes një eksperti të jashtëm në Ligjin Kushtetues si të përdoren mjetet juridike të parashikuara në ligjin e ri për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese vënien në lëvizje të kësaj gjykate për kontrollin e kushtetutshmërisë së ligjeve dhe akteve të tjera normative.

    Trajnimi do të jetë 1 ditor dhe do të mbahet në gjuhën shqipe.

    Ju lutemi konfirmoni pjesmarrjen në adresën e e-mailit valmira.kallushi@ahc.org.al dhe ardita.kolmarku@ahc.org.al ose office@ahc.org.al.

    Orari i eventit: 08:45 – 13:30 (Dt. 27 Qershor 2018)

TOP