Prej muajit Janar 2023, Komitetit Shqiptar të Helsinikit i është bashkuar znj.Erida IDRIZI në rolin drejtues si “Menaxhere Finance”.
Znj.IDRIZI ka kryer studimet në degën Financë – Kontabilitet, profili Kontabilitet dhe Auditim, në Fakultetin e Ekonomisë, Universitetin e Tiranës në vitin 2010. Gjithashtu, ka vijuar me tej me studimet Master në Administrim Biznes, profili Menaxhim.Përpos universitetit, znj.Idrizi ka ndjekur në mënyrë të vazhdueshme trajnime akademike dhe profesionale, duke u çertifikuar në SKK, SNK, Legjislacion Fiskal dhe Tregëtar, Kontabilitet i avancuar, Fiskalitete etj.
Znj.IDRIZI ka mbi 10 vite eksperiencë, ne finance, duke punuar në kompani të industrive të ndryshme. Ndër kompanitë me të cilat ka ndërlidhur bashkëpunimin e saj përmendim: Infosoft Group, BALFIN Group, etj. Deri në Dhjetor 2022, mbulonte pozicionin e “Supervizore Finance dhe Kontabiliteti” në BALFIN Group.
Në rolin e saj si Menaxhere Finance pranë Komitetit Shqiptar të Helsinkit, znj.IDRIZI do të ketë nën përgjegjësi kryesore, koordinimin e gjerë të menaxhimit të projekteve nga ana financiare, përgatitjen e buxheteve sipas projekteve, menaxhimin e granteve, shërbimet e kontabilitetit, mbylljen e Pasqyrave financiare, etj.
Znj.IDRIZI shërben si kontakt kryesor i financës për ekipin e projekteve; donatorët; ofron ekspertizën dhe analizat financiare; si edhe mbështetje dhe udhëzime të menaxhimit sipas kërkesës së Drejtorit Ekzekutiv të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.