Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) po zbaton iniciativën e mbështetur financiarisht nga Federal Foreign Office of the Federal Republic of Germany. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, KShH shpall kërkesën publike për ofertë për subjekt/kompani që ofron dizenjimin dhe prodhimin e një baneri (mekanizëm roll-up), me përmasa 100 x 200 cm.
Bashkëngjitur gjeni përmbajtjen narrative (script) të banerit, shoqëruar me logot respektive, ndërkohë që dizenjimi do të realizohet nga ana e subjektit/kompanisë fituese.
KShH fton të gjitha subjektet/kompanitë e interesuara që të dërgojnë në formë elektronike në adresën e e-mailit të KShH-së office@ahc.org.al ose postare, deri në datën 23 Tetor 2022, dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Ofertën financiare në Euro (TVSH e përfshirë) – në rast se subjekti është i
përjashtuar nga TVSH duhet ta deklarojë këtë status në ofertën e tij financiare
2. Listë me punime të ngjashme (me links)
3. Çertifikatën e regjistrimit (nqs ofertuesi është kompani/subjekt tregtar)
4. Oferta duhet të jetë e firmosur dhe e vulosur
5. Koha e lëvrimit të artikullit