ENEGRIDA BËNJA

Asistente Projektesh

Është diplomuar pranë Univeristetit të Tiranës në degën Drejtësi me rezultate të shkëlqyera. Aktualisht po ndjek studimet pranë të njejtit Universitet në Master të Shkencave në të Drejtë Civile. Gjatë jetës së saj studentore ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme të organizuara nga Fakulteti i Drejtësisë si dhe ka qënë pjesë e Bordit të ELSA Albania, si Zëvendës Presidente për Gjyqet Simuluese.

Nëpërmjet angazhimeve të shumta përtej studimeve ka zhvilluar një interes të veçantë në fushën e të drejtave të njeriut. Prej vitesh është pjesë e shoqërisë civile edhe si vullnetare në organizata të ndryshme rinore.

Në Qershor të vitit 2021 filloi praktikën profesionale pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit. Në përfundim të kësaj praktikë, në muajin Tetor të vitit 2021, u punësua në pozicionin e Asistenes së Projekteve dhe prej atëherë  asiston në implementimin dhe koordinimin e projekteve të ndryshme në fushën e të të drejtave të njeriut.

Connect with LInkedIn!

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit