TELEFONONI: +355 68 2023699
  • English
  • Albanian
  • KONTAKTONI
  • F.A.Q

Komiteti Shqiptar i Helsinkit

  • RRETH NESH
    • HISTORIA
    • MISIONI, VIZIONI DHE OBJEKTIVAT
    • STRATEGJIA DHE PLANI I VEPRIMIT
    • ASAMBLEJA E PERGJITHSHME
    • STATUTI
    • KODI ETIK I SJELLJES
    • RAPORTE RRETH VEPRIMTARISË SË KSHH
    • STAFI
    • RRJETI I KORRESPODENTEVE
    • PARTNERET, RRJETET DHE DONATORET
    • STAZH PROFESIONAL
  • FUSHAT E VEPRIMTARISE
    • MIREQEVERISJA
      • Veprimtari
      • Ndërhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GRUPET VURNERABEL
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • ZGJEDHJE TE LIRA DHE TE NDERSHME
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • GJYQESORI
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • KLINIKA LEGALE
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • EDUKIMI LIGJOR
      • Veprimtari
      • Nderhyrje Institucionale
      • Deklarata & Njoftime
      • Raporte & Studime
    • REFORMA NË DREJTËSI
      • Vettingu i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve
      • Organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë
  • PROJEKTE
    • Subgrante
  • PUBLIKIME
    • OPONENCA LIGJORE
    • RAPORTE
    • STUDIME
    • BULETINE
    • MANUALE
  • MULTIMEDIA
    • DEKLARATA & NJOFTIME PER SHTYP
    • NJOFTIME, THIRRJE
    • FOTO GALERIA
    • VIDEO GALERIA
  • GRANTE
FORMULARI I ANKESAVE
  • Home
  • 0 - Lajme
  • Akti Normativ nr. 1 tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave, cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe të drejtat dhe liritë e njeriut
05/05/2025
0
Wednesday, 04 March 2020 / Published in 0 - Lajme, Deklarata & Njoftime për shtyp
Akti Normativ nr. 1 tejkalon kompetencat kushtetuese të Këshillit të Ministrave, cenon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve dhe të drejtat dhe liritë e njeriut

Një grup organizatash të shoqërisë civile besojnë se Akti Normativ me fuqinë e Ligjit Nr. 1, njohur si paketa AntiKÇK, bie ndesh me parime të rëndësishme që qëndrojnë në themelet e shtetit të së drejtës të përcaktuara ngë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.

Pavarësisht kërkesës të organizatave të shoqërisë civile drejtuar në dt.5 Shkurt 2020, Kuvendit të Shqipërisë, me keqardhje vërejmë se dy Komisionet parlamentare (Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni për Çështjet e Sigurisë), miratuan aktin normativ pa asnjë konsultim publik. Ndërkohë që akti normativ është parashikuar të shqyrtohet në Kuvend, në seancën plenare të dt.5 Mars 2020.

Organizatat e shoqërisë civile kanë përgatitur një oponencë ligjore të detajuar për shkeljet kryesore të vërejtura në aktin normativ (e publikuar në këtë link). Bazuar në argumentat e parashtruara në këtë oponencë, i bëjmë thirrje Kuvendit të reflektojë pozitivisht dhe të rrëzojë aktin normativ me fuqinë e ligjit të propozuar nga Këshilli i Ministrave.

Me shqetësim, tërheqim vëmendjen e Kuvendit të Shqipërisë, se Akti Normativ anashkalon kuadrin kushtetues të vendit, cënon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, cënon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për proces të rregullt gjyqësor, dobëson pavarësinë ligjore dhe efektive të Prokurorisë dhe mund të dëmtojë luftën kundër krimit të organizuar, për shkak se veprimet e ndërmarra nga Operacioni Forca e Ligjit (OFL) si strukturë e ekzekutivit, në disa raste edhe me efekt të menjëhershëm sipas këtij akti, mund të rrëzohen më vonë nga gjykatat si veprime jo në përputhje me standartet kushtetuese dhe të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Akti normativ, nëse miratohet nga Kuvendi, mund të sjellë dhënien e vendimeve penalizuese nga Gjykata e Strasburgut, në favor të individëve që i nënshtrohen masave kufizuese dhe që mund ti drejtohen kësaj gjykate në të ardhmen. Në oponencën tonë ligjore, analizohen ndër të tjerash, disa vendime të Gjykatës së Strasburgut, ku ndër më të rëndësishmit është vendimi unanim i Dhomës së Madhe të kësaj gjykate, De Thommaso, ku shteti Italian është penalizuar për shkak të cenimit të të drejtës së lëvizjes dhe të drejtës për proces të rregullt, si rezultat i zbatimit të një kuadri ligjor jo të qartë dhe të paparashikueshëm nga individët, për masat parandaluese në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar. Paqartësi dhe mangësi të ngjashme vërehen në dispozita të caktuara të aktit normativ me fuqinë e ligjit (të analizuara në oponencën ligjore).

Akti normativ mbingarkon SPAK dhe Gjykatën e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar me kompetenca në tejkalim të atyre kushtetuese, ndërkohë që këto institucione po përballen aktualisht me një numër voluminoz dosjesh të mbartura nga organet e mëparshme të drejtësisë. Ky aspekt si dhe përfshirja e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme në Komitetin Kombëtar të Koordinimit për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar vlerësojmë se do të ndikojë në dobësimin e efektshmërisë së këtyre organeve të specializuara, të cilat duhet të kenë në fokus të veçantë të veprimtarisë së tyre, ndër të tjerash, hetimin dhe ndëshkimin veprave penale të kryera nga zyrtarë apo ish zyrtarë të nivelit të lartë. Vlen të theksojmë se, pandëshkueshmëria e zyrtarëve të nivelit të lartë ka qenë ndër arsyet kryesore të reformimit të sistemit të drejtësisë.

Organizatat nënshkruese:

  1. Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH)
  2. Instituti për Studime Politike (ISP)
  3. Birn Albania
  4. Instituti Shqiptar i Shkencës
  5. Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI)
  6. Instituti i Kërkimeve Urbane
  7. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM)
  8. Fondacioni Shqiptar për të drejtat e personave me Aftësi të Kufizuar
  9. Partnerët Shqipëri
  10. Res Publica
  11. Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA)
  12. Qendra Altri
  13. Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes
  14. Qendra për Nisma Ligjore Qytetare (QNLQ)
  15. Qendra Europiane
  16. Civil Rights Defenders
  17. INAC
  18. Në dobi të gruas shqiptare
  19. Këshilli Shqiptar i Medias
  20. Aleanca LGBT
  21. Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike (ACER)
  22. Gender Alliance for Development Centre
  23. AWEN- Albanian Women Empowerment Network
  • Tweet

What you can read next

KERKESE PER OFERTE – SUBJEKT/KOMPANI PER REALIZIMIN E DESIGN TE KOPERTINES DHE PERMBAJTJES, FAQOSJEN DHE BOTIMIN E MANUALIT TE XHEPIT
Njoftim
VETTINGU, A ISHIN PARACAKTUAR KRITERET QË PËRJASHTONIN JURISTËT QË JETONIN JASHTË ?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërkoni

TË FUNDIT

  • KSHH, ISP, QQ: Deklaratë mbi gjetje dhe problematika lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor

    Procesi lidhur me zgjedhjet parlamentare të 11 ...
  • DEKLARATË PËR SHTYP – Të hetohet me përparësi dhe seriozitet dhuna fizike e ushtruar ndaj të miturit të shoqëruar në Komisariatin e Policisë nr.1 (Tiranë)

    Në 17.04.2025, shtetasit O.Z dhe E.G, banues në...
  • THIRRJE PËR INTERNSHIP (PRAKTIKË PROFESIONALE)

    Thirrje Për Dy-Tre Praktikantë Komiteti Shqipta...

DEKLARATAT E FUNDIT

1. Prevent suicide in the prison system
2. American contribution and expertise for the establishment of the rule of law and important reforms...
3. Do not delay amendments to the elctoral code

RAPORTET E FUNDIT

1. Regional Monitoring Reports

2. On the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

3. Report on the situation of Human Rights of persons deprived of liberty in state police stations...

LATEST VIDEO


VIDEO 1: KShH për Pëllumb Marnikollaj



VIDEO 2: Ora News: Erida Skëndaj, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit

KONTAKTONI

Tel +355 (0)4 223 3671
Mobile AHC Office: 068 20 236 99
Mobile Legal Clinic: 069 40 757 32
Email: office@ahc.org.al
Postal Code: 1752

Albanian Helsinki Committee
Brigada e VIII Street, "Tekno Projekt" Tower, Shkalla 2, Apartamenti 10, Kati 6

Open in Google Maps

  • GET SOCIAL
Komiteti Shqiptar i Helsinkit

© 2025 Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Të gjitha të drejtat të rezervuara.

TOP Komiteti Shqiptar i Helsinkit