ILDA ÇUKAJ (DUSHI)

Juriste / Koordinatore Projekti

Znj. Çukaj është diplomuar me titullin LL.M. në Universitetin e Vjenës, Austri, në fushën International and European Business Law me rezultate të shkëlqyera. Ka përfunduar studimet Bachelor dhe Master Shkencor Publik në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës në 2015, duke u diplomuar me titullin Jurist dhe përfunduar studimet me Medalje Ari si studente ekselente. Gjatë përiudhës së studimeve universitare, është angazhuar në disa aktivitete me profil ligjor, duke marrë pjesë në “Arbitrazhin Tregtar Ndërkombëtar”, Beograd, Serbi, projekt i Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit të Beogradit, në bashkëpunim me GIZ, si edhe ka kryer një praktikë 1 vjeçare si Ndihmëse Ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Është angazhuar si Pedagoge e Jashtme pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, dhe ka punuar gjithashtu si Asistente Notere. Angazhimi i saj në shoqërinë civile ka qenë i vazhdueshëm, me përfshirjen e saj në disa projekte të disa OJF-ve dhe USAID, me fokus kryesor të drejtat e njeriut. Prej Tetorit 2020, angazhimi i saj në Komitetin Shqiptar të Helsinkit është në rolin e juristes, koordinatores së projekteve, si edhe është duke dhënë kontributin e saj si Avokate.

Lidhu me LinkedIn!

Lidhu me Skype!

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit