Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), shpall kërkesën për ofertë për një subjekt tregtar i cili ofron me qera, për një gjysëm dite, një salle konferencash bashkë me pajisjet mbështetëse (mikrofonë statikë dhe 4 të lëvizshëm/sistem audio/monitor vizual për shfaqjen e prezantimeve në powerpoint, internet Wifi, pajisjet për përkthim simultan, sistem për realizimin e eventit në format online hibrid[1] etj.) për organizimin e një konference në Tiranë më datë 17 Dhjetor 2021.
Organizimi i eventit duhet të bëhet i mundur në përputhje me masat për parandalimin e përhapjes së Covid-19 nga ana e autoriteteve shtetërore.
Gjithashtu, subjekti tregtar duhet të ofrojë kokteil & finger food në formën banket i hapur për rreth 30-40 pjesëmarrës.
Oferta finaciare duhet të përfshijë:
- Ofertën financiare për qeranë e sallës (duke identifikuar dhe kostot respektive për mjetet facilituese të sipërpërmendura të përfshira në këtë vlerë, si dhe duke përcaktuar kapacitetin e sallës)
- Ofertën financiare për pajisjet e përkthimit simultant
- Ofertën financiare për menu coctail & finger food.
KShH fton të gjitha subjektet e interesuara që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al ose postare, deri në datën_12.12.2021, dokumentacionin e mëposhtëm:
- Ofertën financiare në Euro (me TVSH të përfshirë) *[2]
- Foto të sallës në të cilën do të realizohet eventi
- Listë e pajisjeve facilituese të cilat përfshihen në çmimin e qerasë
- Çertifikatën e regjistrimit (nqs ofertuesi është kompani/subjekt tregtar)
- Oferta duhet të jetë e firmosur dhe e vulosur
[1] Ky sistem duhet të përfshijë realizimin e eventit fizikisht dhe nëpërmjet platformës zoom.
[2] *Subjektet që nuk i nënshtrohen TVSH ta deklarojnë këtë status.