Deklaratë për shtyp: Qeveria shqiptare të marrë masa për t’i dhënë fund abuzimit të fëmijëve në Shqipëri


Drejtuar: Z. Sali Berisha
Kryeministër
Qeveria e Republikës së Shqiperisë


Për dijeni: Znj. Jozefina Topalli
Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë,
Z. Genc Pollo
Minister i Arsimit dhe i Shkencës,
Z. Koço Barka
Minister i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta,
Z. Aldo Bumçi
Ministër i Drejtësisë,
Z. Maksim Cikuli
Ministër i Shëndetësisë

 

Për njoftim: Massmedias në Shqipëri
OJF-ve në Shqipëri

Qëndra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, Aleanca për Fëmijët në Shqipëri, Sos -Fshati i Fëmijëve, Diakonia Agapes, Unioni i Rromeve të Shqipërisë “Amaro-Drom” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit me rastin e Dites Botërore Kundër Abuzimit të Fëmijëve kerkojne të shprehin shqetësimin e tyre për situatën e rëndë dhe dhunën që i nënshtrohen çdo ditë në familje, në shkollë dhe në shoqëri, me qindra-mijëra fëmijë në Shqipëri.

Sot në të gjithë botën organizohen aktivitete me mesazhin e përbashkët “Një Botë pa Dhunë për Fëmijët”. Edhe në Shqipëri Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, Aleanca për Fëmijët në Shqipëri, Sos – Fshati i Fëmijëve, Diakonia Agapes, Unioni i Rromeve të Shqipërisë “Amaro-Drom” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit organizojnë aktivitete ndërgjegjësuese në të gjithë Shqipërinë për t’i thënë ndal dhunës kundër fëmijëve.

Dhuna ndaj fëmijëve vazhdon të mbetet një problem madhor në Shqipëri dhe përbën një nga shkeljet më të rënda të të drejtave të fëmijëve në vend. Sipas studimit më të fundit të UNICEF “Dhuna Kundër Fëmijëve në Shqipëri” rezulton se 1 në 4 fëmijë janë viktima të formave më të rënda të dhunës në familje dhe 1 në 3 fëmijë janë viktima të dhunës në shkollë.

Neni 39 i KDF-së thotë “Shtetet Palë do të marrin masat e duhura për të lehtësuar ri-aftësimin fizik dhe psikologjik dhe ri-integrimin në shoqëri të çdo fëmije që është viktimë e çdo forme pakujdesie, shfrytëzimi ose keqtrajtimi, torture ose çdo lloj tjetër dënimi mizor”, ndersa Kushtetuta e Shqipërisë ndër të tjera në Nenin Nr 54 të saj thotë: “…Çdo fëmijë ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhe përdorimi për punë…”


Ndonëse Shqipëria ka bërë hapa përpara përsa i përket respektimit të të drejtave të fëmijëve, dhuna ndaj fëmijëve është një nga ato çështje që nuk ka gjetur pasqyrim në politikat e Qeverisë apo në legjislacionin shqiptar. Është e papranueshme që në vitin 2006 ushtrimi i dhunës ndaj fëmijëve të mos ndalohet me ligj.

Pasojat e dhunës ndaj fëmijëve janë edhe pasoja direkte mbi shoqërinë shqiptare. Këto pasoja sot mund të shihen qartë në dhunën e vazhdueshme që shoqëron punimet e Kuvendit të Shqipërisë, apo edhe numrin e lartë të krimeve kundër jetës së personit. Ne besojmë se ka ardhur koha që Qeveria Shqiptare, si të gjitha vëndet demokratike në botë, ti thotë “Ndal Dhunës ndaj Fëmijëve” duke përgatitur një ligj që ndalon përdorimin e dhunës ndaj fëmijëve, si dhe duke krijuar infrastrukturën e duhur për rehabilitimin e fëmijëve viktima të dhunës.

Duke patur parasysh shqetësimet e ngritura në këtë Deklaratë për Shtyp, Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri – CRCA, Aleanca për Fëmijët në Shqipëri, Diokonia Agapes, SOS-Fshati i Fëmijëve, Unioni i Rromeve të Shqipërisë “Amaro-Drom” dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit mendojnë se Qeveria Shqiptare, ndër të tjera duhet të ndërmarrin masat e mëposhtme:

  • Vendosja në prioritetet e Qeverisë shqiptare te çështjeve të fëmijëve dhe në veçanti të dhunës ndaj fëmijëve në familje, shkollë dhe shoqëri.

 

  • Qeveria shqiptare të miratojë një ligj që ndalon një herë e përgjithmonë ushtrimin dhe përdorimin e dhunës ndaj fëmijëve.

 

  • Një tjetër mosrespektim i ligjit, që lidhet me të drejtat e zgjedhësve, është mos njoftimi me shkrim i tyre, në banesë, në lidhje me përfshirjen në listat e zgjedhësve dhe për QV5 ku duhet të votojnë. Nga takimet me shtetasit, kontaktet me kryetarë të njësive të qeverisjes vendore dhe përgjegjës të zyrave të gjendjes civile, na rezultoi se ky detyrim ligjor u plotësua pjesërisht. Ministria e Brendshme nuk akordoi fondet përkatëse monetare, siç detyron ligji dhe për pasojë, edhe atje ku procesi u krye, nuk respektoi të gjitha kërkesat ligjore.

 

  • Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Shendetesise, Ministria e Arsimit dhe Shkences dhe Ministria e Brendshme të marrin masa për të përmirësuar standartet dhe nivelin e shërbimeve për fëmijët viktima të dhunës.

 

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri­-CRCA, Aleanca për Fëmijët në Shqipëri, Diokonia Agapes, SOS-Fshati i Fëmijëve, Unioni i Rromeve te Shqiperise “Amaro-Drom”dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, besojnë se zbatimi i këtyre masave si dhe rritja e ndërgjegjësimit dhe ndjeshmërisë së institucioneve qeveritare dhe joqeveritare për krijimin e një sistemi parandalues, mbrojtës, trajtues dhe ri-integrues për fëmijët viktima të dhunës, do të sillnin një përmiresim të ndjeshëm të situatës se të drejtave të fëmijëve në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

eventet

< 2019 >
December
MoTuWeThFrSaSu
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
TOP